Jari propozon heroizimin e Gones

18 Shtator 2018, 20:09Antena TEMA

Jari vendosi sot të merrej me konfliktin e Gones së Vlorës me drejtorin e IKMT në Jalë.

Konflikti i tyre degjeneroi në sherr vlonjatësh dhe Jari vendosi të reagonte:

“Një Azem i ri po lind në Jalë si feniksi nga rrënojat e ndërtesave të prishura. Bravo Gone”.

Pastaj vazhdoi sqarimin e tij:

“Të dashur lexues. Jari ju sqaron!

Ajo që ka ndodhur sot në Jalë kërkon një reflektim të thellë.

Drejtori i IKMT u përplas me Gonen, dhe duhet të bëjmë kujdes që të mos na përdoret për të na përçarë koalicionin.

Ky drejtori ka qenë në pushtet nga Partia Demokratike kur ishte në aleancë me partinë çame.

Edhe pse Luli nuk i di mirë gjërat, pasi e quan vrasës të Azem Hajdarit, ai në fakt është njeriu që e ka lavdëruar Doktori, pasi e ka pritur të nesërmen në zyrë, që ka denoncuar vrasësit e Azem Hajdarit dhe ata kanë dash ta eleminojnë më pas.

Por Luli atëhere ka qenë refugjat, nuk i di këto gjëra.

Por problem më serioz është tek partia çame.

Ka shumë mundësi që Edi Rama e ka dërguar kastile në Vlorë, që të përçajë partinë çame, dhe për të vënë në pozitë të vështirë Shpëtimin, nëse duhet të bëhet me Gonen, apo me drejtorin.

Për këtë arsye duhet të bëjmë kujdes.

Se kjo mund të na acarojë punët brenda koalicionit të sapoformuar.

E vetmja mënyrë që ky siklet të kalojë, është heroizmi i Gones.

Ne duhet ta kthejmë Gonen në një Azem Hajdar të dytë, pasi vetëm kështu mund të krijojmë një çështje të madhe, që të mbulojë dhe çështjet e tjera.

Ndryshe situata mbetet delikate.

Për këtë rekomandoj të fillojmë himnizimin e Gones si hero

Ja për shembull një këngë që më erdhi sot nga Vlora:

 

Në Jalë u bë qameti

Sikur kishte rënë tërmeti

Doli Gonia tek bregdeti

Larg duart nga mileti.

 

Doli gonia si dragua

A ka burrë të më prekq mua?

Po ka burrë më tregoni

Amani mos më mundoni!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje