Ky është momenti tronditës kur një djalë nëntëvjeçar u zvarrit në rrugë dhe u hodh drejt një makine të ndaluar pasi u godit nga një motoçiklist.
Burri i cili kishte vjedhur motoçikletën nuk arriti të frenojë kur i doli para fëmija dhe pasi e përplasi atë u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Djali i vogël u dërgua me urgjencë në spital pasi kishte marrë lëndime serioze në kokë, por mrekullisht mbijetoi dhe pasi mori mjekimin e duhur u dërgua në shtëpi.
Aksidenti ndodhi në Brighton, Angli, të dielën në drekë.
Policia është vënë në kërkim të autorit, i cili mund të jetë pjesë e një bande që vjedhin motorë në qytet. (TemA)