I vë flakën bashkisë Librazhd, arrestohet 45-vjeçari Balla. Dyshimet...

20 Shtator 2018, 08:55Kronika TEMA

Një 45-vjeçar është arrestuar në Librazhd pasi i ka vënë zjarrin derës së Bashkisë së këtij qyteti.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës, por policia në kohë rekord ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të zjarrvënies.

Menjëherë Zjarrfikesja dhe shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendgjarje,  ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit.

Si pasojë e flakëve është djegur,  pjesërisht dera e jashtme e Bashkisë Librazhd.

Falë punës të mirëorganizuar dhe hetime të kryera nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, në kohë rekord është bërë e mundur indentifikimi dhe kapja e  autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasi  Artan Balla, 45 vjeç, banues në Librazhd.

1 komente në “I vë flakën bashkisë Librazhd, arrestohet 45-vjeçari Balla. Dyshimet…”

  1. Kalec Dega says:

    Une kujtova se i vuri flaken Tualetit.

    Midis fakteve te shumta, ne keto lloj lajmesh thuhet nese dihet apo jo perse Sh.Balla veproi ne kete menyre por cuditerisht kjo nuk ndodh me kete njoftim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje