VIDEO/ "Super gol, super ndeshje": Kolegët përplasen për fatin e Teatrit Kombëtar, deputeti sheh ndeshje futbolli në Kuvend

18 Shtator 2018, 16:43Lifestyle TEMA

Teksa mazhoranca dhe opozita janë duke u përplasur mbi fatin e Teatrit Kombëtar, në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese një deputet e ka gjetur “zgjidhjen”.

Ai ka zgjedhur të mos i dëgjojë palët për këtë çështje delikate por të shfrytëzojë kohën për  diçka që sipas tij është më e rëndësishme… një ndeshje futbolli.

Ka qenë deputeti i larguar nga PDIU, Dritan Bici i cili është filmuar teksa sheh i përqëndruar në celular një ndeshje futbolli.

Shpresojmë që tonet e ashpra mbi fatet e vendit të mos e kenë bezdisur ligjvënësin i cili në xhep mban një kartë llogarie që mbushet çdo muaj nga taksat e shqiptarëve. (TemA)

1 komente në “VIDEO/ “Super gol, super ndeshje”: Kolegët përplasen për fatin e Teatrit Kombëtar, deputeti sheh ndeshje futbolli në Kuvend”

  1. Dritan andikapat Bici says:

    Dritan Bici e ka trurin sholle. E ndriti me PS-ne ky dhe po e ndrit edhe me camet.
    Person andikap qe shan komentuesit qe e kritikojne ne mediat sociale. Fjalor banal qe as nje rrugac nuk e perdor. Te tille qelbesira i bejme deputete neve ne Shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje