Ish-zëvendëskryeministri i Berishës: Ta mbrojmë kryeprokuroren nga sulmi i prokurorëve dezertorë. Mbështetja ndaj Arta Markut, patriotizëm

22 Shtator 2018, 18:52Politika TEMA

Nga Bashkim Kopliku

Prokurorja e përgjithshme e Shqipërisë, zonja Arta Marku, na ka thirrur ta ndihmojmë: ta ndihmojmë që të ndërtojë Shqipërinë (e kam fjalën për thirrjen e saj publike “të dashur qytetarë të vendit tim”, që ajo ka botuar .

Të luftosh korrupsionin dhe krimin e organizuar, do të thotë të ndërtosh Shqipërinë demokratike, se nuk ka vend demokratik, nëse korrupsioni dhe krimi komandon, del sheshit, dhe i përkrahur nga politika, masmedia deri tek llapaqenët e kafeneve tona.

Problemi është tejet shqetësues: detyrohet të kërkojë ndihmë në popull Prokurorja e vendi!!!

Duhet të gjithë ne, ata që vërtetë duam një Shqipëri demokratike dhe evropiane, ta mbështesim Prokuroren, ta përkrahim, dhe ta mbrojmë nga sulmi i prokurorëve dezertorë, ata “dhjetë” të “krimeve të rënda”.

Por ta mbrojmë edhe nga ata politikanët që vota e popullit i hodhi në opozitë, e që po dridhen nga frika se po afrohet dita e dhënies llogari, apo e zvogëlimit të mundësisë së vazhdimit të përfitimeve të pamerituara.

Ta mbështesim prokuroren e ta mbrojmë nga sulmi i taborëve të masmediave që paguhen për të shpifur, për të denigruar çdo zyrtar të ndershëm të këtij shteti, aq më tepër prokuroren, që guxon t’u prishë oazet e qetësisë kriminale, paguesve të tyre, urdhëruesve: kapo të hajdutëve, të trafikantëve të drogave etj., hajdutë të tenderave, shkatërruesve të urbanistikës, të ambientit, të detit, të plazheve.

Ndërkombëtarët, kryesisht ShBA dhe BE, po na bëjnë drejtësinë demokratike, lexo drejtësinë e pastruar nga krimi. Vettingun më së fundi po ecën, edhe ai nën sulmin e po atyre njerëzve që sot sulmojnë prokuroren znj. Marku.

Por po ndërkombëtarët na ndihmuan duke insistuar që të vihej një prokuror sa më i ndershëm, sepse ndërkohë që kryhej vetingu, nuk mund të lihej Prokuroria në dorën e prokurorëve gangsterë që nuk e kanë kaluar akoma sitën e Vetingut.

U vendos kryeprokurorja znj Marku, duke u votuar nga Parlamenti që kemi zgjedhur vetë ne.

Prokurores Marku i duhet të bëj stan me lepuj, se prokurorët e “pa–vettuar”, janë thjeshtë “lepuj”, e do të bëhen “deshër” vetëm pas kalimit të vetingut. Asaj i takoi nderi dhe puna e rëndë që me këtë turmë “të pasitur” prokurorësh të dyshuar si të korruptuar e të paaftë (të dyshuar, sepse do të kalohen të gjithë në hallkat e vetingut), t’i komandojë në punë sa më të dobishme të mundshme.

Të gjithë e dimë tashmë se kush janë si shumicë ata prokurorë, që vetë gjithë jetën e tyre nuk kanë zbatuar afate e procedurat ligjore, që sot ia kërkojnë me hipokrizi Arta Markut (jo na thirre në mbledhje “një ditë para” e jo “tri ditë para”).

Ata bëjnë përpjekje mjerane , që të justifikojnë dezertimin e tyre nga lufta kundër krimit: kanë frikë, se u duhet të luftojnë kundër atyre që i kanë mbajtur deri sot me pare, me emërime, me favore. Faktet tregojnë se pjesa më e madhe e prokurorëve, janë vetë pjesë përbërëse e krimit të organizuar dhe e së keqes në Shqipëri, pra janë thyersit nga më të rrezikshmit e ligjeve.

Miq të fb, ta mbështesim, me qëndrimin e secilit prej nesh, kudo ku është, në masmedia, në biznes, në kantjer, në punë në fshat a qytet, në kafe e në zyra, këtë zonje të madhe: nuk i kemi me shumicë këta lloj njerëzish, prandaj t’i ruajmë, duke dhënë me këtë mbështetje edhe ne një kontribut në çështjen madhore të ndërtimit të një Drejtësie sa më të pastër, edhe në Shqipërinë tonë.

*Ish-zëvendëskryeministër

58 komente në “Ish-zëvendëskryeministri i Berishës: Ta mbrojmë kryeprokuroren nga sulmi i prokurorëve dezertorë. Mbështetja ndaj Arta Markut, patriotizëm”

  1. Franci says:

    Te gjithe qytetaret shqiptare duhet te ngrihen ne protesta masive, duhet te aktivizohet edhe shoqeria civile pasi armiqte e reformes ne drejtesi qe kane vjedhur e vrare po organizojne disa prokurore bandite per te akuzuar Arta Markun.
    Drejtesia e re ne rrezik nga Berisha, Basha e Kryemadhi.Qytetaret shqiptare duhet te tregojne vehten qe jane europiane.

    1. Komentuesi says:

      Zoti Bashkim Kopliku,me imponove respektin,sa do qe jame kundershtari yt politike,por kete radhe jame plotesisht me ty dhe me mendimet e tua.Ta mbeshtesim patjeter kryeprokuroren nga njerzit e keq,nga prokuroret dezertor,nga Sali Berisha,Basha,dhe nga ata qe po e shikojne se po u vjen fundi e do perballen me drejtesine.Ata qe bertasin sot jane te trembur, dhe duan te vene tungje nen rrota,qe drejtesia te mos behet.Jame dakord me ju qe ti pergjigjemi thirrjes se Arta Markut,per mbeshtetje mbarepopullore se kriminelet jane ngritur dhe kerkojne ti vene flaken ketij vendi.Arta Marku po kryen detyren e saj si nje trimeresh,qe po u kall temerrin jo vetem prokuroreve dhe gjykatesve te koruptuar,por edhe politikanve qe nuk po pushojne se lehuri.Respekt per ju zoti Kopliku.Je demokrat i vertete,se po mbron nje te vertete.

  2. boss says:

    Cfare Sbqiperi Demokratike dhe Evropiane kerkon ti moj idiote? Evropa eshte ne krize ekzistence dhe eshte fashizem.EvGropa eshte ajo qe ri ka vene keta kermat ne Pushtet ne qeverine tone

    1. Berti says:

      Ja nje nga ata qe me siguri ka bere ndonje vrasje dhe shkruan me pseudonimin boss, edhe ky mesaduket i trembur nga drejtesia e re qe po vjen.

    2. bregdetari says:

      zoti bos, mblidhe dhe fute brenda ate gjuhe, kur flet keshtu. ata qe jane ne krye te vendit duhet ta dish se i ka vene poplli shqiptar me vote, jo europa. Te jane erur syte edhe ti si gjith atyre qe kerkojne te mbeshtesin nje opozite e cila nuk di si behetopozita,por lufton ti shpetoj ndeshkimit. Arta Marku eshte nje grua e ndershme , ishe persekutuar familjarisht. Nje zyrtare qe nuk di te bej leshime perkundrejt ligjit dhe as kompromise,pranda ti bashkohemi thirrjes pertu ngritur te gjith ne mbrojtje te saj nga disa shushunja qe duan ta mbajne peng kete vend.

  3. Merati says:

    Arta Marku duhet te mbrohet nga llapaqenet e PD te cilet kane frike nga Arta se kjo zonje do ju shkuli dhabet te gjithe kriminelve dhe te koruptuarve qe i kane ngrene palcen ketij populli Arta moj burrneshe mos u trem se nuk kane bythe keta llapaqene te te bejne gje se ju bie ere qe kutenboj gjithe boten ece mos u ndal po u ndale keta jane si hienat qe behen bashk qe edhe luanit ja marin prehun

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Respekt…

  5. Bardhi Tolabi says:

    Mbeshtes qendrimin e prokurores te pergjitheshme te perkoheshme,Arta Marku.
    Me qendrimin e tyre,ata 10 prokurore mbeten ne Vetingun para popullit.Per keta nuk eshte nevoja e Vetingut prej KPK apo te KPA-se.
    Edhe sikur te dalin te “paster” qe nuk besoj kurre,keta mbeten jashte sistemit per “nivelin e aftesive profesionale”.

  6. qazim says:

    Nje BRAVO e madhe z.Kopliku.Respekt per thirrjen qe beni.Duhet ngritur gjithe vendi nen kete thirrje.

  7. Berti says:

    Zonja Kryeprokurore ka nevoje per ndihmnen e popullit te ndershem

  8. Djali i bashkim koplikut burgaxhi hamburgu says:

    Bashkim kopliku na thuaj sesa vite burg ne Gjermani beri djali jot per trafik droge,por na e thuaj te verteten,4 vjet apo me shume?Tema publikojeni te lutem kam thene nje te vertete te pakontestueshme

    1. Bashkim Kopliku says:

      Po shpifni: asnjë nga djemtë e mi nuk është dënuar për drogë.
      Po e zëmë se do të ishin dënuar, e pastaj, çfarë lidhje do të kishte me shkrimin që komentohet.
      Nejse, po e marr si kopliment që nuk keni gjetur dot gjë për të më njollosur mua personalisht, as edhe një shpifje.
      Drejtësia e pastruar duhet edhe për këto “të voglat”, shpifjet me të cilat po bëni çmos të na qelbëni masmediat e mbar vendin.

      1. Xhoni says:

        Po Bashkim, koha e biografive ka vdekur bashke me ata qe e mbajne gjalle si mjet per shpifje dhe shantazh, per te fituar qofte dhe nje dite kohe nga drejtesia dhe fundi qe i pret . Jane ata qe mashtruan e vodhen per 27 vjet kete popull . Ka ardhur koha qe ky vend te behet per se mbari dhe per kete nuk jane bindjet politike ato qe percaktojne individin , por pavaresia, integriteti i tij, patriotizmi, aftesia per te mbeshtetur gjithshka pozitve qe i jep perspektive vendit .

    2. Beni says:

      Kjo qe thua eshte sajese e tipit Berisha.Ai te ve kopilin ne preher per te krijuar rremuja e per ti shpetuar ndeshkimit te drejtesise se re per vrasjet qe ka bere.Une qe e njoh familjarisht zotin Kopliku e di qe asne femije i tij nuk eshte marre e jo me denuar per droge.
      Çjane keto pjella si ky qe shpif qe ne vend te mbeshtese Arta Markun per nje drejtesi te re kunder te korruptuarve e vrasesve te ketij populli ne interes te se ardhmes se femijeve tane ( dhe ne interes te femijeve te ketij idioti), citon shpifje te politikaneve kriminele.

  9. IVONI says:

    .. PER FAJTORET TE MOS KETE FALJE ,PER ATA QE KANE VENE PASURI TE PA LIGJESHME SI DROGA , SHFRYTEZIME POSTI, ETJ ETJ , TE KETE JO VETEM SEKUESTRIM POR DHE “DHENIE LLOGARI PARA LIGJIT “..! ME BEHET QEJFI NESE FORCAT E PASTRA POLITIKE NE SHQIPERI DO TE GJEJNE GJUHEN E PERBASHKET PER TE LUFTUAR KRIMIN , SIDOMOS ATE POLITIKO=EKONOMIK ..! IDEJA E ISH ZV/ KRYEMINISTRIT ME PELQEN , NESE AJO DEL NGA SHPIRT I PASTERT ..!

  10. Konica USA says:

    Sali Llapaqeni ka ndersyer gjithe qente e prokurorise kunder prokurores se perghjithshme Arta Marku,plus qe partia e kriminelit te Vicidolit ka bere dhe kallzim penal per te,prandaj del detyre qe gjithe shqiptaret te mbeshtesin prokuroren Arta Marku nga sulmet e atyre qe e sulmuan reformen ne drejtesi qe ne embrion.Saliu,Meta,Lyli,Monika,dhe gjithe shpura e tyre.

  11. aleko says:

    nese Arta marku kerkon ndihmen e popullit ne lufte kunder krimineleve dhe politikaneve te korruptuar ahere ky popull duhet ta mbeshtes ate me te gjitha menyrat nese vertet kerkon progress dhe drejtesi per vendin e vet , ndryshe le ta kaloje me pallavra facebook – u , te ule koken dhe ti bindet poshterisht banditeve dhe politikaneve hajdute sic ka bere per 25 vite me radhe..

  12. llaman says:

    Arta e ka mbeshtetjen e popullit, nuk ka njeri qe nuk thote bravo per masat qe morri ndaj dezertoreve.

  13. Jimi says:

    Solidarizohem me ty z. Kopliku!

  14. Timi says:

    Cohumi shqiptare shpetoni veten dhe vendin nga qente e Berishes!

  15. Gus says:

    Respect dhe mbeshtetje per prekuroren e pergjidhshme

  16. zotnia 420 says:

    Z.Kopliku ke bere nje shkrim te bukur bravo te qofte shume respekt.

  17. gora says:

    Te dyja pallet Jane Koke e kembe te korruptuar por sidomos disa prej tyre Prokurorja kerkon mbeshtetje te gjithanshme dhe jo te rrezohet nga rrugacet e kriminelet qe Jane te korruptuar. Nuk eshte zonja Marku e sapoerdhur ne drejtsi qe ne kete vend s shkojne punet mire po jane plerat e korruptuar qe P.O. e kuptojne se ju erdhi fundi.

    1. hajred says:

      Z.Kopliku,ju përshëndes për thirrjen që ibën publikut për mbrojtjen e z.pr.të.përgj.Do të bëj thirrje ju si një nga figurat më kryesore në post dhe udhëheqje të pd.në fillimet më të vështira të saj që të angazhohesh më shpesh për kët çështje madhore .Të jesh i sigurët se populli të mbështet.

  18. @ says:

    Bashkim djali,
    kujt ja kerkon mbeshtetjen, Popullit apo shtetit?
    Populli eshte i pafuqishem, ndersa shteti eshte “joint venture” bandash mafioze.
    Ky shtet (edhe me kontributin tend) eshte duke falimentuar. Akoma nuk e ke kuptuar?

  19. ali says:

    Shume respekt qytetarit Durrsak-Shkodran, z. Bashkim. Per drejtesine qe
    i rekomandon popullit te tij, mbi te gjitha
    botes intelektuale dhe asaj qe ka vlera mediatike.

  20. Mbrojeni dhe mbeshteteni Z.Arta Marku
    Z.Bashkim jame plotesishte me thirjen tuaj dhe me shkrimin.
    Vertet cuditem ku eshte kjo shoqeria civile,ku jane organizatat dhe intelektualet shqipetare-pse nuk protestojne apo shkruajne.Ku eshte unioni i prokuroreve apo i gazetareve,pse nuk shqetesohen mbi thirjen e disa llapanjozeve prokurore apo deputet.
    Nderime Z.Arta Marku mos u tut nga keta zagare.
    Yllson

  21. Vjola says:

    Mbeshtetje per znj Arta Marku kryeprokuroren e Shqiperise .

  22. Gri says:

    Mbeshteje dhe kurajo per Kryeprokuroren!
    VETING DHE RIVETING PER KETA TE 10 PROKUROR!
    Per ne njerzit e thjeshte ket prokuror jane te mbaruar! Duhet te largohen nga sistemi i drejtesise, me patjeter!
    Keta te papergjegjshem dhe pa integritet, frikacak dhe te perdorshem nuk mund te jene me prokuror!

  23. Lennard says:

    Mbeshtetje Zonjes se Nderuar Prokurore Arta Marku!!!.Ku eshte e Ashtuquajtura SHOQERI CIVILE ,a mos eshte ne shoqeri me Krimin e Organizuar???

  24. Pokeristi says:

    Qe ne momentin e pare qe zonja Marku mori detyren si kryeprokure e pergjitheshme (perkoheshme),ajo ka pasur nevoje nevoje per nje mbeshtetje mbare popullore.
    Duam a po s’duam, ecuria e demokracise ne keto momente kritike ku eshte katandisur sistemi i drejtesise z. Marku duhet pare si prioritet i vecante.Mbi te gjitha eshte femer midis nje kopeje ujqerish te uritur,qe tani ne luften per egzistence kafshojne edhe vehten pa dashje.
    Z.Marku ka nevoje per mbeshtetje nga ata juriste te ndershem e patriote ,aq sa ndihen te tille,qe jane jo pak,ne trupen e madhe te juristeve ne sistemin juridik.
    Z.Marku ka nevoje te vecante per mbeshtetje nga intelektualet e mirefillte te te gjitha fushave.
    Z.Marku ka nevoje per mbeshtetje politike nga te gjitha partite dhe forcat politike,qe e duan sinqerisht Shqiperine.
    Z.Marku i ka te gjitha cilesite dhe aftesite,per ate pozicion,por mbi te gjitha i duhet perkushtim e vetmohim,qe une personalisht them,nuk i mungojne.
    Zonjes Marku i mungon vetem mbeshtetja jone e plote.
    T’a perkrahim e t’a mbeshtesim pa rezerva kete zonje te gjithe ne si shqipetare dhe po ashtu te gjithe ata qe e duan sinqerisht popullin shqipetar,perfshi ketu BE dhe USA.

  25. Zani says:

    Populli duhet te çohet te mbroje vendin jo vetem nga klyshet e Berishes pore dhe nga zagaret e Rame, qe çdo dite po i thithin gjakun ketij populli,dhe me korrupsionin e tyre po e shkatrrojne progresin e vendit. Nuke ka institucion shteterore qe mos te kete korrupsion, I kane kthyer zyrat e shtetit ne biznese private. Duhen shume intelektual qe te organizojne popullin ne protesta pa u perfaqsuar nga parti politike qe ti perdorin per qellimet e tyre. Plotsishte dakort me zotin Kopliku per mbeshtetjen e kryeprokurores Marku dhe respekte per te gjithe ata qe kontribojne ne kete drejtim. Shpresoj qe populli do fitoje nje dite mbi gjakpirsit

  26. Astrit shba says:

    Thirja e z.Kopliku shume drejt dhe ne kohen e duhurz.Marku duhet ta mbeshtesin tegjithe intelektualet, ajo ka gjetur nje prokurori me prokurore qe nuk e kane kryer si duhet detyren e tyre ne vend ta denojne krimimn e korrupsionin nje pjese e mire e tyre se bashku me llallen nuk kane qene ne nivelin e duhur per te luftuar krimin, e mbeshtetur edhe nga politikane qe kane qene te lidhur me te.Kerkohet nje impenjim maksimal e nje pune e madhe per te ngritur ne nivel te larte institucionon e prokurorit pergjithshem dhe kalimin e te gjithe prokurorve ne siten e vetingut.Ata qe do te kalojne vetingun dhe e duan atdheun e tyrene pet ti sherbyer me besnikri do ti bejne sherbimin me te madh popullit te vendit tyre.

  27. Veterani says:

    Të përkrahim thirrjen e z.Kopliku në mbështetje tëz.Marku,vetingut dhe drejtësisë e demokracisë. Jo ti kundërvihemi Atij me shpifj se drejtësia e demokracia është në rrezik.

  28. Lili says:

    Shej i mire kur behet qytetar e jo vetem militant i verber nje PDist!
    Bravo,te gjithe duhet te perkrahim Zojen Arta, edhe te kerkojme qe prokuroret qqe ´perzgedhin punen e tyré sipasqefit te perjashtohen nga Drejtesia e mos te paguhen me me taxat tona.

  29. "BOHOTINA" says:

    “Burrit te shtetit duhet ti flase zemra”- thoshte Napoleon Bonoparti. Jam mrekulluar kur e kam gjetur. Pra burrit te shtetit duhet ti flase zemra dhe jo xhepi dhe buzet mekanikisht e ftohtesisht duke u hapur e mbyllur kot me kot. E pra Bashkim Koplikut i ka folur zemra se e do vendin dhe zemren e ka ne koke dhe jo ne xhep e ne buze, si ata delenxhinjt prokurore qe benin llafe per pune kohe, sikur ajo ishte me e rendesishmja.

  30. Avni Gjika says:

    Bravo Z. Kopliku
    Nji Zotni Shkodre thote te verteten, te lumte ne Ksi kohrash te turbullta kto njerez na duhen.
    Duhet te veprohet sic thote Z . Kopliku, Respekt per ju Zotni.

  31. Don says:

    Patjeter qe arta ka me vehte mbi 90% te popullit shqiptar dhe ajo e di kete. Por ajo di edhe qe ajo 0.001% e njerezve ne vendimarrje nuk e duan duke filluar nga presidenti yne flori deri tek shume ministra, kryeministra te tashme e te shkuar te perlyer me vjedhje te pasurise se popullit.

  32. Zgalem says:

    Shkrime te kesaj natyre , kam lexuar disa , nga Bashkim Kopliku . Nuk me interesojne perkatesite politike . Njeriu shkruan ate, qe ndjen . Z. Kopliku eshte atdhetar . Nje opinionist ka shkruar se Kopliku , ka pasur djalin te denuar . Edhe po te jete kjo , shkrimi i sotem I Koplikut merr vlere dhe me te madhe . Arta Marku , e ndodhur perpara 10 prokurorvr rebele , dolli me e forte se ne c’do moment te jetes se saj . Ajo perfaqesoi Drejtesine , qe po lind dhe 10 prokuroret rebele , jane te perkedhelurit e Llalles . Populli dhe Shqiperia jane me Arten . Prokuroret , dukshem u rebeluan , per interesin e tyre personal , per momentin . Vetingu do t’i tregoi cilet jane ne te vertet . Dyshimi eshte se jane pasusit besnike te LLalles . Ka kohe , qe Arta po thyen pengesa , qe I ngrihen , per t’i sabotuar misjonin e saj fisnik . Arta me qetesine e saj olimpike dhe me pergatitjen profesionale do tja dali mbane detyres se veshtire , por te lavdishme , qe po I ngarkon koha , qe jetojme . Zgalem

  33. sapa says:

    Ky vend ka degjeneruar me kohe dhe as mos prit ndonje ndihme moj zonje!

  34. Sheleaura says:

    bravo z. kopliku
    ķjo eshte per vendin tone ku duam te vdesim .
    kjo thirje eshte profetike
    pershendes te gjithe ata qe kan perkrahur thirjen

  35. vathi says:

    bukur zoti kopliku…tamam shkodran I vertet..prokurorja do njerez qe e duan shqiperine dhe ligjin…dhe rrokullima e hajnave pd.ist qe I bejne fresk krimit po levizen me shpejtesi posht…aty ku gangsteret e politikes shqiptare po japin shpirt…patjeter mbeshtetje masive popullore per kryeprokuroren e shtetit ….

  36. bujari says:

    Edhe une jame shume dakort me z. Kopliku. Eshte nje nga momentet me te rendesishme por te dale ne perkrahje mbarpopullore te Zj.se nderuar Marku qe me te drejte ajo ju drejtua popullit te jete ne mbeshtetje te saje. Eshte koha o sot o kurre qe ky vend te mare drejtimin e duhur te nje vendi me nje demokraci te vertete dhe jo sic eshte sot e 28 vjet nje vehd rrupall qe komandohet nga kriminele, hajdut, mafjoze, trafikant qe e kane kapur per fyti shtetin.

  37. tori says:

    Perkrahja qe populli duhet ti japin kryeprokurores duhet te jete maksimale e ne cdo rruge te mundeshme per te miren e kombit e per te ardhmen e Shqiperis, kunder bandave politike mashtruese (made in babale) e perfaqesuesve politike.Refuzimi apo revolta e ketyre prokuroreve rrogist e te neveritshem,frigacak ne Kulm tregon edhe realitetin e super frikshem e te trishtueshem te sistemit te drejtesis,friken e tyre nga vetingu e kundershtimit me cdo mjet te vetingut.Te pershendes Zotni B.Kopliku(perfaqesues netto I qytetaris shkodrane) per perkrahjen maksimale qe duhet tja japin kryeprokurores ne kto kohe te “turbullta” e te inskenuar nga bandit politike e banda e prokuroresh te korruptuar. Te ngrihemi te gjithe e ne cdo forme te mprojme kryeprokuroren,detyr patriotike e cdo shqiptarit te ndershem e pa dallim I djathte apo I majte.Ku jane intelektualet te varun apo te pavarun,ku jane Gazetaret apo opinionistat (qe per komentojne sipas L…ve apo porosive).Koha nuk pret,kerkohet perkrahja urgjente per KRYEPROKUROREN

  38. nardi says:

    Arta Marku eshte nje shprese e re demokratike, mengjesi i nje epoke te re qe po sjell ndryshime te forta ne aspektin juridik dhe politik.
    Jo me kot sulmohet vetem nga llumi i te korruptuareve!
    Duhet respektuar, mbrojtur, ndihmuar dhe asnjehere te lihet vetem ne mes te tepsise se korrupsionit dhe te krimit te zagareve qe tashme e kane bishtin nder shale..
    Populli duhet te demostroj hapur neper rruge mbeshtejen dhe perkrahjen i tij dhe asnjeher nuk duhet ta ler vetem, se faktikisht Z.Marku eshte vetem ne ket lufte me perbindshat e krimit shqiptar.

  39. shkurt 2014 says:

    Po vjen fundi i plakut,dhe bandave te tije barbare,Po kerkojne ku te futen,po ska vrime qe i ze.Guximi dhe kurraja e Z Marku eshte per tu perkrahur nga mbare populli shqiptare.Largimi i te korruptuarve,qe kane sjedhe e vazhdojne te sjedhin mose drejtesi,kta jane shebetoret e hajdutve te plakut e ortave te tije.

  40. Patriot says:

    Z. Kopliku ka te drejte ne kete rast. Intelektual Po jo aq i ndershem shqiptare.

    Ne Ato fillime te viteve 90 te si TV. Kryeminister i qeverie fashiste antikomuniste antishqiptare e antiatdhetare KE faje goxha te medha.
    Tani si dhe meksi na Beni intelektuali e ndershem Patriot.
    Jo jo sjeni aspak te tille.

    Ai breza e ATA njerez iken e svine me.
    Prinderit tane punuan e sakrifikuan, luftuan e falen prona me idealizem per re ngritur ate Shqiperia qe gjetet gati ju, ajo qe ish. E cbere ti I panderuar zv. Kryeminister I nje qeverie fashiste e antipopullore:

    ju hoqe pensionet, ju vodhet e mbyllet e shkazerruat fabrika e uzina e i le papune e pa pension, pa asnje mjet jetese, qysh ne moshen 40 vjec, u nxorret ne menyre massive femijet nga puna me ligjin e famekeq 24/7 (perfshire dhe shkryesin e ketyre rradheve).
    Intelektual pe shkodre, mamaja shume e nderuar mesuese e babait Tim ne shkollen Skenderbeg”, vellai ass professor KE fizika vete kryeinxhinjer I uzines TV, nuk ishe ti vete nje anetare I nomeklatures Komuniste?
    Po duhet te vendosje ti per fatin Tim, nje inxhinjer i thjeshte, ndoshta me nota shume me te Mira se ty apo vellait tend?

    Vetem se une NUK hodha poshte punen e djersen e babait Tim idealisti e te dilja neper mitingjet me pardesy te bardhe sic bere ti e meksi apo selami e ceka e te bertisja e ulerisja se CNA kish bere komunizmit sic bere ti megjithese e dije qe Po luftoje vetem per karige post e pasurit personale.

    Tregoi si morret me Korruption hyrjen baninmi te ISH Klinika e udheheqesve per vete e per vjehrin( njeri i nderuar, e njoh se e kam pas komshi, ndoshta Para se te beheshe ti dhentri i tij).
    Nxorret njerezit nga shtepite ne pretekstin se ishin Komuniste. Po anetare Partie ISHit Ju te gjithe anetare te qeverise Berisha. I nxorret e u morret apartamentet, futet me kuc e mac vehten dhe fisin.

    Ketu ne gazete kam lexuar se si je nga te paret qe fute ne praktike teorine Shqiperia per 1 Eur, me venturat me Koreanet ku Shite e cmontove, e le punetoret pa pune, e mbushe xhepat personale me uzinen e televizoreve me Durres, pasurit Popullore, dhe u solle sikur TA kish Lene trashegim yt ate

    Kopliku Mos kujton se ckeni bere ne Ato vite te largeta e shume te erreta te historise se Shqiperise, harrohen ose bile Jane haruar gabohesh rende.

    Nuk harrohen se shkaterruat Shqiperine, se e dogjet e i vute flaken,(qe vetem serbi donte tja bente dhe ja beri) se prishen e shkaterruat e vodhet dhe e shitet per 1 Eur pasurine Popullore te Vene me gjak e djersen e sakrifica te medha, se prishen moralin e ktij populli, se futet Korruption ne Praktiken e ne jeten e perditshme, se hapet Akademie e plepave Duke prishur te ardhmen e rinise, se hapet plaget me te medha qe Ka shoqeria sot, droge e prostitution , se na beri qeveria ku ti drejtoje te migrojme e te marrim rruget e botes se ti na Le Pa pune e Pa
    buke .

    Mos kujton se ti harron njeri e ti ka falur njeri bashke- Fajet e krimet e Tua.

    Dil publikisht e kerko te falur nje Here per Fajet e krimet e Tua.
    Me vone ndoshta beheshe me shume I besuar ne Ato qe thua e shkruan e Ben thirje.
    Se une besoj ndoshta te Jane mbaruar mjetet finnacjare dhe Po perpiqesh tani te terheqesh nje cike vemendje se ndoshta Del ndonje gje, punon me objektiva long term, si te thuash nje lloj sleeper, Schläfer

  41. Dardan says:

    Perbindeshi i Trustit te Geshtenjave me ne fun merr goditjen finale nga Shote Galica e Drejtesise se Shqiperise. Shote Marku ti per ne je horoine!

  42. Arber says:

    Popull, behu i zgjuar per veten!
    A duhet te dalim te mbrojme godinen e mykur me pleshta e tartabiqe ku vegjetojne e marrin page nga taksat tona qylxhinjte “aktore” pa asnje aktivitet gjate vitit,
    apo te shkulet nga rrenjet ky sistem drejtesie i plepave qe po rrjep shqiptaret prej 25 vitesh ?

  43. Aixa Dessuntes says:

    Shume shkrim me vend, si gjithmone, nga B. K.

  44. Atdhetari says:

    Z. Kopliku ka te drejte ne kete rast. Intelektual Po jo aq i ndershem shqiptare.

    Ne Ato fillime te viteve 90 te si zv. Kryeminister i qeverie fashiste antikomuniste antishqiptare e antiatdhetare KE faje goxha te medha.
    Tani si dhe meksi na Beni intelektuali e ndershem Patriot.
    Jo jo sjeni aspak te tille.

    Ai brez e ATA njerez iken e svine me.
    Prinderit tane punuan e sakrifikuan, luftuan e falen prona me idealizem per re ngritur ate Shqiperi qe gjetet gati ju, ajo qe ish. E cbere ti I panderuar zv. Kryeminister I nje qeverie fashiste e antipopullore:

    ju hoqe pensionet, ju vodhet e mbyllet e shkazerruat fabrika e uzina e i le papune e pa pension, pa asnje mjet jetese, qysh ne moshen 40 vjec, u nxorret ne menyre massive femijet nga puna me ligjin e famekeq 24/7 (perfshire dhe shkryesin e ketyre rradheve).
    Intelektual pe shkodre, mamaja shume e nderuar mesuese e babait Tim ne shkollen Skenderbeg”, vellai ass professor KE fizika vete kryeinxhinjer I uzines TV, nuk ishe ti vete nje anetare I nomeklatures Komuniste?
    Po duhet te vendosje ti per fatin Tim, nje inxhinjer i thjeshte, ndoshta me nota shume me te Mira se ty apo vellait tend?

    Vetem se une NUK hodha poshte punen e djersen e babait Tim idealisti e te dilja neper mitingjet me pardesy te bardhe sic bere ti e meksi apo selami e ceka e te bertisja e ulerisja se CNA kish bere komunizmit sic bere ti megjithese e dije qe Po luftoje vetem per karige post e pasurit personale.

    Tregoi si morret me Korruption hyrjen baninmi te ISH Klinika e udheheqesve per vete e per vjehrin( njeri i nderuar, e njoh se e kam pas komshi, ndoshta Para se te beheshe ti dhentri i tij).
    Nxorret njerezit nga shtepite ne pretekstin se ishin Komuniste. Po anetare Partie ISHit Ju te gjithe anetare te qeverise Berisha. I nxorret e u morret apartamentet, futet me kuc e mac vehten dhe fisin.

    Ketu ne gazete kam lexuar se si je nga te paret qe fute ne praktike teorine Shqiperia per 1 Eur, me venturat me Koreanet ku Shite e cmontove, e le punetoret pa pune, e mbushe xhepat personale me uzinen e televizoreve me Durres, pasurit Popullore, dhe u solle sikur TA kish Lene trashegim yt ate

    Kopliku Mos kujton se ckeni bere ne Ato vite te largeta e shume te erreta te historise se Shqiperise, harrohen ose bile Jane haruar gabohesh rende.

    Nuk harrohen se shkaterruat Shqiperine, se e dogjet e i vute flaken,(qe vetem serbi donte tja bente dhe ja beri) se prishet e shkaterruat e vodhet dhe e shitet per 1 Eur pasurine Popullore te Vene me gjak e djersen e sakrifica te medha, se prishet moralin e ktij populli, se futet Korruption ne Praktiken e ne jeten e perditshme, se hapet Akademie e plepave Duke prishur te ardhmen e rinise, se hapet plaget me te medha qe Ka shoqeria sot, droge e prostitution , se na beri qeveria ku ti drejtoje te migrojme e te marrim rruget e botes se ti na Le Pa pune e Pa
    buke .

    Mos kujton se ti harron njeri e ti ka falur njeri bashke- Fajet e krimet e Tua.

    Dil publikisht e kerko te falur nje Here per Fajet e krimet e Tua.
    Me vone ndoshta beheshe me shume I besuar ne Ato qe thua e shkruan e Ben thirje.
    Se une besoj ndoshta te Jane mbaruar mjetet finnacjare dhe Po perpiqesh tani te terheqesh nje cike vemendje se ndoshta Del ndonje gje, punon me objektiva long term, si te thuash nje lloj sleeper, Schläfer

  45. joel shkodra says:

    Akoma Arta Marku? Po sikur ishte e perkohshme, apo do te jete e perkohshme e perhershme?

  46. Ylli says:

    Bravo, Bashkim eshte shume e vertete qe Arta do mbeshtetjen tone te te cilen une besoj se ka nga i gjithe populli

  47. Komewntuesi says:

    Ka edhe kafshe qe dalin kundra mendimeve te Bashkim Koplikut,i cili me te drejte del ne mbrojtje te zonjes Arta Marku.Keta kafshe jane te edukuar nga kafsha e madhe Sali Berisha,i cili ka helmuar mendjet e disa njerezeve te paditur e injorant, e te pagdhendur.Ata Marku,me çdo kusht duhet mbeshtetur ne detyren e saj te larte,per te miren e vendit dhe popullit tone.Respekt per Bashkim Koplikun.

  48. emigranti says:

    Keto komente ketu tregojne nje mbeshtetje te madhe per Arta Markun. Le te organizojme nje miting ne mes te Tiranes te tregojme mbeshtetjen e gjithe njerezve te ndershme per kryeprokuroren.

  49. pk says:

    Ideja e z.Kopliku, pavaresisht se kush ka qene apo eshte apo cfare perfaqeson, duhet perkrahur nga te gjithe njerezit e thjeshte te cilet te znj. Marku shohin shpresen per te ardhmen e femijeve, shpresen qe perfundimisht shteti te mos bjere ne dore te krimit (te rruges apo me imunitet parlamentar). Secili te mendoje per gjendjen ne qytetin e vet, ne institucionin ku punon, ne lagjen apo kudo. A nuk e ndjeni qe cdo dite e me teper po sundon krimi dhe korrupsioni, pavaresisht propogandes. Mbeshtetja e znj. Marku eshte detyrim per cdo qytetar te ndershem qe nuk pajtohet me kriminelet e cdo lloji, Do te isha i gatshem te mbeshtesja cdo iniciative per nje tubim publik, civil e qytetar ne mbeshtetje te kesaj zonje te madhe, per ta inkurajuar ne detyren tmerresisht te veshtire dhe per te dekurajuar sadopak krimin me te cilin do ti duhet te perballet.

  50. pk says:

    Mero, mire bere qe e hoqe kete shkrim, jane me te rendesishem per shqiptaret trima dhe liridashes ftesa per hotel e Greta Kocit, Griderirat dhe ai rumuni qe kendon bukur. Po e shkruaj kot se e di qe nuk do dale gjekundi ky koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje