PD: Arta Marku duhet të shkarkohet, Prokuroria të nis hetimet ndaj saj

22 Shtator 2018, 12:29Politika TEMA

Partia Demokratike ka kërkuar shkarkim e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku. 

Në një deklaratë për media Deputeti i PD Enkelejd Alibeaj i bëri thirrja Prokurorisë që të nisë hetimit ndaj Arta Markut.

Më tej Alibeaj tha se kryeprokurorja shpërbëu grupin e prokurorëve që po hetonte çështjen “Tahiri”.

Në mënyrë të qëllimshme dhe aktive, Arta Marku, gjatë 9 muajve në krye të prokurorisë i ka shërbyer vetëm një qëllimi: shkatërrimin e ekipit që po heton Saimir Tahirin dhe shpërbërjen e ekipit që nxori para drejtësisë, Emiljano Shullazin.

Me këtë detyrë Arta Marku u emërua në mënyrë të paligjshme nga Edi Rama në krye të prokurorisë dhe, duke goditur prokurorët e të dy dosjeve, e realizoi qëllimin brenda 9 muajsh.

Opinioni publik u njoh ditën e djeshme me padinë e Partisë Demokratike ndaj kryeprokurores që, në shpërdorim të detyrës, i shërbeu Edi Ramës dhe krimit, për dështimin e hetimeve ndaj Saimir Tahirit.

Mediat kanë sjellë prova që faktojnë se, pasi largoi Elisabeta Imerin nga çeshtja Tahiri, Arta Marku, largoi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda edhe Besim Hajdarmatën, në të njëjtën ditë që u kërkua sekuestrimi i pasurive miliona euroshe të Habiljave dhe i audit të famshëm të Saimir Tahirit, AA 003 GB, me të cilin Habiljat bënin trafik ndërkombëtar droge”, tha Alibeaj.

Sipas deputetit demokrat, shpërdorimi i detyrës nga Arta Marku është një çështje që kërkon hetim të shpejtë nga Prokuroria e Tiranës, për të mos lejuar shkatërrimin e mëtejshëm të çështjeve Tahiri, Shullazi apo ndonjë dosjeje tjetër për të cilën është shqetësuar Edi Rama.

Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë së Tiranës të urdhërojë pa vonesë pezullimin nga detyra të Arta Markut dhe të nisë hetimin ndaj saj.

Është po kaq urgjente nevoja për të verikuar:

– Cilat janë lidhjet direkte apo indirekte të Arta Markut me Edi Ramën.
– Çfarë komunikimesh ka Arta Marku me Engjëll Agaçin dhe si kanë ndikuar ato në shkatërrimin e hetimeve për “Tahirin” dhe zvarritjen e ccështjes “Shullazi”.
– Çfarë i kanë kërkuar kryeprokurores Fatmir Xhafaj, Ulsi Manja, Ermonela Felaj apo ndonjë deputet tjetër socialist.
– Hetimet duhet të qartësojnë a ka patur kryeprokurorja kontakte me avokatët apo të dërguar të Emiljano Shullazit”, tha më tej Alibeaj. (TemA)

 

7 komente në “PD: Arta Marku duhet të shkarkohet, Prokuroria të nis hetimet ndaj saj”

  1. PROKUROJA TE SHNDRON NE USHQIM PER MUTE
    TY DHE STALLEN TATE O FSHATARE I PESHTIRE

    BOLL KAKARITET NGA ATO KOTECE
    QE DO TA HANI ATE “KOQEN E MISRIT” SE SHPEJTI !

  2. Truthari P artisë D ebilëve says:

    Gomar ti gomar kush të vuri Enkelejd ka shumë kohë që të është tharë truri!

  3. Alidemsi dixhital says:

    O Tellalli i PD-se nqs ke pare dramen “Oret e Kremlinit”,megjithse je cunak i ri, kishte nje tellalle,si puna jote, qe gjate gjithe kohes se “pazarit” therriste…Hajde kuklla …kuklla…te mira dhe te lira..hajde kuklla….keni marre fund…. shpifni dhe mashtroni..nuk i ha me njeri..Prisni zgjedhjet se afermi….

  4. Vasiliki says:

    Ooo Ali bej !
    Nuk na ke thene gje per Babalen, si vajti ajo pune ?

    Ti, o i mjere, nuk duhet te dalesh me ne faqe te dheut!

  5. niki says:

    Si mund tu besosh ketyre pleherave dhe ti japesh voten. Nuk arrij te kuptoj shumicen e elektoratit te kesaj partie te felliqur.Prokuroret e kane pranuar te jene pjese e drejtesise ,por vetem ceshtjet e nxehta nuk duan, se perndryshe na zemerohen kriminelet dhe na rrezikojne jetet tona. Prokurorja e pergjitheshme deri tani nuk ka bere asgje. Populli pret, keto halera kerkojne ta largojne nga detyra ashtu sic kerkuan te mbanin te pashkolluarin LLALLA dhe i plasi bomba ne dore.

  6. Ptuuuu,,,, says:

    E harroj fierin ky fshtari cakranit,,,,qe nuk hyje dot ne qendrat e votimit nga horrat dhe te burgosurit qe nxorri ky me olldashin me leje nga Burgu ,ik or trap se te njohim mire se kush je,,,kujton se harron populli,,,vonon por nuk harron,,,ne zgjedhjet e ardhshme do zhdukeni fare,,, di shkriheni si parti,,,, ju ka mar muti shalet,,, pyet popullin per shkarkon e arta markut,,,kush jeni ju qe vendosni shkarkimin e MARKUT,,,PROKURORIA ESHTE E POOULLIT JO E JUAJA,,,

  7. Johani says:

    Tashme ska dyshim se edhe vet kriminelet kane humbur shpresen se do shpetojne prandaj eshte qartur alibeaj,te cilit do ti kisha sugjeruar qe te pushoi 24 ore dhe ta degjoi dekaraten e vet dhe tua thot femijeve te tij se a i beson ksaj qe nje dite me pare e ka deklaruar,une si dhe mbi 95% e shqiptareve e kemi te qarte se pse eshte qmendur ky kriminel,pasi ka menduar si ne kohen e millosheviqit ku çdo here shqiptari paraqitej dhe denohej si kriminel kurse vrasesi serb shpallej hero,te njejten gje ka bere alibeaj kur ishte ne qeveri ku pasi vrane kater qyetar ne shesh,me dekret i shpallen hero vrasesit dhe u graduan ne pozita e poashtu edhe u shperblyen me nje page shtese,kush eshte ai qe e moheon kete fakt pos kriminelit qe edhe kur del para mediave eshte me plot urrejtje,siq e thash si dikur millosheviqi ne kosove,prandaj kush eshte ai qe pret shpetim nga ky vrases qe duhej te ishte moooti ne burg e jo ta poshtroi kombin me deklarata te ndyra,ku tash gjen edhe prova se Arta Marku paska lidhje me krimin nderkohe qe vet ajo dhe gjithe ata qe e njohin thone se ajo ishte ne PD deri para pak vitesh,prandaj vetem per kete fyerje,sharje dhe kercenim qe i ban kryeprokurores ai duhet te ishte qysh sonte ne burg dhe ti ndalohet perjete dalja para publikut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje