FOTOT: Art në bunkerët e Luftës së Dytë Botërore, shikoni portretet mbresëlënëse të vizatuara në mure

21 Shtator 2018, 12:31Lifestyle TEMA
FOTOT: Art në bunkerët e Luftës së Dytë Botërore,

Eksploruesi Chris Halliwell nga Mançesteri ka gjetur portretet mbresëlënëse, në muret e bunkerit që besohet se i përket Luftës së Dytë Botërore. 

Ai kishte dëgjuar për këto vizatime në mure, dhe kaloi tri ditë derisa zbuloi hyrjen sekrete të qendrës së strehimit në kohë bombardimesh. 

Me të hyrë në korridoret e gjëra, 31-vjeçari mbeti i mahnitur me ilustrimet e bëra me thëngjill, që shfaqin njerëz në stilin e një kohe mjaft të largët. 

Halliwell beson se portretet e ushtarëve dhe grave me flokë të kohës së viteve 1940, janë realizuar prej minatorëve që u strehuan në ato hapësira. 

Duke pranuar se është një ‘zbulim ëndrrash’ Halliwell, ka vendosur të mos e tregojnë lokacionin e bunkerit, por vetëm të shpërndajë fotografitë, nga frika se dikush mund t’i dëmtojë portretet. 

Sipas tij, këto pjesë duhet të konservohen, sepse i përkasin historisë dhe nevojitet të studiohen. (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje