16 mësues të shkollës 9-vjeçare në Çerme e siperme të Lushnjës, janë pezulluar nga detyra.
Kërkesa për pezullimin e tyre kishte ardhur nga Prokuroria e cila i akuzon për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.
Ndërsa sot Gjykata Lushnje pranoi kërkesën e Prokurorise Lushnjë, me vendim nr 119 datë 13.09.2018, për pezullimin nga detyra të 16 mësueseve të shkolles 9-vjeçare, Çermë e siperme- Divjake rrethi Lushnje.
Sipas burimeve, për ta ka regjistrim si persona nën hetim me akuzat “Shpërdorim detyre dhe falsifikim i dokumenteve shkollore.
Komunikimi i masës për mësueset është bërë më datë 14.09.2018. (TemA)