Çështja "Shullazi": Zgjidhet ngërçi pas "furtunës", ngrihet grupi i prokurorëve

21 Shtator 2018, 10:24Kronika TEMA

Zgjidhet ngërçi i krijuar për çështjen “Shullazi” për shkak të mungesës së prokurorëve.

Pas shuplakës së Kryeprokurores Arta Marku dhe dënimeve për prokurorët që nuk kishin pranuar të përfaqësonin akuzën në gjyqin ndaj Emiljano Shullazit dhe bashkëpunëtorëve të tij, duket se më në fund janë gjetur prokurorët “trima”.

Emrat e katër prokurorëve do të bëhen publikë zyrtarisht në seancën gjyqësore të radhës, e cila është vendosur për t’u mbajtur më 25 shtator. Por ndërkaq “BalkanWeb” mëson se Donika Prela, e cila është Drejtuese e Prokurorisë së Krimeve të Rënda do të jetë drejtuese e grupit të prokurorëve në çështjen “Shullazi”. Po kështu pjesë e grupit të prokurorëve do të jetë edhe Gentian Osmani.

Dje Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka kërkuar hetim disiplinor për 10 prokurorë që refuzuan shortin.

Bëhet fjalë për prokurorët Olsian Çela, Behar Dibra, Sonila Muhametaj, Arenc Çela dhe Edvin Kondili. Po ashtu do hetohen edhe Pranvera Pustina, Eugen Beçi, Blerim Tominaj si dhe Besim Hajdarmataj.

Ditën e djeshme në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, këta prokurorë refuzuan hedhjen e shortit në procedimin penal në gjykim në ngarkim të të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi, të cilët ndodhen pas hekurave për një sërë akuzash.

4 komente në “Çështja “Shullazi”: Zgjidhet ngërçi pas “furtunës”, ngrihet grupi i prokurorëve”

  1. Zigur Qarri says:

    E kan frike prokuroret Emiljano Shullazin,mikun e Edvin Rames.Nuk i le ne balte miqt e vet Edvin Rama,
    bon shume per shoqnin.Le te shpresojm,qe gjykimi i Zoterise shume te nderuar Shullazi,te perfundoje
    sa me shpejt,sepse eshte nje faktor i pazevendesueshem ne perkrahjen e ideologjise “rilindase”,sidomos
    tani shpejt,ne zgjedhjet lokale te 2019-es.Rroft partia dhe shoqnia,komandat edvin droge mavria.

    1. Mul Noka dhe Paloka says:

      Ama edhe ti o Zigur, gjak dhjet nga Berisha. Megjithate, ato qe the per Shullazin mund te jene te gjitha te verteta.
      Ti po rri shtrember e po flet drejt. Por mund te rrish edhe drejt dhe te flasesh drejt. Se per çfare aresye rri shtrember ti, vetëm ti e di.
      E ka share kaq shume Saliu atë Ramen, dhe nuk fitoi gjë. Po e shan Lolo Basha dhe prape nuk po fiton gjë. Çfare tregon kjo? Po qe duhet te nderrojne strategji o Zigur djali apo Jo?
      Ja, to e shave Ramen. E çfare fitove? Po mut fitove, sikur çfare bere!
      Por pse? Sepse e ka dhjere Saliu me Bashën kaq shume sa Rama duket burrë i shkelqyer. Por nuk eshte do thuash ti. Nuk eshte or Jo, por çfare te te bejme ty dhe Saliut që e nxirrni burrë te mire me idiotesirat që nxirrni nga goja?
      Nuk e gjen gjë Ramen nga keto sharje o Zigur mavria.
      Duhen prova, hetime, demaskime me fakte per korrupsion qeveritar, madje pa e permendur Ramen fare. Sepse dihet që qeveria e Rames eshte.
      Sloganet idiote te Bashës dhe Monikes Jane bere kaq qesharake sa eshte lodhur populli me to.
      Edhe ti po, majmun vetëm kopjon. Ndersa Rama merr vota dhe tere tepsine per vete. Ju ham ham, ai ha ha.
      Ç’na gjeti me debilat. Enveri ndenji sa deshi dhe vdiq si hero. Nano ndenji sa deshi, Berisha po rri deri sa te vdese. Likja ka vjedhur si derri dhe e “denuan” te behet president. Edi Rama u be mbret ne nje shtet që eshte republike!!!??
      Ore, kur do mbushen njerezit me mend? Apo do bëhen te tere zigura?
      Ai komentuesi Kalec Dega tha nje gjë te vërtetë, megjithëse ja tha nje idioti noterik. “Njerezit që nuk Jane militante partiake, jane vetëm nje pakice” – tha Kalec Dega. Fjale me mend. I vetmi gabim ishte se ai te cilit ja tha Kaleci, ishte kokrra e debilit militant mbas Saliut.
      Po ti o Zigur, çfare lloj militanti je? Edhe ti me dy gishta je? Se ato dy gishtat I Jane futur nga mbrapa Saliut dhe Lolos, që ç’te te them. Por Rama e pa keq me grusht, dhe vjet e ktheu me dy gishta dhe ai.
      Ah mor Zigur, Zigur. Ç’te te mollois!

  2. litari says:

    dihet boterisht qe eshte kriminel dhe prokuroret dalin te gjunjezuar para atij. Turp !
    me kete rast merr kredo politike dhe Luli krimineli e hajduti.

  3. Juglindori nga Korça says:

    Ore Zigur / ma tu , ci sei , o ci fai / ? -thone italianet …d.m.th. , ti je vertet budalla , apo ben sikur je budalla ? !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje