Burgjet plot, Shqipëria "rekordmene" me numrin më të lartë të të dënuarve në rajon..

19 Shtator 2018, 08:42Kronika TEMA

 Për vitin 2018 Shqipëria ka numrin më të lartë të të burgosurve për 100 mijë banorë. Sipas të dhënave të mbledhura nga Organizata Prison Studies dhe të publikuara në World Prison Brief, për 100 mijë banorë numri i të burgosurve në Shqipëri ishte 193. Krahasuar me vendet e rajoni ky është numri më i lartë.

Në vendet e Ballkanit Perëndimor pas Shqipërisë, për numër të lartë të burgosurish, renditet Mali i Zi me 174 të burgosur për 100 mijë banorë, e ndjekur nga Serbia me 174 të burgosur për 100 mijë banorë, Maqedonia me 134 të burgosur për 100 mijë banorë.

Numrin më të ulët të të burgosurve në Ballkanin Perëndimor e ka Kosova dhe Bosnje Hercegovina me përkatësisht 106 dhe 73 të burgosur për 100 mijë banorë.

Për sa i përket kontinetit europian, vendet e lindjes dhe kryesisht ato që kanë dalë nga regjimet komuniste kanë numër më të lartë të burgosurish për 100 mijë banorë. Në vend të parë në Europë qëndron Rusia, ku sipas të dhënave për vitin 2018, numri i të burgosurve ishte 400 për çdo 100 mijë banorë. Numër të lartë të burgosurish kanë edhe vendet e balltike dhe Bjellorusia, ku numri i të burgosurve i kalon 200 për çdo 100 mijë banorë.

Edhe Turqia renditet ndër vendet me numër të lartë të burgosurish, ku për çdo 100 mijë banorë në 2018-n llogariten rreth 287 të burgosur. Pas përpjekjes për grusht shteti në Turqi, numri i të burgosurve atje është rritur ndjeshëm.

Numrin më të lartë të të burgosurve në të gjithë botën për vitin 2018 e kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku sipas të dhënave të publikuara për 100 mijë banorë kishte 655. Edhe vendet e Amerikës Latine kanë një numër të lartë të burgosurish, ndërsa numrin më të lartë e ka Brazili me 323 të burgosur për 100 mijë banorë, shkruan ‘monitor’.

Në Azi, numrin më të lartë të të burgosurve për 100 mijë banorë e ka Tajlanda, ku sipas të dhënave në 2018-n kishte rreth 520 të burgosur për 100 mijë banorë.(Monitor)

5 komente në “Burgjet plot, Shqipëria “rekordmene” me numrin më të lartë të të dënuarve në rajon..”

  1. doda says:

    EDHE tek te burgosurit sot komunizmi e ka fain , o ju dhjefsha vertetsin tuaj o mashtrus te degjenerum per xhdo gje sot komunizmi e ka fain , o shkerdhata ordiner u bet si ai katunari qe shkoj te dhjesi mas ferre dhe u rrexu ne kul te ferres dhe beshtyu ptu ta morte dreqi kom thon mer jahu nuk ka shtet ktu , edhe ju debilet e mashtrusit e demokracis qe e keni dhjer xhdo gje me nje mut , xhdo mut qe beni vet e keni gjet fajtorin komunizmin , ju qe vidhni vrisni mashtroni perdhunoni shisni kokain e ashish nuk keni as nje faj per çfardo qe beni ju fajtorin e keni gjet esht komunizmi , persa koh qe nuk do njihni krimet dhe maskarallikun tuj keq e me keq do shkoni po rrisni brez mizerabel si veten tuaj .

  2. doda says:

    EDHE tek te burgosurit sot komunizmi e ka fain , o ju dhjefsha vertetsin tuaj , o mashtrus te degjenerum per xhdo kafsheri qe beni ju sot prap komunizmi e ka fain , o shkerdhata ordiner , u bet si ai katunari qe shkoj te dhjesi mas ferre dhe u rrexu ne kul te ferres dhe beshtyu ptu ta morte dreqi kom thon mer jahu nuk ka shtet ktu , edhe ju debilet e mashtrusit e demokracis qe e keni dhjer xhdo gje me nje mut , xhdo mut qe beni vet e keni gjet fajtorin komunizmin e keni kthy si gozhden e nastradinit , ju qe vidhni vrisni mashtroni perdhunoni shisni kokain e ashish , ju qe beni gazetari dhe mashtroni ku te mundeni dhe qe kerkoni qe fmit tuaj neper shkolla tja u edukojn mir nuk keni as nje faj per çfardo qe beni , ju fajtorin e keni gjet esht komunizmi , persa koh qe nuk do njihni krimet dhe maskarallikun tuj , keq e me keq do shkoni , po rrisni nje brez moster mizerabel si veten tuaj .

  3. ME EMER says:

    .. ata qe jane per aresye ekonomike , me siguri qe do marrin demshperblim nga qeveria pas ardhese , pasi ka faj qeveria aktuale qe e ka katandisur vendin ne skamje . me vone , do te jete qeveria me pas aredhese qe do ta beje kete gje , pasi ekonomia e shqiperise “u varros” nga te “pa udhe”t ..!..”Politikanet {sikurse degjoj , nga deputete etj etj , pasi vete nuk di gje , jetoj larg } ,qe kane ndruar emrat e mbiemrat nga 3-4 here , gjate “gjuetise “” neper Europe e me gjere ,fituan te tjera profesione qe ju sjellin fitime ..! .. Nga politika dine vetem te” lidhin kollarot ” , nga programet ekonomike , as qe kane idene ..!

  4. H says:

    Duhet te konsideroni se vetem gjysma e atyre që meritojne janë brenda. Gjysma e të burgosurve që kanë vjedhur shume, kanë paguar gjykatesit dhe kanë dale nga burgu. Ata me të varferit që skane me se të paguajne , rrine brenda. Dmth shifra duhet te dyfishohet per te patur idene e sakte.

  5. ti je muslimon,ti je zhuls shkretetire,si i tille eshte normale te jesh rrot [email protected] uakbar! says:

    pune korrakesh sunite,ne 100 te burgosur 99 jane nga sorrollopi i Zike sumqirit………………bastarde!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje