Policia e Shtetit në bashkëpunim me policinë greke kanë finalizuar një operacion të përbashkët anti-drogë, ndërsa në pranga kanë përfunduar dy persona.
Forcat blu bëjnë me dije se është goditur një rast i trafikut të lëndëve narkotike nëpërmjet kufirit jeshil në drejtim të shtetit Grek dhe janë sekuestruar 46 kilogramë e 140 gramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Nga ana e Policisë Greke u bë e mundur kapja e dy shtetasve dhe konkretisht :
– M. B., 23 vjeç, banues në Fier
– S.M., 25 vjeç, banues në Berat
Si dhe sekuestrimi i dy çantave të shpinës ku brenda tyre kishte 46 kilogramë e 140 gramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Operacioni ka nisur 48 orë më parë nga Policia Kufitare e Livadhjasë Sarandë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë, ku gjatë patrullimit në kufirin jeshil , Policia Kufitare ka konstatuar shtetasit që po transportonin lëndën narkotike në drejtim të shtetit Grek.
Menjëherë është njoftuar Policia Kufitare Greke dhe Antidroga, ku në bashkëpunim e koordinim të plotë mes shërbimeve tona dhe Policisë Greke është mbajtur nën vëzhgim lëvizja e tyre, ku është finalizuar me kapjen e tyre në vendin e quajtur “Koritiani Thesproti”, Igumenicë Greqi.
Po punohet për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të këtij rasti.(TemA)