21.9 milionë lekë dëm shtetit, ja kush kryeson listën e institucioneve që kanë abuzuar me pagat dhe shpërblimet

16 Shtator 2018, 11:05Kronika TEMA

Rreth 21.9 milionë lekë është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit nga disa institucione në fushën e pagave, shpërblimeve dhe sigurimeve shoqërore.

Ky dëm është konstatuar për periudhën kohore Prill- Qershor 2018 nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Në krye është Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar  i ka kushtuar buxhetit të shtetit një dëm në vlerën 19.3 milionë lekë, nga të cilat 10 milionë lekë, si pasojë e tejkalimit të numrit mesatar të punonjësve të miratuar në vendime të ndryshme të Këshillit Drejtues, çka ka rezultuar në pagesa më tepër për punonjësit e Aeroportit të Kukësit.

Ndërkohë që rreth 8.6 milionë lekë dëme janë si pasojë e pagesave më tepër për lejen vjetore dhe pse punonjësit e institucionit e kanë kryer atë. Por me shkelje janë kapur edhe bashkia Kamëz, Rrogozhinë dhe Vlorë.

Respektivisht dëmi i shkaktuar nga këto bashki është 427 mijë lekë, si pasojë e pagesave më tepër në shpërblime, 395 mijë lekë, si pasojë e pagesave më tepër në paga dhe 45 mijë lekë, si pasojë e pagesave më tepër në paga.

Me shkelje është kapur edhe Universiteti Fan S.Noli Korçë, në vlerën 1,5 milionë lekë, si pasojë e përftimit padrejtësisht të pagave dhe shpërblimeve për anëtarët e Bordit të Administrimit.

1 komente në “21.9 milionë lekë dëm shtetit, ja kush kryeson listën e institucioneve që kanë abuzuar me pagat dhe shpërblimet”

  1. sula says:

    Autoriteti i aviacionit civil shqiptar del me super humbje pasi kane saju tendera vetem e vetem qe partite me vjedh sa me shume. E kishte dikur pd, e masakroi me grabitje lsi -ja dhe tani po vazhdon ne te njejten rruge ps -ja. E te gjitha keto behen ne kurriz te shqiptarve. Deri sa kontrolli i shtetit ka kap gjthe keto shkelje, atehere te burgosen te gjithe ata qe kane firmos dhe kane abuzuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje