Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka reaguar në lidhje me lajmin për pezullimin nga detyra të 16 mësuesve në Lushnjë.
Në një deklaratë për mediat, MAS shprehet se janë marrë masa të menjëhershme për zëvendësimin e këtyre mësuesve.
Në deklaratë gjithashtu thuhet se: “Ky vendim është zbatuar menjëherë nga Zyra Arsimore Lushnjë duke marrë masa të menjëhershme për zëvendësimin e këtyre mësuesve dhe mos pasur asnjë pengesë për mbarëvajtjen mësimore.”
Deklarata e plotë:
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në bashkëpunim me prokurorinë e Lushnjës ka ndjekur me seriozitet situatën deri në pezullimin e 16 mësuesve në shkollën 9-vjeçare të fshatit Çermë e Sipërme në Lushnjë.
Sqarojmë opinionin publik se:
Bazuar në kallëzimin e bërë gjatë viteve 2010-2013 se në shkollën 9-vjeçare Çermë e Sipërme ka pasur regjistrime fiktive, Prokuroria e Lushnjës ka regjistruar procedimin penal për “Falsifikimin e dokumenteve shkollore”.
Prokuroria e Lushnjës ka filluar hetimet prej disa kohësh për këtë rast duke kërkuar sot nga gjykata pezullimin e 16 mësuesve.
Ky vendim është zbatuar menjëherë nga Zyra Arsimore Lushnje duke marrë masa të menjëhershme për zëvendësimin e këtyre mësuesve dhe mos pasur asnjë pengesë për mbarëvajtjen mësimore.
Ministria e Arsimit mbështet vijimin e hetimit nga organet ligj-zbatuese dhe siguron se për nxënësit e shkollës nuk do të ketë asnjë pengesë për të vijuar normalisht procesin mësimor.
Ftojmë prindërit, mësuesit dhe nxënësit të denoncojnë çdo shkelje apo parregullsi të konstatuar në sistemin tonë arsimor. (TemA)
Falsifikuan dokumentet, pezullohen nga puna 16 mësues të një shkolle në Lushnje, gjykata nis hetimin
Shume mire , keta te gjithe paskan fallsifiku, bravo Berisha ndikim te madh ne Cerme.
Cfare biznesi, 16 mesues te rrinje,nga 3000 evro,hesapin bejeni vete.Prandaj Drejtoria arsimore i zevendesoi me nje here,kesaj i thone fat me kapul!