Një ndër të dënuarit kryesorë për laboratorin e kokainës u lirua para kohe nga burgu me vendim të Gjykatës së Fierit, ndonëse prokurori e kundërshtoi kërkesën e Hoxhës si të pabazuar në ligj dhe paralajmëroi apelimin e vendimit. Avokati: Liria me kusht, e drejtë e klientit tim.
Nga Lindita Çela
Raportet pozitive nga institucionet e drejtësisë dhe një kontratë pune me kompaninë e bashkëshortes së tij i hapën rrugën vendimit të lirimit me kusht të Ermal Hoxhës, pasi kishte kryer fizikisht vetëm gjysmën e dënimit për veprat penale të “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” dhe “pjesmarrjes në organizatë kriminale”.
Vendimi i lirimit, të cilin BIRN e disponon, është firmosur nga gjyqtari i Gjykatës së Fierit, Piro Sota dhe mban datën 13 shtator 2018.
Ermal Hoxha- nipi i diktatorit Enver Hoxha u arrestua më 14 janar 2015 si pjesë e organizatës kriminale që kishte ngritur një laborator të prodhimit të kokainës në fshatin Xibrakë të Elbasanit. Ai u dënua me 10 vjet burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ndërsa në Apel dënimi u reduktua me 1/3 në 6 vjet e 8 muaj burg.
Sipas vendimit të gjykatës, Hoxha kishte kryer fizikisht 3 vjet, 6 muaj dhe 5 ditë burg deri më 20 korrik 2018, kur dorëzoi një kërkesë për lirim me kusht në Gjykatën e Fierit. Pas përfitimit të 1.5 viteve nga periudha e paraburgimit dhe një uljeje 1 mujore dënimi për shkak të aktivizimit me punë në burg, atij i mbeteshin për të vuajtur edhe 1 vit e 6 muaj.
Në kërkesën për lirimin me kusht, Hoxha pretendon se burgu e ka arritur qëllimin e riedukimit dhe se ai është i gatshëm të riintegrohet në shoqëri. Ai ka paraqitur edhe një kontratë për t’u punësuar si ekonomist në kompaninë Hera Company, e cila zotërohet 100 për qind nga bashkëshortja e tij, këngëtarja Rezarta Shkurta.
Lirimi me kusht parashikohet në nenin 64 të Kodit Penal, në rrethanat kur i dënuari ka “arsye të veçanta” dhe ka kryer ¾ e dënimit në rastet e vendimeve mbi 5 vjet. E përfaqësuar nga prokurori Asllan Barjamaj, prokuroria e Fierit e kundërshtoi kërkesën e Ermal Hoxhës me argumentin se ai nuk kishte “arsye të veçanta” dhe se vepra e kryer prej tij përfshihej në format e sofistikuara të krimit në Republikën e Shqipërisë.
“Nuk ka asnjë provë ose të dhënë që i dënuari paraqet arsye të veçantë që mundet të ligjërojë lirimin e tij para kohe dhe vënien e tij në provë…,” thuhet në kundërshtimin e prokurorit Asllan Barjamaj.
“I dënuari nuk paraqiti në gjykim asnjë deklaratë ku të tregojë pendim për veprimet e kryera dhe të kërkojë falje, nuk ka bashkëpunuar në asnjë moment me organet e drejtësisë dhe as nuk ka kryer ndonjë veprim tjetër që të krijojë bindjen se me punën dhe qëndrimin e tij është arritur rehabilitimi…,” shtoi prokurori i Fierit.
Gjyqtari Pirro Sota i rrëzoi kundërshtimet e Prokurorisë si të pabazuara. Ai e argumentoi vendimin e tij te raportet pozitive të drejtorisë së burgut të Fierit dhe Shërbimit të Provës, të cilat vlerësuan sjelljen e Hoxhës në burg si dhe mundësitë e tij për rehabilitim jashtë tij.
Gjyqtari përmend edhe kontratën e punësimit si një argument për riintegrimin e tij në shoqëri.
“I dënuari do të punësohet me detyrën e ekonomistit pranë shoqërisë “Hera Company, gjë e cila e ndihmon në rehabilitim e shpejtë,” argumenton gjykata.
Gjyqtari shtoi gjithashtu se i dënuari e ka plotësuar kushtin e vuajtjes së ¾ të dënimit dhe se “me punën dhe sjelljen e tij gjatë periudhës së burgimit ka treguar se ia ka arritur qëllimit të edukimit të tij”.
Si “arsye të veçantë”, Gjykata e Fierit ka marrë parasysh gjendjen familjare të Ermal Hoxhës, i cili sipas vendimit është baba i dy fëmijëve të mitur.
“Ligjvënësi duke përdorur shprehjen arsye të veçanta ka bërë një vlerësim të përgjithshëm, pa i nominuar ato e duke e lënë në vlerësim të gjykatës sipas rrethanave konkrete që i paraqiten,” thuhet në vendimin e gjyqtarit Sota.
“Arsyet e veçanta nuk janë gjë tjetër veçse rrethanat konkrete, të cilat provojnë se me dënimin e vuajtur është arritur qëllimi për edukimin dhe i dënuari është i gatshëm të riintegrohet në shoqëri,” shtohet aty.
I pyetur nga BIRN, avokati i Ermal Hoxhës tha se liria me kusht është një e drejtë e klientit të tij, e garantuar jo vetëm nga ligji por edhe nga precedentët e mëparshëm.
“Ne kemi konsideruar se plotësohen kërkesat e nenit 64 të Kodit Penal. Gjithashtu kemi ndjekur praktikën e gjerë të Gjykatave Shqiptare lidhur me çështje të tilla, prej nga rezulton që rasti ynë përputhet më së miri me subjekte te mëparshme të ngjashme, por jo për nga publiciteti,” tha avokati Ermir Beta.
Ndërsa prokurori që ndoqi çështjen në Gjykatën e Fierit, Asllan Barjamaj tha se do ta apelojë vendimin.
“Pres që gjykata të zbardhë vendimin për të bërë apelimin, por ne kundërshtuam kërkesën e bërë nga Hoxha pasi nuk mendojmë se ai ka përmbushur kushtet e nenit 64 që kërkon dispozita e lirimit me kusht,” tha prokurori për BIRN.
“Nga sa u tha në gjykatë, unë nuk besoj se ka prova të mjaftueshme që vërtetojnë pendesën për veprën penale për të cilën është dënuar apo ka dhe garanci që të vërtetojnë mospërsëritjen e veprës penale, por gjithsesi do të shohim vendimin e arsyetuar të gjykatës se ku është mbështetur për të dhënë vendimin e lirimit për rastin Hoxha,” shtoi prokurori Barjamaj.
Hetimi për grupin e përfshirë në laboratorin e prodhimit të kokainës në Xibrakë nisi në dhjetor 2014, pas informacioneve të mbërritura në Shqipëri nga autoritetet gjermane. Në janar 2015, Prokuroria e Krimeve të Rënda vuri nën akuzë 9 persona për trafikim të lëndëve narkotike dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal.
Ermal Hoxha u akuzua si një prej personave kyç në dosjen e njohur si “Xibraka”. Sipas dosjes hetimore, roli në tij në grupin kriminal ishte transportimi i dy ekspertëve kolumbianë të kokainës drejt laboratorit në Xibrakë të Elbasanit.
Prokuroria e Krimeve të Rënda akuzoi Genci Xhixën si drejtues të grupit kriminal të përfshirë në laboratorin e kokainës, por ai nuk u arrestua asnjëherë nga policia. Pas lirimit të Ermal Hoxhës, për këtë çështje mbeten në qeli dy shtetasit kolumbianë dhe Saimir Batku e Ilir Hyseni.
Kur u lirua Lul Berisha dhe per pak desh u lirua edhe Aldo Bare mos pyesni per keta te tjeret se jane vk!!
lirim krimineli si i ”penduar”!!! hahahahahaha,sunitet po bejne ”shtet”………………..allah uakbar!
Si mund ta linte ne burg nipi i Spiros nipin e Enverit. Tani Nexhi mund te shkoje e qete.
Ne fakt gjyqtar duhet te ishte nje pionier i Enverit si ty, qe jo vetem ta linte ne burg, por me pas ta internonte.
Me keqardhje konstatohet qe Enveri edhe pse i vdekur, si fantazme endet akoma neper atmosferen mediokre te shoqerise shqiptare dhe drejton akoma sot e kesaj dite, mendimin e arsyetimin te pjeses me te madhe te personave qe jane formuar gjate perjudhes se tij..
Si mund ta linte ne burg nipi i Spiros nipin e Enverit. Tani Nexhi mund te shkoje e qete..
.. po kete gjyshi e ka pjelle? nuk ka baba ai te thuhet ..! ne ke vend te botes ne vend te atesise thuhet “gjyshesia” ? .. nuk e di datelindjen , por mendja me shkon a ishte lindur ai , kur Enveri vdiq , apo ishte shume i vogel ..! gazetare, ndershmerisht ju them “c`fare race paski qene qe shkruani me kete mllef te pa shembullt ..! mos jeni soj kriminelash ..?!.. apo te paguar ..?!
Vl vend i qelbur mafjoz ska agje per tu habitur po te kishte qene ndonje fshatar qe kishte hyre ne burg per vjedhje ose do te shiste shpine per gjyqtarin ose do ta bente burgun deri diten è fundit ndersa per vipat ka gjithmone nje rrugezgjidhje! Nuk eshte per tu habitur!jo fare aspak ne xhungel eshte normalitet
Hikni Shqipare nga ai vend sa me shpejt.Kelyshet e kuq do e rrenojne perjete Shqiperine.
Ky prokurori Bajramaj kishte te drejte kur deklaroi se Ermal Hoxha nuk kishte sjelle asnje prove se eshte penduar!
Pse prova jane keto qe tha i denuari Hoxha,se jam sjelle mire,kam kryer 3/4 e denimit dhe se kam nje kontrate pune,qe verteton se i ka te gjitha mundesite per t’u integruar ne shoqeri?
Jo more Hoxha,jo,nuk jane prova keto!
Se prokuroret jane mesuar ta hapin e ta pushojne ceshtjen jo me prova te tilla koti,por vetem nje prove vendos drejtesine:
-THESI ME LEKE,EURO,DOLLARE ose LINGOTA FLORIRI!
Pse cfare u beme ketu si kembet e dhise?
E shikoni ju se cfare po heqin prokuroret e tjere nga Vetingu?
Qysh do t’i perballojne ata te gjitha keto furtuna mbi koke?
PrandaJ PROKURORI I NDERSHEM BAJRAMAJ KA TE DREJTE SHUME,QE TA COJE CESHTJEN NE APEL DHE ME LART,DERI SA HOXHA TE PENDOHET ME THES NE DORE!
Skema eshte e qarte.
Duke qenë se gjykatësit nuk dinë të tregëtojnë drogën,
atë punë e bëjnë drogaxhijtë.Pastaj i kap policia.
Gjykatësi merr paratë e drogës, gati dhe pa rrezikuar fare
dhe “punon me ligjet” ta lirojë sa më shpejt “sipas ligjit”.
Bile drogaxhiu mund te pretendoje edhe dëmshpërblim
që përbën “shpërblimin” e gjykatësit karshi punëdhënësit të tij.
D.m.rh. që drejtësia e korruptuar shqiptare është përfituesja
dhe sipërmarrësja kryesore e trafikut të drogës dhe korrupsione të tjera.
Porositësit e krimit shqiotar janë gjykatat dhe parlamenti.
Kurse lubonja dhe avokati spartaku i leshit,nuk flasin per krimin
por bejne thirrje të rrëzojnë qeverinë.
Ky prokuror vlen te permend, qe esht njeri mjaft i ndershem dhe shum objektiv ! Perpara se te transferohet ne Fier kisha rastin te ndegjoj e ta njoh ne Permet , ne nje ceshtje ku vjedhja dhe mashtrimi ne kuriz te nje cifti pleqsh te verber nga nje nip i tyre ,”therriste”dhe dukej qart per te shurdher e te verber ! Ky prokuror i vetmi, qendroi dinjitoz e i paperlyer ne bindjen dhe konkluzionin e vertetesis ,ndryshe nga vendimet e cuditeshme , koruptive te asaj gjykate
I uroj ktij prokurori te vazhdoj si ka nisur e te hec sa me lart , ne kte vend ku drejtesia vetem e till nuk esht
Ne kete lirim ka gisht vellai biologjik I tij nga babai qe eshte as me shume e as me pak por kryetari i opozites ose I biri I jashteligjshem I IIR ENVER HOXHES shoku Lulzim Basha. Shifni cfare perngjasimi fizik te frikshem kane mes vehti keto te dy. Dhe ishte Sali Berishovici qe ja kishte amanet familjes se Enver HOXHES qe kete kopil ta mbante afer. Ky amanet ishte qysh se SALA ishte varkari i familjes Hoxha me Pogradec ne pushimet e familjes se diktatorit. Dhe amaneti u kry dhe kopili u be kryetar I PD.
Piro Soto eshte nje sharlatan qe per lek bene cdo gje, eshte e cuditshme se si mund te qendroje ende njeri i tille si gjyqetare, pazaret e gjyqeve i bene hapur per lek dhe nuk eshte cudi qe Ermal Hoxha doli vetem pasi ka paguar kuoten e Spiros.
Ne kete vend sa ta kemi gjyqetar si Piro Soto vazhdoni o njerze vidheni, prisni, beni trafik droge, korruptoni, se kemi gjyqetar Piron qe mendon per ju per t’ju nxjerr.