Ndryshojnë balancat në KQZ, shumicën e rimerr PS. Nis beteja mazhorancë-opozitë, 4 anëtarëve u përfundon mandati

23 Shtator 2018, 15:27Politika TEMA

Partia Socialiste do te marre muajin e ardhshëm shumicën ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, shumice qe e humbi një vit me pare si pasoje e marrëveshjes Rama-Basha.

Sekretari i përgjithshëm i Kuvendit ka njoftuar komisionin e ligjeve se 4 anëtarëve te KQZ u mbaron mandati e duhet te nise procedura për zgjedhjen e anëtarëve te rinj.

Anëtarët te cilët largohen nga institucioni qe administron proceset elektorale i përkasin dy Partisë Demokratike, një Partisë Socialiste e një Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Dy partitë e mëdha do te vendosin ke do te çojnë ne KQZ, por LSI e humbet te drejtën për te pasur një anëtar, pasi Veleshnja e ka marre mandatin si pjese e koalicionit qeverisës e tashme qe PS qeveris e vetme ky mandat i takon asaj.

Me 19 deputetet e saj LSI mund te marre një anëtar si forca e dyte e opozitës, por vendi tashme është i zënë nga Denar Biba i cili edhe pse faktikisht i përket PS, ligjërisht pas marrëveshjes Rama-Basha u votua ne KQZ si përfaqësues i Partisë Republikane për te kompensuar emërimin e Klement Zgurit qe i përket opozitës ne krye te KQZ.

Me emërimin e anëtarëve te rinj PS do te ketë 4 vota ne KQZ, ndërsa opozita vetëm 3.

Por një vit pasi marrëveshja Rama-Basha ka dështuar mbetet i paqarte fati i Klement Zgurit. Një vit me pare PS tentoi ta shkarkonte Zgurin por u tërhoq ne momentin e fundit.

Edi Rama: Nëse marrëveshja ka vdekur zoti Zguri është dëshmori i parë. Mendoj që nuk është këtu dhe sot momenti që ta bëjmë këtë debat.

Ajo që un thashë kishte të bënte me mospërdorimin e shumicës për t’i dhënë fund këtij debati me logjikën e shumicës.

Nuk dihet nëse socialistet do ta largojnë Zgurin nga posti i kryetarit te KQZ apo do te preferojnë te mos e prekin KQZ ne një moment kur klima politike është e tensionuar.

 

5 komente në “Ndryshojnë balancat në KQZ, shumicën e rimerr PS. Nis beteja mazhorancë-opozitë, 4 anëtarëve u përfundon mandati”

  1. Jak Boston says:

    KQZ duhet te depolitizohet dhe te departifikohet.
    KQZ duhet te jete strukture jo politike dhe te perbehet nga njerez me integritet dhe qe te kene kaluar siten e vetingut njelloj si gjyqtaret dhe prokuroret.
    Te behet ligj i ri zgjedhor dhe partite te mos kene te bejne fare me KQZ dhe te gjitha strukturat mbikeqyrese dhe ligjzbatuese te zgjedhjeve.
    Partite jane si lojtaret ne fushe qe luajne por nuk mund te gjykojne apo bejne rregullat e lojes sipas qefit sic eshte bere deri me sot.
    Ligji i ri zgjedhor duhet ta kete te sanksionuar qe partite duhet te kene aplikuar vlerat demokratike brenda tyre qe te pranohen per te garuar ne zgjedhje.
    Jo si deri me sot qe kurre ska pasur zgjedhje te lira dhe demokratike dhe qe ka parti qe akoma drejtohen nga i njejti kryetar prej 3 dekadash.
    Vetem keshtu behen zgjedhjet e ndershme qe Shqiperia dhe shqiptaret meritojne.
    Deri me sot zgjedhjet ne Shqiperi kane qene katastrofe njejte sikur ti lesh bizneset te caktojne vete masen e tatimit per veten e tyre.
    Perfundimi tashme dihet nje shtet pa institucione dhe qe nuk ben dot zgjedhje te lira dhe te ndershme, te mos flasim per korrupsionin dhe paaftesine.
    Te gjitha te sipercituarat na kane bere nje shtet jofunksional, te super korruptuar, pra e thene me nje fjale vend i deshtuar dhe i falimentuar nga pushtetaret.

  2. Jak Boston says:

    KQZ duhet te depolitizohet dhe te departifikohet.
    KQZ duhet te jete strukture jo politike dhe te perbehet nga njerez me integritet dhe qe te kene kaluar siten e vetingut njelloj si gjyqtaret dhe prokuroret.
    Te behet ligj i ri zgjedhor dhe partite te mos kene te bejne fare me KQZ dhe te gjitha strukturat mbikeqyrese dhe ligjzbatuese te zgjedhjeve. Gjithashtu ligji te detyroje shtetin qe te beje te mundur votimin e mergimtareve pasi jane mbi 30% e popullates , she jane shumica vitale qe partickat i kane perjashtuar nga e drejta e votimit.
    Partite jane si lojtaret ne fushe qe luajne por nuk mund te gjykojne apo bejne rregullat e lojes sipas qefit sic eshte bere deri me sot.
    Ligji i ri zgjedhor duhet ta kete te sanksionuar qe partite duhet te kene aplikuar vlerat demokratike brenda tyre qe te pranohen per te garuar ne zgjedhje.
    Jo si deri me sot qe kurre ska pasur zgjedhje te lira dhe demokratike dhe qe ka parti qe akoma drejtohen nga i njejti kryetar prej 3 dekadash.
    Vetem keshtu behen zgjedhjet e ndershme qe Shqiperia dhe shqiptaret meritojne.
    Deri me sot zgjedhjet ne Shqiperi kane qene katastrofe njejte sikur ti lesh bizneset te caktojne vete masen e tatimit per veten e tyre.
    Perfundimi tashme dihet nje shtet pa institucione dhe qe nuk ben dot zgjedhje te lira dhe te ndershme, te mos flasim per korrupsionin dhe paaftesine.
    Te gjitha te sipercituarat na kane bere nje shtet jofunksional, te super korruptuar, pra e thene me nje fjale vend i deshtuar dhe i falimentuar nga pushtetaret.

  3. Matia says:

    Ka ardhë koha që “arbitri” i “ndeshjeve elektorale” ,të mos i përkasë asnjë force politike,por të jeté i Depolitizuar,i gjithë kimisioni zgjedhor.Ndryshe,do kemi teheqje litari,ku në njeren anë do jenë 4 lojtarë,në anen tjeter,tre.

  4. Komentuesi says:

    I beje thirrje Edi Rames dhe gjithe deputeteve te saj,qe te mos beje asnje leshim opozites.Kater anetaret e kqz i takon mazhorances dhe ajo ti marin.Ne asnje menyre nuk duhet te behet Rama bamires per qente opozites,qe po i punojne qindin me patedrejte.Qent,me emrin Sali dhe Basha,jane te pabese,dhe te han.Zakonisht,i sjellshemi e mban koken posht karshi agresorve,por jo,ai ta mbaje koken me larte se Sali qeni dhe Bashmuti.Pra Rama nuk duhet te bjere pre e presioneve apo ledhatimeve te opozites.Ata do perdorin te gjitha mjetet qe edhe lsi te kete anetarin e saj ne kqz.

  5. Bilua says:

    LSI-ja ne rrezik.Monikes dhe Metes,i ngelen dy rruge qe te fitoi anetar ne kqz-ve: Ose te prish koalicionin me pd-ke,ose te beje te gjitha perpjekjet e mundesheme te rrezojne Edi Ramen nga kryeminister.Kete te fundit e kane te veshtire ta realizojne,se nuk e le populli shqiptar,dhe SHBA dhe EUROPA. Monika do terbohet,do çmendet fare dhe do shkoi andej nga malet ku ishte i shoqi, Iliri me pushime.Me sa duket ajo e hengri te semes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje