Më mirë beqar apo i martuar? Ja çfarë thotë studimi

19 Shtator 2018, 14:49Lifestyle TEMA

Nëse je beqar, gjasat janë që të kesh lidhje më të forta sociale. Martesa mund t’i kufizojnë njerëzit në aspektin e lidhjeve shoqërore dhe nuk është gjithmonë fundi i lumtur që ne presim në fillim të saj.

Ky është përfundimi i një studimi të kryer në vitin 2015, i publikuar në “Journal of Social and Personal Relationship”.

“Individët beqarë kanë më shumë gjasa të qëndrojnë në kontakt, të japin dhe të kërkojnë ndihmë nga prindërit, motrat dhe vëllezërit, fqinjët apo miqtë, sesa të martuarit”, thuhet në studim.

Studimi zbuloi se të qenit i paangazhuar në një lidhje martesore lë hapësirë për lidhjet shoqërore te meshkujt dhe femrat.

Studiuesit kanë arritur në përfundimin se, në vend të promovimit të martesës, politikat publike duhet të “njohin kufizimet shoqërore që lidhen me martesën dhe të mbajnë parasysh se beqarët kanë përfshirje më të madhe me komunitet “.

Studimi i kryer në vitin 2015 u rikthye në vëmendje falë një diskutimi në TEDx në maj 2017, gjatë të cilit Bella DePaulo argumentoi se shoqëria shpesh e nënvlerëson jetën, marrëdhëniet dhe historinë e njerëzve beqarë. (TemA TV)

3 komente në “Më mirë beqar apo i martuar? Ja çfarë thotë studimi”

  1. tito says:

    u desh studim per kete? hajde hajde. dmth nje qe punon 2 ore ne dite (se ka kush punon per te) eshte me i shoqerueshem dhe me me pak stres se nje qe punon 8 ore. ja dhe nje studim i ri. doni tjeter? ciftet pa femije kane gjasa te kryejne me shpesh marredhenie seksuale se te martuarit. shpresoj qe keta studiues te punojne falas. se mekat ti paguash per keto gjera banale.

  2. Bledi says:

    Po kur dalin ne pension beqaret kush do punoje per ti mbajtur ?
    Shyqyr qe ka martesa dhe lindin femijet qe marrin stafeten e punes kur rriten dhe taksohen qe te jetojne pleqte.
    Me stilin e beqareve nuk shkon larg se 60 vjec ben shurren ne krevat dhe nuk do vine miqte e shoket te ndrrojne pampersat se ato kane hallin e vet kush do i ndrroje dhe ti gatuaj

  3. ira says:

    D.m.th. ky studim thote qe te pamartuarit, ne vend qe te merren me femijet e vete, merren me femijet e mamit (e cila kish bere gabimin qe ish martuar dhe kish krijuar familje e kish lindur femije). Beqaret, te bejne mire te mos kerkojne as te bejne femije dhe as te mos ndjekin gjate fazave te jetes femijet e tyre e me pas te mos kene rast te behen gjysher etj. GOOD! Se kjo i vjen pershtat jo vetem disa prinderve posesive po edhe ne planin makro, mos-shtimit te popullsise globale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje