Shokon modelja ruse: Vladimir Putin u përpoq të më vriste me bar miu, bashkë me burrin

19 Shtator 2018, 09:35Lifestyle TEMA
Shokon modelja ruse: Vladimir Putin u përpoq të më vriste me bar

Një modele ruse ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin, se ka urdhëruar vrasjen e saj.

Anna Shapiro dhe bashkëshorti i saj, 42-vjeçari Alex King, u sëmurën pasi darkuan në një restorant të dielën në Salisbëri të Anglisë.

30-vjeçarja ka deklaruar për mediat britanike, se burri i saj u rrëzua në tualet dhe ajo e gjeti duke nxjerrë shkumë nga goja.

Mediat britanike shkruajnë se ata mund të jenë helmuar me bar miu.

Incidenti në Salisbëri është i dyti i tillë brenda pak muajsh dhe modelja mendon se Putin është pas këtij sulmi.

Por, ajo nuk ka shpjeguar përse Vladimir Putin, do të jepte urdhër që ta helmonin atë dhe bashkëshortin e vet.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje