Kapet “skifteri” në Vlorë, grabiste unaza, varëse dhe vëthë floriri

17 Shtator 2018, 11:18Kronika TEMA

Policia e Vlorës arrestoi një 23 vjecar i cili akuzohet për një seri vjedhjesh në Orikum. Në pranga ra Erjon Baraj.

Nga hetimet e kryera,  rezulton se Baraj dyshohet të jetë autorë i 4 vjedhjeve të tjera në Orikum dhe Vlorë.

Në cilësinë e provës materiale  policia sekuestroi  bizhuteri floriri me vlerë; unaza, varëse, vëthë, medaljon,  mjete të ndryshme që shërbenin për kryerjen e vjedhjeve; çekiç, kaçavida, çelësa mekaniku, si dhe rroba të veshura për kryerjen e vjedhjeve, fiksuar edhe nga kamerat e sigurisë.

Vjedhjet e dokumentuara:

▪  Në datën 14.09.2018, vjedhje e mbetur në tentativë e banesës së shtetasit A.Sh, Orikum.

▪  Në datën 14.09.2018, vjedhja e shtetasit Y.L, Orikum.

▪  Në datën 18.08.2018, vjedhja e banesës së shtetasit A.R, Orikum.

▪  Në datën 11.09.2018, vjedhje e mbetur në tentativë e banesës së shtetasit J.K, Vlorë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje