Ky është momenti tronditës kur një dem i madh i vërsulet një burri që ishte ulur në tokë, të cilin e godet në gjoks dhe e hedh në ajër.
Në pamjet filmike shfaqet një burrë i ulur në tokë, i cili mban në dorë një shtizë për t’ia ngulur demit ku pas disa sekondave goditet nga kafsha që po vraponte me shpejtësi.
Si pasojë e goditjes ai përfundon pavetëdije në tokë, kurse miqtë që mundoheshin ta strehojnë në zonën e sigurt për pak sa nuk e pësojnë nga i njëjti demi që iu vërsulet edhe atyre.
Nuk dihet nëse ky burrë i ka shpëtuar më të keqes, ndërsa në këtë garë me dema raportohet se 14 persona të tjerë janë lënduar, ku 9 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Pamjet janë filmuar në garën tradicionale me dema në qytetin Santo Tomas në Kolumbi. (TemA)