Sot nxënësit e shkollave të Tiranës kanë marrë edhe një letër frymezuese e me keshilla nga kryebashkiaku Erion Veliaj, përmes së cilës ai u uron suksese për vitin e shkollor. Në fjalet e shkruara plot emocion per nxënësit, Veliaj thote se çdo vit i ri është një mundësi për t’i treguar vetes, familjarëve e miqve se me dëshirë e vullnet mund të kalojë çdo sfidë.
“Urime për vitin e ri shkollor, ty dhe 70,000 shokëve e shoqeve, të cilët sot kanë nisur ditën e parë të shkollës në Tiranë. E mbaj mend shumë mirë emocionin e ditës së parë të shkollës, padurimin dhe gëzimin. Çdo vit i ri është një mundësi për t’i treguar vetes, familjarëve e miqve se me dëshirë e vullnet mund të kaloni çdo sfidë. Por, mos harroni asnjëherë se edukimi i zemrës është po aq i rëndësishëm sa edhe mprehtësimi i mendjes. Ndaj, çdo sfidë e arritje ndajeni me shokët, mësuesit e familjarët. Në skuadër çdo sfidë zgjidhet më lehtë dhe çdo fitore është më e bukur”, shkruan Veliaj.
Kreu i Bashkisë së Tiranës nënvizon se shumë nxenes kanë fatin qe këtë vit ta nisin ditën e parë në mjedise krejtësisht të reja, ndërsa jep lajmin e mirë se shumë shpejt Tiranës do t’i shtohen edhe 17 shkolla të reja, duke sjellë kushte më të mira e të përshtatshme për edukimin e tyre. “Teksa, shumë prej jush do të kenë fatin të nisin ditën e parë në mjedise të reja e moderne, si ato të shkollës “Kosova” që hapet këtë vit, shkollës “Ardian Klosi”, “Betim Muço” dhe “Hasan Tahsin” apo në shkolla me ambiente të rikonstruktuara, si “Dora d’Istria”, “Dëshmorët e Lirisë”, “Isa Boletini” e “Ismail Qemali”, nëpërmjet kësaj letre doja t’ju kërkoja ndjesë të gjithëve ju, të cilët do të duhet të prisni edhe fare pak kohë, derisa të vijojmë me ndërtimin e 17 shkollave të reja në vitet e ardhshme, për të siguruar kushte më të mira e të përshtatshme për edukimin tuaj. Nuk do neglizhoj asnjë minutë këtë vit, gjersa shkollat e reja me arkitekturë moderne e kushte optimale të jenë vënë në vijë”, shkruan Veliaj, teksa i fton ata që të japin sugjerimet e mendimet e tyre se si Tirana mund të bëhet një qytet më miqësor e më i jetueshëm.
“Mësoni të jeni së pari, nxënës të mirë dhe qytetarë të mirë, të jeni garancia për një Tiranë të zhvilluar nesër. Çdo çast në jetë është një mundësi që të njihemi me diçka të re e me vlerë: një libër, një miqësi, një ndihmë në komunitet! Teksa ju mësoni, duam edhe ne të mësojmë prej jush. Mezi pres t’ju takoj shumë prej jush në Bashkinë e Tiranës për sugjerimet e mendimet tuaja, se si mund ta bëjmë më miqësor e më të jetueshëm qytetin, si mund t’i ndërtojmë edhe më mirë këndet e lodrave e fushat sportive, apo se si të mund të mbjellim edhe më shumë pemë këtë vit apo të ndihmojmë më shumë njerëz në nevojë në mensat sociale”, thotë ai.
Në mesazhin drejtuar nxënësve të kryeqytetit, Veliaj i inkurajon ata që pas mësimit të marrin pjesë në aktivitetet e organizuara në hapësirat e shkollave që shërbejnë edhe si qendra komunitare, apo në aktivitetet e shumta kulturore dhe sportive që organizohen në qytet. “Ju inkurajoj që, pas mësimit, të merrni pjesë në aktivitetet e organizuara në hapësirat e shkollave që shërbejnë edhe si qendra komunitare, apo në aktivitetet e shumta kulturore dhe sportive që organizohen në qytet, të cilat do t’ju ndihmojnë të formoni karakterin tuaj, si dhe të mësoni të punoni e krijoni në skuadër. Më e mira për ju dhe qytetin tonë është përpara. Jam shumë krenar për ju dhe mbetem fansi juaj më i madh. Forca dhe suksese të gjithëve”, e mbyll letrën e tij drejtuar nxënësve, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
E DIN KY TYCI VELIAJ SI JANE FEMJET E PERENDIM .. A E DINI SHOKU ME RROBA DOKU SE NE FRANC NE EUROPE FEMIJET KANE MENZA DHE E HANE DREKEN MISH ME PATATE OSE CFARE TE DUAN PILAF.. MAKARONA OSE … PO NXENESIT E SHQIPERISE I KANE KETO KUSHTE PER TE ECUR PERPARA ..SE NUK MESOHET ME BARKUN BOSH ….. PRANDAJ SI I ZGJUAR QE JENI MERRNI MASA QE FEMIJET NE SHKOLLA TE HANE SI FEMIJET NE EUROPE …KAM 3 FEMIJE .. DHE I MARRE NE 16 TE PASDITES .I COJ NE 8 TE MENGJEZIT … DHE E HAJNE DREKEN ME FEMIJET E TJERE ME SHOKET DHE SHOQET …KESHTU TE GJITHE JANE TE BARABETE ME MESIME . DHE PAGUAJME SHUME PAK PER FEMIJET . . SE NJE QE E KA BARKUN BOSH DHE NJE QE E HAN PAIN DHE CHOKOLLAT NE MENGEZ NUK ESHTE NJESOJ …PRANDAJ COBAN I ENVERIT MOS NA BO SI I ZGJUAR ..POR SHIKO EUROPIANET SI BEJEN ME FEMIJET NE SHKOLLA DHE MUNDOHU TJA BESH ME TE LEHTE MESIMET JETEN …MERCI … PO NA HAP SHKOLLA ..NE FILLIM KUJDESU PER FEMIJET QE JANE NE SHKOLLA QE TE KEN KUSHTE TE MIRA PER TE MESUR … SHIKONI EUROPEN DHE MESONI COBANE TE ENVERIT …JU KA MESUAR ENVERI QE HAPTE SHKOLLA ME BARKUN BOSH .. SE FEMIJET E VET HANIN SI DERRA PA E CARE KOKEN PER ..
ELIOT kemi marr fund si shtet. E kan vjedhur pasurine e shqiperise .sali berisha fatos nano ilir meta fatmir mehdiu edvin rama kan bere kerdin duke vjedhur prandaj cfar pret ti menca harroje. Keto jane maskarenj te poshter qe duhen zhduke prej faqes dhehut