Mes të arrestuarve të grupit “Bajri” në Shkodër, edhe ish-kandidati për deputet i PD-së

22 Shtator 2018, 11:08Kronika TEMA

Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe policia e Shtetit kanë finalizuar operacionin e koduar “Oaz” duke vënë në pranga 11 persona në Shkodër, Tiranë dhe Roterdam të Holandës. 

Një nga të arrestuarit, si pjesë e grupit të rrezikshëm kriminal “Bajri” është edhe një emër i njohur i sportit, por dhe politikës, Armir Grimaj, 44 vjeç. 

Grimaj mban postin e trajnerit të Kombëtares së femrave në futboll dhe ka qenë për shumë vite drejtues i Vallznisë së Shkodrës.

Ai rezulton edhe si nje nga njerzit me te afert te kreut te FSHF-se, Armand Duka ku perveç postit te trajnerit te Kombetares se femrave, ai u emërua edhe drejtues i stadiumit “Loro Boriçi”.

Gjithashtu Grimaj ka qenë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të PD-së, në garën zgjedhore të vitit 2013 për qarkun Shkodër.

Policia nuk ka dhënë detaje për arrestimin e tij, por dyshohet se ish-portieri është arrestuar për trukime ndeshjesh.(TemA) 

3 komente në “Mes të arrestuarve të grupit “Bajri” në Shkodër, edhe ish-kandidati për deputet i PD-së”

  1. tori says:

    Te gjithe te arrestuarit te grupit te Shkodres kane kene perfaqesues te PD ne pikat e votimit apo te numrimit te votave ne Shkoder apo kandidat per deputet nga ana e PD ne zgjedhjet e vitit 2013.Kto jane instruktuar nga perfaqesuesi I PD per Shkodren Bardh Spahia.Kte e dine gjithe Shkodra.Zgjohu Shkoder.

  2. Edlira says:

    Jemi kalbur si popull….prodhojme vetem kriminele,politikane medioker,femra ordinere dhe injorante te kualitetit te larte!

    Popull-dele…bar hame dhe vritemi per kurrgje me njeri-tjetrin!

  3. Perkthyesi says:

    PS ka kusure sa te duash, por si ka mundesi qe kjo PD te jete kaq e molepsur me idiote, rrugace dhe injorante? O zot, gjeju vendin, se na jane bere morr cdo nate ne kanalet televizive!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje