Ja kush janë 4 anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Reformës në Drejtësi që u votëbesuan nga Kuvendi

20 Shtator 2018, 15:35Kronika TEMA

Kuvendi zgjodhi sot katër nga pesë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Reformës në Drejtësi.

Komisioni i Ligjeve i përcolli Kuvendit një listë me nëntë kandidatë por vetëm Artan Spahiu, Irna Milo, Lindita Rusmajli, Sajmir Vishaj morën votat e nevojshme nga deputetët për t’u zgjedhur në strukturën e re që do monitorojë zbatimin e ‘Drejtësisë’.

Pesë kandidatët e tjerë Andi Murataj, Saimir Shehri, Gëzim Allaraj, Suzana Pasha dhe Ilir Kadiu ishin më pak të votuarit nga ligjvënësit e maxhorancës.

Ndërkohë, Kuvendi nuk ka arritur të kompletojë trupën e kësaj strukture me pesë anëtarë dhe si rrjedhojë gara duhet të hapet edhe njëherë nga e para për një vend.

Anëtarët e e Këshillit Mbikëqyrës të zbatimit të Reformës në Drejtësi u zgjodhën vetëm me votat e maxhorancës, pasi opozita bojkotoi punimet e Kuvendit dhe zhvilloi një mbledhje paralele në Vlorë.

1 komente në “Ja kush janë 4 anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Reformës në Drejtësi që u votëbesuan nga Kuvendi”

  1. Bonds says:

    Mos me thoni se Artan Spahiu eshte pedagogu 150€ per provim. Po qe ai pedagogu i ekonomikut ne Universitetin A Xhuvani atehere mjere ne. Ai per 1 provim merr 150 € do bej drejtesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje