Gjykata urdhëron Marine Le Pen t'i nënshtrohet testeve psikiatrike

20 Shtator 2018, 20:10Bota TEMA

Një gjykatë në Francë ka udhëruar lideren e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen t’iu nënshtrohet testeve psikiatrike, në kuadër të hetimeve që kanë nisur, pas shpërndarjes së fotografive në të cilat shihen mizoritë e grupit militant, Shteti Islamik (IS).

Le Pen ka publikuar në Twitter kërkesën e gjykatës, duke e cilësuar atë si “të çmendur”.

50-vjeçarja ka publikuar disa fotografi në 2015, duke përfshirë një viktimë të IS-it me kokë të prerë dhe është nën hetim për “shpërndarjen e imazheve të dhunshme” në dhjetor 2015. Asaj i është hequr imuniteti si anëtare e parlamentit dhe mund të ndëshkohet me dënim apo burgim.

Ajo ndau fotografitë duke përfshirë fotografitë e vrasjes së gazetarit amerikan James Foley – disa javë pasi xhihadistët vranë 130 vetë në sulmet në Paris në nëntor 2015.

Si lidere e asaj që është quajtur Fronti Kombëtar, Le Pen është mundur nga Emmanuel Macron në raudin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Që nga ajo kohë, politikania ka tentuar të ngrihet sërish, derisa partia e saj ka ndryshuar emrin në Marshi Nac

Sipas një dokumenti të publikuar nga vetë ajo, gjyqtari ka kërkuar që përmes testeve të vlerësojë nëse ajo ka probleme mendore, apo “nëse është në gjendje të kuptojë pyetjet dhe të përgjigjet”.

Le Pen në anën tjetër e ka vlerësuar kërkesën “të çmendur” dhe se sipas saj “regjimi është duke nisur të bëhet i frikshëm”.

Mirëpo prokurorët i kanë thënë gazetës, Le Parisien se kërkesa është pjesë e procedurave të rregullta. Le Pen ishte përballur me pakënaqësi kur kishte postuar fotografitë, pasi një gazetar kishte bërë krahasim në mes të IS-it dhe partisë së tij.

Rasti kundër saj është i lidhur me ligjin francez, i cili kundërshton qarkullimin e “mesazheve të dhunshme, të cilat nxisin pornografi dhe terrorizëm, apo të cilat dëmtojnë rëndë dinjetetin njerëzor” dhe të cilat mund të shihen nga të miturit.(TemA TV)

1 komente në “Gjykata urdhëron Marine Le Pen t’i nënshtrohet testeve psikiatrike”

  1. Zigur Qarri says:

    Nese do te funksiononte sistemi i drejtesise ne Shqiperi,Gjykata do te bente me Ramen,po te njejten gje,si me Marine Le Pen ne France.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje