Ishte koha e targave të zeza. Vajzat studente, përdhunoheshin dhe liheshin te dera e konviktit

22 Shtator 2018, 11:00Politika TEMA

Nga Rudina Xhunga*

Kur unë mbarova studimet e mia, ishin katër vitet e fillimit të tranzicionit shqiptar.

Juve që diplomoheni sot, nuk di t’ju them, nëse jeni në vitet e fundit të tranzicionit shqiptar, ndërsa bota po kalon tranzicionin e saj, nga njeriu te teknologjia.

Është koha e parave të shpejta, makinave të shpejta, konsumit të shpejtë, rregullave pa rregulla.

Si orientohesh në këto kohë?

Nga brenda, jo nga jashtë. Pyetjet i bën vetë, përgjigjet i jep vetë.

Ti më dëgjon e mendon, se unë e kam të lehtë te flas, se e kalova. Çfarë kam të lehtë? Çfarë kalova?

As harroj, as kaloj dot, mbi çfarë kam parë dhe bërë.

Ajo kohë nuk zhduket nga memoria ime.

Nuk dija ç’do bëja me jetën time. Kisha frikë. Ishte koha e targave të zeza. Vajzat studente, përdhunoheshin dhe liheshin te dera e konviktit, apo hidheshin në rrugë.

Kisha frike nga frika ime. Dhe e sfidova. Duke treguar histori për frikërat tona, vrava friken time.

Shkova nëpër zyra redaksish në kërkim të një pune, të papaguar në fillim, pastaj me pagesa modeste.

Kujtoj veten pa para, por jo pa shpresë.

Shpresa nuk ka të bëjë me vitin kur lind , por me vitet e tua, adrenalinën natyrale të tyre.

Sepse mosha jote, mosha juaj është çelësi që hap çdo derë. Është e vetmja moshë që ka guxim të marrë dhe besim fëmije.

Përdori! Ti mbase nuk e di se i ke këto armë, por i ke.

Shoqëria të kthen në humbameno, në të kërrusur, në medioker, në intrigant, në të dëshpëruar me rregullat dhe parregullat e saj, kur kalojnë ca vite.

Vetëm tani mundesh të bësh çudinë që nuk pret dot për nesër.

Sikur ta dije çfarë vlere në ar ka mosha jote, çfarë guximi, çfarë besimi, çfarë mundësish, që o përdoren, o digjen.

Ke gjithë jetën para për t’u dorëzuar, po ke vetëm këtë çast për të sfiduar. Ky çast është tani.

Tani nuk i jep askujt llogari, veç vetes. Tani nuk mban përgjegjësi për askënd, veç për veten.

Tani ti nuk ke pasuri. Ti je vete pasuria. Përdore, investoje!

Mos shko të punosh në call center, mos shko të transportosh drogë, mos u bëj skllav, mos u bej mish për top!

Të pengon sistemi? Denoncoje sistemin! Bërtit! Ke zë, pse e hesht zërin tënd?

Bërtite zërin tënd, derisa të ketë veshë që dëgjojnë.

Nuk ka sistem që nuk ka frikë të rinjtë.

Mos fol me vete, mos fol për vete. Hyr në network.

Mos hyr në kafe të qash hallet, as Instagram të gënjesh hallet, bëhu grup të zgjidhesh hallet.

Grupin e kujt, me lider kë? Bëhu lider, bëje ti grupin tënd, ose zgjidhe ti liderin dhe grupin me probleme të ngjashme dhe dëshirë të njëjtë për t’i ndryshuar.

Kur shoh të rinj që mbushin kafenetë, kazinotë, lotot e dhe call center, kur i shoh të lëshuar dhe dorëzuar në pritje të një mundësie për të ikur, më vjen të bërtas.

Nga kush po ikën, nga vetja jote, nga jeta jote?

Bëhu i marre, jo i mjerë! Do të ta falin marrëzinë, por jo mjerimin.

Ju nuk jeni të mjerë, se ju ia dolët. Ia dolët të diplomoheni. Ka të tjerë që nuk e kanë bërë.

Pra ka të tjerë që  e nisin me një minus, ju e keni nisur me plus.

Tundjani diplomën tuaj në fytyrë atij që ju thotë pija lëngun këtij kartoni.

Diploma ka për tjetrin, vlerën që ti i tregon se ka. Po shkove me nënshtrim e pa vetëbesim, si i tillë do trajtohesh.

Po të thanë: sa si puna jote, ka me diploma, thuaji: Unë vlej, diploma ime vlen, rinia ime vlen. Ti që me demotivon, e përzë, pa me trego pak diplomën tënde!

Nuk të duhet se ke bërë para? Po si i ke bërë?

Kur një njeri kërkon llogari për paratë e pista vërdallë, zëri i tij humbet. Por kur shumë zëra kërkojnë llogari për paratë, për mungesën e rregullave, për padrejtësinë sociale, nuk ka shans të mos ju dëgjohet  zëri.

Ju nuk keni ç’humbisni po ngritët zërin. Por nuk keni ide sa humbisni , duke mos ngritur zërin.

Kërko të drejtën tënde, jo me inat se të takon, por me besim se ke për të dhënë.

Do japësh ëndrrat. Pa ëndrra nuk ka shpikje, nuk ka zhvillim, nuk ka ndryshim.

Unë e di, është e kotë ndonjëherë. Muri i sistemeve të ngritura pa pasur njeriun, në qendër, por paranë, është i padrejtë.

Unë vetë, shpeshherë, konformohem, nuk konfrontohem.

Edhe ti mund ta bësh një ditë. Por tani është koha jote, Nuk ke nevoje për mua dhe mesazhet e mia, ke nevojë për jehonën e zërit tënd. Kujton se je vetëm, ndërsa të tjerët mezi po presin të ikin?

Po bërtit njëherë, oeeeeee a ka si unë, të tjerë?

Dhe do ta shohësh sa ka si ti, që duan t’ia njohin vlerën kësaj diplome, kësaj jete, këtij vendi, që është yti.

Nuk ka lidhje a të do. Ti a e do vendin tënd?

Nuk ka lidhje sa të do jeta e fati yt. Ti a i do ato?

Mos pyet çfarë surprize do të të bëjë fati? Ti më thuaj si do e suprizosh fatin tënd, veten tënde, familjen tënde, të dashurën tënde dhe nesër fëmijën tënd.

Bëhu i marrë, jo i mjerë!

Nuk kanë asgjë më shumë se ty, ata që ia dalin, mjafton të vendosesh me veten, për çfarë ia dalin.

Poqe se t’ia dalësh për çunat këtu është të bëjnë paratë e shpejta e të ikin shpejt atje ku do shkojmë të gjithë, një ditë, kot më thirrët mua.

Unë nuk jam me shprehjen; Një ditë luan, më mirë se gjithë jetën dele.

Unë jam me besimin, bëhu njeri. Shijoje njeriun brenda teje, ndihmoje të dojë e ëndërrojë dhe jeta do jetë jotja, miqtë e mi, kudo ku e ndërtoni.

Unë dua vetëm t’ju lutem; bëjeni këtu! Këtu ku keni diplomën dhe rininë, familjen dhe fëmijërinë. Mos i braktisni se nuk janë pesha që ju ndalojnë fluturimin.

Këto janë krahë që ju ndihmojnë të fluturoni.

Ju dua shumë. Nuk ju njoh, por mezi po pres t’ju njohë gjithë bota.

* Ps. Ky ishte fjalimi i mbajtur nga Rudina Xhunga, në ceremoninë e diplomimit të studenteve të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës.

32 komente në “Ishte koha e targave të zeza. Vajzat studente, përdhunoheshin dhe liheshin te dera e konviktit”

  1. says:

    Në 1992 te godina 18 e gocave, ka bërë sex me studente. Vazhdoja industrialen dhe konviktin e kishim te teknollogjiku.

    1. Feniks says:

      Rudina ti me keshillon te denoncoj padrejtesine,dhunen,poshterimin e shtetit,perbuzjen e shtetit,heshtjen e shtetit,heshtjen nga frika te Avokatit te Popuyllit qe vetewm popullit nuk i sherben!
      Te denoncoj,por ku ta dergoj denoncimin tim,se ne Shqiperi askush nuk te degjon,tre gjithe hiqen si idiote,sikur nuk e kuptojne hallin tend!
      ] I kerkoj UKT Tirane te me mbylle kontraten se do iki perfundimisht me pune e banim nga Shqiperia,por UKT as pas 2 vjetesh nuk ma ka mbyllur kontraten,sepse ashtu e ka urdheruar “maliqi”,qe te grabise qindra mijra emigrante me taksat vendore tre jashte ligjeshme!
      I ankohem kryebashkiakut Veliaj,me te sukseseshmit kryebashkiak ne bote,por ai LUGAT asnjehere nuk ka denjuar te me ktheje pergjigfje!
      Bile,ne vend te tij drejtorite e ankesave,tatim taksave,ne vend qe te ballafaqojne ankimin tim me legjislacionit dhe t’i kerkojne llogari UKT,bejne ate me te poshtren:Ia kemi derguar UKT per kompetence!
      Uaaaaa,po te ishte per kompetence UKT nuk do me vidhte mua,por pikerisht kete duhet te verifikoni,se me siguri kete vjedhje,qe mund te shkoje ne disa miliard leke ne vit e bejne edhe per te gjithe emigrantet e tjere!
      I ankohen kryeministrit,se UKT po me vjedh,por ai si hazerxhevap qe eshte,kompetent per gjithcka me pergjigjet pa pike pergjegjesie morale se UKT nuk varet nga qeveria!
      Mortja qe s’te ha,more kryeminister i pa afte!
      Po populli more mavri me boje,a nuk varet nga qeveria?
      Po hajdutet qe vjedhin qytetaret e qe marrin rroge nga Bashkia e Tiranes,qe eshte socialiste dhe ti je kryetar i PS-se,nga kush varet?
      Po qe se qeveria nuk merret as me vjedhjet qe u behen qytetareve nga bashkia,as me buken qe prodhohet me miewllin kanceroz serb,me mishin qe futet me hormone dhe me dokumente te fallcifikuara etj,atehere per cfare te duam ne ty,more harbut?
      Nuk mbaron me kaq,moje Rudine rropatja ime,se edhe juristet e Avokatit te Popullit u suallen jo si juriste,por si karagjoze!
      Qelbi ka hyre thelle ketu,se shkoj e denoncoj ne polici,prej 5-6 muajsh,por asnje reagim prej tyre!
      Shkoj tek STOP-i i KLAN-it,por nuk ma moren fare persiper!
      Shkova tek Fiks Fare, me kerkuan te gjithe korespondencen,nje dosje plot,por ne fund pas 7-8 mjuajsh u tallen edhe ata,se gjoja kishin pyetur edhe ata tek UKT ( pra tek ujku qe hengri qingjin),se mua me takon te paguaje taksat!
      Po ligjet u them une?
      Ato zgjidhi me gjykaten!
      Kisha degjuar se STOPI dhe Fiksi kerkonin edhe pare per te bere emision por nuk i kisha besuar!
      Ka me moj Rudina!
      Bera nje shkrim dhe ia dergova te gjitha gazetave kryesore te vendit,por asnje prej tyre nuk e botoi,bile edhe kur e futa si koment ne shkrimet e tjera,ndonese e zbardhen per disa ore,e hoqen eshte shkrimin bashke me komentin!
      Kulmi ishte se edhe lajmin per analizen e Rames per vitin e pare te mandatit te dyte,nga qe une i fuyta edhe shkrimin tim ne forme komenti,e hoqen lajmin brenda disa oresh,kur lajme te tjere surrogato i mbajne per dite te tera!
      Te kene frike nga qeveria nuk e besoj!
      Te jene urdheruar nga qeveria,prap nuk e besoj!
      Besoj ate se ne Shqiperi nuk ka shtet,se vendin e sundon nje klike antishqiptare,qe tallet me popullin duke mashtruar gjoja me mbrockullen e bashkeqeverisjes “!
      Q… moj breshke Q… se te erdhi sahati!
      Dhe habiten njerezit se pse vitin e fundit aplikuan per llotarine amerikane 367 mije persona!
      Vetem Rama dhe Veliaj nuk e kuptojne mesazhin e kesaj shifre KRIMINALE!
      Shqiptaret po ikin se e ndjejne veten qe nuk mund te jetohet ne kete vend te PUSHTUAR nga armiqte e shqiptareve!

      1. Katerina die Große-Madona prej Sauku says:

        Ishte koha e TROPOJANVE te Azem MONSTRES JADARIT qe bashk me shok e tij si ky Halimi qe shan Rudinen perdhunonin vajzat shqiptare ne Tirane njisoj si ushtaret serb ne Kosove dhe ma keq akoma i shfrytzonin ato per prostitucion
        Rudina ti dhe qindra ishtstudente ka ardh koha te flisni dhe te ulni nga Pjedestialet pseudo Herojt qe ne te vertet ishin Perdhunues

      2. Robert says:

        Feniks- a nuk te ka shkuar mendja qe gabimi mund te jete me ty. Ti duhet te takoje dhe doktorin dhe jam I sigurt qe do te te shtronin ne spitalin psikiatrik. Te uroj sherim sa me te shpejt.

        1. Feniks says:

          Bravo Robert edhe une e mendova kete qe thua ti,por ne fund vendosa qe te takohem me nenen tende,gruan tende,motren tende dhe vajzen tende,mbase me japin ndonje ide me te sakte per te provuar se edhe ti mund te kesh lindur si dobic,meqenese qenke kaq i zgjuar!
          Si mjek i vjeter qe jam,te keshilloj,qe te shkosh ne Kavaje,qe te marresh nje doze masazhi kavajas,se paske shume nevoje!
          Mund te shkosh edhe familjarisht!
          Te fala sat’eme dhe here tjeter,ne se do t’i sherbesh qeverise duke hequr breket,me mire kete le ta beje gruaja ose vajza jote,se mbase edhe ty te ngrihet rroga ne pune!
          Mos u habit!
          Ka shume burra qe i zgjidhin punet me ndihmen e grave dhe ti me dukesh nje nga ata!
          Qerohu,more kelysh bushtre dhe mos me dil mua me nick,por po te ishe cub,dil me emrin e plote dhe hajde te takohemi bashke qe ta bej shqiponjen ne balle!
          Sa per mua.ata te cileve ua drejtoj kete akuze,me njohin sakte se kush jam,e jo si ti qe fshihesh pas ferres .
          Zhduku o bythelepires i shtetit fashist!

    2. Halimi says:

      Retorike e shpifur, ndjej neveri per kete gazetare mediokre qe ka bere vetem nje gje te mire, ka intervistuar shoqen Nexhmije.

      1. C’DERDELLISNI O PLEHRAT E NJEREZIMIT
        KUNDER NJI QYTETAREJE E GAZETAREJE TE DENJE
        QE I AFRON DICKA SHOQERISE SHQIPTARE

        NDERKOHE QE JU SHPELLARET E DALE NGA SHPELLAT
        DONI TE JETONI NE KAOS LUFTE KURVERI E ME NJI SHOQERI SI NE KABUL

      2. Katerina die Große-Madona prej Sauku says:

        Ishte koha e TROPOJANVE te Azem MONSTRES JADARIT qe bashk me shok e tij si ky Halimi qe shan Rudinen perdhunonin vajzat shqiptare ne Tirane njisoj si ushtaret serb ne Kosove dhe ma keq akoma i shfrytzonin ato per prostitucion
        Rudina ti dhe qindra ishtstudente ka ardh koha te flisni dhe te ulni nga Pjedestialet pseudo Herojt qe ne te vertet ishin Perdhunues

      3. plato says:

        Te lumte Xhunga! Edhe nje here fole pa thene asgje.

  2. Toni says:

    Respekte nje fjalim shume i denje,dhe shume i vlefshem per rinine uroj te kete shume vesh qe ta degjojne dhe mendje qe te reflektojne.

    1. like says:

      fjalim i dejshem per te rinjte do ishte sikur kjo zonja te tregonte se si vazhdon e vidhet prona publike e jo publike per perfitime personale edhe prej atyre qe hiqen si avokate te popullit e rilindas. a ja mbush mendjen dot nje te riu te kete shprese kur kryeqyteti i vendit eshte nje labirint minjsh ku edhe nje ndertese domethenese si ajo e teatrit u egzekutua per tu bere nje shumkatesh? kur shteti nuk ruan e mirmban pronen e vet, kush ka shprese te ruaje pronen e personale? kush ka shprese nga kta te rinj se do ta ruajne kur ujqit qe per 30 kane shqyer çfare kane dashur gezojne mbrojtjen e shtetit me shume se askush tjeter?

  3. BRAVO VERTET RUDINA

    KJO ESHTE DETYRA E CDO SHQIPTARI TE VERTETE

    SOT – TI SHERBEJE SHOQERISE VENDIT TE TIJ

    QE AJO TE NDRYSHOJE – TE ZGJOJE DESHIRAT E BRENDESHME

    DHE TI DUAJ ATO – TI JETOJE ATO E NEPERMJET TYRE TE JETOJE JETEN

    VETEM ATEHERE NQS TE RINJTE – DO LUFTOJNE PER ENDRAT -DESHIRAT -PASIONET E TYRE NE JETE

    NDRYSHOJNE JETEN E TYRE DHE I JETOJNE ATO

  4. IVONI says:

    sepse nuk kam durim te lexoj deri ne fund , diploma nuk eshte asgje kur nuk lufton ne jete , ne praktike per te vertetuar se je i afte per te bere dicka nga ato qe ke mesuar . Diploma nuk duhet “nxjere” per tu mburur ..! Kam njohur, jo keta rreth 30 vjet , por para tyre , ekonomiste , merceologe , financiere etj , te cilet kane qene zero , sidomos nga te priviligjuarit ..! Njerezit e zgjuar , me seder , qe kane pasur deshira ne jete per te bere dicka te vlefshme per shoqerine , jane pare me zili , jane penguar ne mendimin e tyre per per nje shoqeri te vlefshme ..!Diplloma nuk duhet ta lere njeriun kafeneve , per te pritur nje vend te mire pune , nje karrike te rehateshme , i pispillosur dhe i krekosur mashkulli dhe e kremosur apo e pudrosur femra ..! Duhen kuadro te devoteshem , te njohin hallet e popullit , te gjejne rruge zgjidhje per te orientuar shoqerine tone, te ndrushoje rrugen e gremines ..!

  5. enea says:

    Emocionuese. Fleminderit!

  6. @ says:

    Fjalet i merr era, ndersa fjalet e bukura jane kurdohere te dyshimta..
    Mashtrimi eshte profesioni baze i njerezve me “te suksesshem” ne Shqiperi.
    Sidomos krye-politikanet qe flasin me bukur se te tjeret. Mjere ata qe jane genjyer!
    Mos harroni qe kush ka bere kariere ne gazetari, i ka sherbyer vetem mafies politike..
    Nese doni te kuptoni aresyet e suksesit dhe sidomos pasurimit, shikoni ku dhe si ata jetojne.

  7. Bogonica says:

    Rudina,me gjith respektin qe kam per ju edhe si patriote qe jemi,dua t’u them:Jeni vone, shume vone.E keqja ka avancuar kaq thelle tek brezi i ri qe asnje mjekim,qofte dhe ky moralizimi i juaj i sotem,madje as nje nderhyrje kirurgjikale nuk ben efekt.Mos me quaj “disfatist”,mos me thuaj se “kurre mos thuaj kurre”,mos me thuaj se “kurre s’eshte vone”.E gjithe era e ndryshimeve politiko-ekonomike per keto 28 vjet nga lart poshte,ka ardhur nepermjet Medias.Pra, eshte Media rrypi i transmisionit te ndryshimit,apo ta themi me shqip sherbetorja e politikes.Te gjithe kete ngerc te rinise,i gjithe menataliteti i te rinjve sot eshte ngjizur dite per dite e nga pak, nga Media,nga shoket tuaj.Jane ata qe i kane bere fresk,politikes,jane ata qe marrin neper intervista lloj lloj aventurieresh,qe flasin lloj lloj teorish pa buke,qe genjejne diten per diell,qe diten flasin per te tjera dhe naten bejne te tjera gjera.Mendo per nje moment kolegun tuaj Arjan Canin.Shikloje si e shikoj une nga jashte.Me nje here do kuptosh se emisioni i tij “Zone Lire”,qe flitet se ka audience,hedh helm ne cdo gje,nje helm qe duket si melhem,nje helm qe e hane te rinjte duke qeshur.Kush jane ata njerez te famshem qe nxjerr Cani dhe ua shet te rinjeve batiava?Cfare te mire materjale kane prodhuar ata?Si e kan prodhuar?Kur them te mira materjale,them per prodhim materjal,per ate te riun qe prodhon tulla,tjegulla,rrush,fiq,qumesht,bostan,perime etj etj materjale konsumi per jeten e perditeshme.E ka bere Cani kete?Kurre,asnjehere,sepse ai do merret me ato qe kenojne pa sytjena,madje pa breke.JU mund te thoni ashtu sic thote Cani,”nuk ju pelqen,ktheni kanalin”.Mirpo Cani genjen,dhe ju te tjeret beni sehir.Cani genjen sepse edukimi i te rinjeve drejtohet dhe udhehiqet,edukimi i tyre nuk ju lihet ne dore atyre te vete te vetedukohen,por udhehiqet drejtohet nga te tjeret nga me te medhenjte,sepse mosha e thyre eshte e tille qe ata hane gjithcka qe u seriviret,edhe kur pasta eshte e embel,por ata nuk e kuptojne se e embla sot te hidhron neser,prandaj kujdes me ate qe servir Media se Media eshte pushtet dhe pushteti nuk duhet te shperdorohet.Mora si shembull Canin,po sa Cane te tjere ka ne Shqiperi,sa Fevzo te tjere ka qe paguhen me rroga te majta per te mbjelle te paverteta ,per te mos thene perhapin helm tek brezi i ri?Ka 28 vjet qe puna eshte goditur per vdekje,eshte goditur njeriu i punes,i cili nga mediat quhet budalla,eshte promovuar “i shkathti” ai qe mashtron.E NDERUAR RUDINA! NE QOFTE SE NE SHQIPERI NUK KA SHEMBULL POZITIV PER TA PROMOVUAR TEK BREZI I RI, JU TE MEDIAS DUHET TA SHPIKIN ATE,Kjo eshte detyra e nje Medie serioze,prandaj ju thashe qe ne fillim:Jeni vone e keqja JUAJ(e Medias) e ka bere punen e vet tashme,keshillat tuaj qofte dhe te drejta nuk i beson me njeri,persakohe atyre u jane servirur deri me sot genjeshtat per te verteta.Cila eshte zgjidhja?:Po them nje mendim: “Veting per diplomat”,madje vetingu i vertete ketej duhet te kish filluar.

    1. nexhmi suli says:

      Bravo Bogonica. Ke bere nje koment te denje sa vete fjalimi i Rudina Xhunges. Urimet e mia me te perzemerta.

  8. Che Guevara says:

    A ka lindur deri me sot ndonje burre shteti idealist,qe te formoje nje parti te re duke shporrur te gjitha keto bandat politike qe sot vetquhen parti,perfshi PS-ne!
    Asnje rruge zgjidhje tjeter nuk ka!
    PD-PS mdo sundojne duke shtypur e shfrytezuar popullin deri sa ky vend te boshatiset nga shqiptaret!
    Fakti qe bota hesht para ketij terrori kriminal shteteror,tregon se ky do jete skenar nderkombetar!

  9. Nina says:

    Krejt plagjiature. Prisja nje gje me origjinale nga kjo. Jo t u servirte iluzione por t u hapte me shume syte te rinjve

  10. katarakti says:

    Idealiste Rudina! Por jashte realitetit te sotem. Ata te rinj qe Rudina kerkon qe ta mbajne koken lart, qe te mendojne me koken e tyre, qe te luftojne per te ndryshuar shoqerine dhe jeten e tyre, ata jane shume pak. Shumica jane ata te llotove, te kafeneve, te diskove, me nje fjale te jetes boshe. Te pritjes se te mires nga fati ose nga mergimi. Siç thote edhe Bogonica e keqja ka hyre thelle. Shkrimi i Rudines eshte nje apel pasionant per tu ngritur ne kembe, per tu larguar nga avujt e alkolit dhe mirazhet e jetes “se lire”dhe te papergjegjshme, por eshte nje thirrje ne shkretetire. Per me shume tranzicioni ka mbaruar o Rudina! Te pasurit jane bere te pasur, te varferit te varfer. Pasuria u nda. Kjo eshte jeta sot ku “Homos hominus lupus est”.

  11. Alban Dega says:

    AS CHINCHIZKHANI AS SLLOBODAN MILLISHEVICI ….

    DORE E ZEZE E MILLOSHEVICIT NE SHQIPERI !

    Qysh kur Sali Berisha erdhi ne krye te PD me voten “demokratike” te revoles se Azem Hajdarit mbi tavoline, me perkrahjen e William McCart Rajersonit dhe intrigat e doren e zeze te Sllobodan Milloshevicit, Stanishicit dhe UDB-se gjakatare serbe, PDSH u kthye ne doren e zeze e Milloshevicit ne Shqiperi.
    Partia Demokratike nuk e futi Shqiperine ne shinat e Partise – Shtet !
    E futi Shqiperine ne rrugen e Nje Njeri Shtet, ku Sali Berisha urdheronte, sundonte dhe te tjeret vetem aprovonin ose poshteroheshin, demaskoheshin, flakeshin nga radhet e saj e bile edhe vriteshin.
    Nga Partia Shtet e partise se pare te Berishes u kalua ne sistemin e Njeriut- Shtet te Sales, ne sundimin absolut te tij ala Luigji i 14-te, “ Ligji Jam Une” ose sundimi i Sales , shkurt Salikraci !
    Vriteshin jo vetem me plumba si Arben Broci e Azem Hajdari, por edhe me pilula helmesh plutoni ose eutonasie hollandeze si Bashkim Gazidede, Safet Zhulali, Ali Spahia… qe dinin aq shume zezona e urdhera genocidale te Sali Berishes sa u duhej mbyllur goja pergjithmone me qetesi e dashuri qe Shtrigu i Vicidolit te mos perfundonte para Gjykates Nderkombetare te Drejtesise per Krime kunder Njerezimit ne Hage njesoj si padronet e tij te Beogradit Sllobodan Milloshevic, Sanisha Stanishic e co !
    Harronte marrani se cdo krim len mbrapa gjurme !
    AS SLLOBODAN MILLOSHEVICI AS CHINCHIZKHANI … as 700 dreqerit e mallkuar nuk do ja kishin bere Shqiperise si shtet dhe shqiptareve si komb zezonat qe ua ka bere Sali Berisha dhe“ Banda e Gangstereve” politike, biologjike, oligarkike dhe mediatike te tij !
    Heret apo vone ato do ti hane koken cdo krimineli!
    Askush nuk eshte mbi ligjin !

    1. Chinchizkhsni - ahahahaha says:

      Shko mor derr meso si shkruhet emri i Xhinxhis Kanit. Pastaj te kam thene plot here, mos shkriaj e mos fol per gjera qe nuk i njef. Qenie analfabete

      1. GENGIZGHANI says:

        TI E KE DHKRUAR SHUME SAKTE !

        Do te quaj a gomar.
        Nuk e bej dot !
        E di pse !?
        Nuk dua te gjej gomarin jo ty !

        1. GENGIKHANI says:

          TI E KE DHKRUAR SHUME SAKTE !
          Do te quaj a gomar.
          Nuk e bej dot !
          E di pse !?
          Nuk dua te fyej gomarin jo ty !

  12. Alban Dega says:

    ISHTE FILLIMI I SALIKRACISE !

    Ishte Vito zero i sundimit te Chichkhsnot Sllobodanit !

  13. Pellazgos says:

    Fatkeqesisht shtetet e medha Evropiane dhe Amerika duke krijyar konflikte kudo detyrojne popullsite e vendeve te pazhvilluara te shkojne tek ata,kjo eshte e verteta,kush e mohon genjen veten.
    A eshte e drejte qe llotaria e shteteve te industrializuara te marin njerez te kualifikuar qe per ata shteti fukara ka financuar?
    A nuk eshte kjo hipokrizi?
    Kinezet thone qe mesoi tjetrit te peshkoj dhe mos i jep peshk.
    Mirepo “miqte” tane qe po interesohen nuk duan te na mesojne te peshkojme,bile na futin ne sherr me gjitonet qe ta kene me te lehte nderhyrjen,kontrollin.
    Ky eshte nje lloj pushtimi modern.

  14. Peshku pa ujë says:

    SIDOMOS STUDENTËT E DURRËSIT MENJËHERË E KANË THITHUR FJALIMIN TËND! TË THËNË E TË BËRË. HAHAHA.

  15. Petriti says:

    Ky fjalim eshte shume patetik dhe nxjerr nga kriza vetem te paret qe e fillojne duke formu parti te tjeret mbesin si kane qene. Popullit nuk i nevoiten fjalime revolucionare patetike, por ide qe hapin orizonte … 200 njerez e kane bere ndryshimet ne bote dhe jemi ketu ku jemi.. Fjalim me te keq dhe me kerkesa pise ka kohe qe nuk kam lexuar..

  16. west says:

    une nuk jam fans I Rudines, por per hir te se vertetes ojo eshte vajze me zemer te forte the ben mire qe shkon ne auditore , dhe jep leksione per brezat e rinj.

  17. enter"" says:

    Thuaje qe ishte edhe koha kur UCK kishte hapur nje zyre shume afer qyteti student dhe kapnin femra me dhune.

    THUAJEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje