Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku ka urdhëruar transferimin e përkohëshëm në rrethe të prokurorëve të cilët refuzuan hedhjen e shortit për dosjen e Shullazit. Bëhet fjalë për prokurorët: Olsian Çela, i cili do të transferohet në Prokurorinë e Beratit, Sonila Muhametaj, e cila do të transferohet në Prokurorinë e Pukës dhe Besim Hajdarmatajn, i cili do të transferohet në Prokurorinë e Pogradecit. Ndërsa për Përparim Kullurin, Behar Dibrën, Arenc Çelën, Edvin Kondilin, Pranvera Pustinën, Eugen Beçin dhe Blerim Tominajn, Marku ka kërkuar hetim disiplinor.
Ditën e djeshme prokurorët e Krimeve të Rënda janë ‘rebeluar’ dhe kanë braktisur mbledhjen e thirrur nga drejtuesja e tyre, Donika Prela. Tema e mbledhjes ishte zëvendësimi i prokurorit Eneid Nakuçi në dosjen “Shullazi”.
Por ky zëvëndësim nuk është pritur mirë nga prokurorët të cilët u shprehën se e zëvendësimi i Nakuçit me një prej tyre me short është i paligjshëm.
Prej 3 javësh pretenca është bllokuar pasi Nakuçi ka ikur jashtë shtetit me pretendimin se është sëmurë, ndërsa Elisabeta Imeraj është bërë drejtuese tek Tirana. Seanca e radhës për dosjen ‘Shullazi’ është parashikuar për datë 25 shtator.
Banda e Shullazit akuzohet për krijimin e grupit të strukturuar kriminal, kanosje për shkak të detyrës ndaj Mynyr Konit e Dhori Kules dhe shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kundër Ylvi Beqjes për ish-hotel “Vollgën” në Durrës. Shullazi rrezikon deri në 15 vite burg për akuzat, po ashtu edhe anëtarët e bandës; Gilmando Dani, Besmir Shullazi, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela.
Njoftimi i plotë:
Prokurori i Përgjithshëm znj. Arta Marku duke marrë shkas nga ngjarja e fundit e datës 19 shtator 2018 në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, mbi refuzimin nga ana e prokurorëve për hedhjen e shortit në procedimin penal në gjykim në ngarkim të të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi, për kryerjen e veprave penale parashikuar nga nenet 109/b; 333/a; 334 etj.të Kodit Penal urdhëroi fillimin e hetimit disiplinor ndaj prokurorëve: Olsian Çela; Përparim Kulluri; Behar Dibra; Sonila Muhametaj; Arenc Çela; Edvin Kondili; Pranvera Pustina; Eugen Beçi; Blerim Tominaj dhe Besim Hajdarmataj.
Me ne fund nje veprimi inteligjent dhe me vend.
Ping-pongu i Artes dhe drejtesise shqiptare! Ketyre i them dezertore une. Sdo fitonin milina do fitojne pak me pak atje ku do ti coje Arta e Rames.
Thjesht eshte nderim turni, ikin ata qe bene lek dhe vijne ata qe do bejne lek……ndryshe nuk ka se si shpjegohet nderimi, ata qe ikin si minimum duhet te gjykohen!
Qerojini nte gjithe keta plehra qe na rrenuan prokurorine!
KRIMINELET E SHQIPERISE DUHEN ZHDUKUR SA ME PARE .
Bravo .Ata dhe ato duhet te largohen dhe te ndiqen penalisht.Turp per kete organ akuze.Çmund te presesh nga akuza kur shefi i tyre eshte ne ekzil.
Ore c’a mut prokuroresh qenkan keta more, palo burra e gra s’ju vjen turp marrin miliona leke ne muaj dhe bejne si kurva. po kur behesh prokuror e gjyqtar patjeter qe merr parasysh se do luftosh edhe me kriminela te rezikshem s’do mend.Qerojini nje ore e me pare gjithe keta njerez pa nder e dinjitet e jo me punonjes te drejtesise.Turp e faqe e zeze.
rrasi burg legenat,
Dergo Agron Gjanajn shokun e LLALLES se ai e nordh hahaha cete hajdutesh
Znj. Marku ju lutem shikoni prokurorine e shkodres, Prokuroren Esmeralda Ndoci, e cila eshte konsumuese e rregullt e lendeve narkotike, kjo vetem prokurore nuk mund te jete, bejini testin asaj dhe shikoni rezultatin, shikoni me ke shoqerohet dhe lokalet qe frekuenton pasi kjo prokurore rri me persona me precedente. Vetingu te veproj urgjent mbi te
Me e pakta per ta do te ishte, heqja e te drejtes per ushtrim profesioni, e mandej…!?
Arta Karta
ti je koka e gjaperit maloke e trashe.
Nuk duhen trasferuar, duhen pushuar per nje periudhe te gjate kohe.
Merrni Etleva Stafa, nga prokuroria e Elbasanit, edhe avokat sekserin Bardhul Kasem Preci, ju siguroje se Prokuroria e Krimeve te Renda sdo kete me probleme, kjo dyshe eshte perfekte, kane leke, kane krahe politik nga te gjitha anet
DUHET TE ISHIN PUSHUAR NGA PUNA PER MOSRESPEKTIM TE KONTRATES …..!!!!!!!!!!!!!!!
Duheshin pushuar te gjithe per mungese te rekuiziteve. Nuk behet stan me lepura.
Po ngele duke hequr dhe levizur ,do besh ndonje pune ti moj cope idiote ,se s shikojme ndonje peshk te hetoet ,kok e bythe ina rama je dhe ti