"Furtuna" në Prokurori, flet Arta Marku: Ja debati me prokurorët dhe çfarë po ndodh me dosjet “Shullazi” dhe “Tahiri”

21 Shtator 2018, 16:45Politika TEMA

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku ka reaguar pas ngjarjeve të ditëve të fundit që kanë ndodhur në Prokurori, pasi prokurorët nuk pranuan përcaktimin e tyre me short për “dosjen” Shullazi,

 Të dashur qytetarë të vendit tim,

Në këto pak orë të ditës, duke filluar nga dje, e ndiej se si qytetarë të përgjegjshëm, jeni të shqetësuar nga një situatë absurdi dhe e pahijshme që është tentuar të krijohet në Prokurorinë më të rëndësishme të vendit, Prokurorinë për Krime të Rënda.

Me përgjegjësinë e detyrës që më ka ngarkuar Kushtetuta dhe ligji, kam detyrimin institucional dhe qytetar për të komunikuar dhe ndarë me ju dhe me këdo që i do të mirën këtij vendi, por edhe miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë që asistojnë punën e institucionit të Prokurorisë në të gjitha nivelet, të vërtetën e kësaj situate të sajuar nga frika e përballjes me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, pa dallim.

Të dashur qytetarë,
Unë jam në detyrë me mandat të përkohshëm, por krimi i organizuar dhe korrupsioni ka mandat të përhershëm dhe punon me kohë të plotë.

Për këtë arsye, është në detyrimin tim ligjor që të marr masat e nevojshme ligjore për cilindo Prokuror apo Oficer të Policisë Gjyqësore që refuzon pa asnjë shkak ligjor, të ushtrojë detyrën dhe funksionin e tij kushtetues, për të luftuar kriminalitetin dhe krimin e organizuar në veçanti dhe, për më tepër, në Prokurorinë më të rëndësishme në vend.

Prokurorët e Krimeve të Rënda, ndaj të cilëve është urdhëruar fillimi i hetimit disiplinor, kanë refuzuar të marrin pjesë në hedhjen e shortit, për të përfaqësuar në gjykim një çështje shumë sensitive për opinionin publik.

Në këtë mënyrë, këta prokurorë kanë vepruar në kundërshtim me ligjin që i detyron të jenë pjesë e shortit, për sa kohë janë prokurorë të asaj prokurorie, duke vepruar në kundërshtim të hapur me detyrimin kushtetues, sipas të cilit “Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit…”.

Kjo, si dhe shkelja e rregullave të etikës, janë arsyet e vetme që më kanë detyruar që, si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme të qëndroj fort dhe të mos tërhiqem në zbatimin e kushtetutës dhe ligjeve të vendit tim, duke urdhëruar fillimin e hetimit disiplinor sipas përcaktimeve të nenit 160, pika 5 të ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ndaj këtyre prokurorëve që kanë refuzuar të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre që ju ngarkon kushtetuta dhe ligji.

E ndjej si përgjegjësi kushtetuese por edhe si detyrim qytetar, t’ju garantoj, se përsa kohë do të jem në detyrën që më ka ngarkuar Parlamenti shqiptar, sovrani im dhe i juaji, të dashur qytetarë të vendit tim, unë jam e vendosur për të zbatuar pa hezitimin më të vogël Kushtetutën, ligjet në fuqi dhe Kodin e Etikës së Prokurorit dhe nuk mund të rri duarkryq kur prokurorët e shtetit refuzojnë të ushtrojnë funksionet e tyre kushtetuese dhe ligjore.

Çdo prokuror që refuzon të bëjë detyrën do përballet me përgjegjësi disiplinore, por edhe penale sipas rastit.

Gjej rastin të falenderoj të gjithë prokurorët e ndershëm të sistemit të prokurorisë, por edhe ata prokurorë të Krimeve të Rënda që vazhdojnë të jenë në lartësinë e ushtrimit të detyrës që iu ka ngarkuar Kushtetuta dhe ligji dhe t’i garantoj se si Prokurore e Përgjithme, për aq kohë sa do të jem në këtë detyrë të lartë dhe fisnike, do të jem gjithmonë krah tyre në këto ditë të vështira që po kalon sistemi. Së bashku do të vazhdojmë përballjen tonë me krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe me të keqen e këtij vendi, pa asnjë lloj ngjyre.

Unë do të vazhdoj me ju krah për krah, të bëj detyrën time, me profesionalizëm dhe ndershmëri dhe dua të garantoj qytetarët shqiptarë se vendimmarrja ime nuk ka cënuar asnjë çështje, qoftë në hetim apo në gjykim, në Prokurorinë për Krime të Rënda. Për çështjen Shullazi ku një grup i caktuar prokurorësh refuzuan të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre kushtetuese dhe ligjore, është caktuar një grup prokurorësh për të përfaqësuar akuzën në gjykim. Po ashtu, një grup tjetër prej 4 prokurorësh po merret me çështjen Tahiri, nga momenti i regjistrimit të saj.

Të dashur qytetarë,
Për sa keni dëgjuar këto orët e fundit nga mediat dhe rrjetet sociale, nuk ka një të vërtetë tjetër përveç kësaj që unë sapo ju deklarova.

Gjithcka tjetër është spekulim dhe frikë nga përballja me krimin e organizuar. Prokurorët e ndershëm që ka Shqipëria sot, më shumë se kurrë, kanë nevojë jo vetëm për mbështetjen time, por edhe tuajën dhe unë jam e bindur se jemi në anën e duhur, jemi në anën e të mirës.

Së bashku do ta fitojmë betejën me krimin.
Faleminderit!
Arta Marku”–  thuhet në reagimin e Prokurores së Përgjithshme së Përkohshme. (TemA)

35 komente në ““Furtuna” në Prokurori, flet Arta Marku: Ja debati me prokurorët dhe çfarë po ndodh me dosjet “Shullazi” dhe “Tahiri””

  1. Zigur Qarri says:

    Funksionon vertete sistemi drejtesise,eshte i pavarur nga politika?
    Kan kaluar kater Muaj,akoma asnje pergjigje nga eksepertiza e audio pergjimit te Agron Xhafajt!!!
    Pa u arrestuar Edvin Rama,qe ka eliminuar te gjitha institucionet e Shtetit shqiptare,nuk do te
    kete kurre drejtesi.

    1. BUJARI JU DEGJON says:

      “Zigur Qurra,-tha Saliu -kujdes se mos te kalon ndonje artikull pa komentuar!!!…
      Se ta pres koromanen!!!”… ?

      1. Zigur Qarri says:

        Vazhdo Bujar bagla,mos harro te ngjisesh tek kepuca ime.
        Debil,pergjigju komentit nese nuk je dakord,nuk te ka detyruar
        kush ta lexosh patjeter!Vaj halli te ishte Gazeta jote!

        1. Te lumte o bujar! Zigur Qorrit ja koromanen saliu po nuk komenti perdite me gjysem analfabetizmin e tij! Nje gjysem injorant nuk di cfare thote dhe kujt ja thote!Saliu si komunisti i fundit di te zgjedhe servilet dhe mercenaret!

    2. Komentuesi says:

      Bravo zonja Marku! Vazhdo te punosh pa frike se ke mbeshtetje popullin.Je trime,je e zonja dhe e afte per detyren e shenjte qe ke.Te lumt.Jemi dakord dhe e mbestetim thirrjen tende qe i drejtohesh qytetareve te ndershem.Pushka top.

    3. Bilua says:

      Ti mut Zigur Qarri,ti hash koqen e mutit Edi Rames se as e arreston dhe as e rrexon dot,se ai po punon mire dhe ka mbeshtetjen e plote te popullit qe do ta votoje me shume se heret e tjera.Deri tani ne nuk kemi degjuar e as kemi pare qe Edi Rama te kete bere ndonje gabim apo krim si ato te Sali Berishmutit.Por ju bythelepiresit e Salit,krimet e tij doni t’ja faturoni Edi Rames,por nuk jua pranon njeri.

    4. Uji i Ftohte says:

      Zigur ti e di qe ne anglisht apo italisht shkronja “Q” lexohet “K”. Keshtu qe ti nuk mund te me fajesosh mua qe ta lexoj emrin tend Zigur Karri. Ti e meriton kete mbiemer dhe duhet te jesh krenar per te sepse po ashtu ti je nje kar nga mendja. Mbete gjithe diten duke komentuar si nje karr i vertete ne cdo lajm edhe pse je vetem me arsim 8 vjecar.

    5. Kalec Dega says:

      Bravo Arta LLalla, po ja merr Adriatik Markut. Sidomos ate kostumin qe vesh me pantalona ta pelqejme me shume dhe floket te lidhura nga mbrapa me litar pre Pukke….

  2. Shqiptari says:

    Ju lumte zonja Prokurore, kemi shume besim tek Ju.

  3. Konti i Monte Krrabes says:

    Po babolja kur do deshifrohet ?

  4. Po qe se nuk je ndihkuar nga askushe, bravo te qofte. Vazhdo punen,mos degjo llafet lart e poshte,bej me te miren ne luften me krimin e tjer se do te mbahesh mend per te mire per gjithe jeten e me tej.

  5. Paqartesite tek z q says:

    Rer te gjitha te paqartat pyesni zigur qorin se ka qen me detyra te larta shteterore mos gabofsha dhe minister drejtesie ku me pas i vun gishtin

  6. Banale says:

    Të dhjefdhfsha sovranin ….. qenka fare idjote kjo q!!! …. I drejtohet popullit per cfar ??? Kush eshte kjo fytyreve shentute !!!

    1. Ptuuuu,,,, says:

      Ku e ke bo shkollen o banane,,,ke plepat,,,

    2. Ndoc Rroku says:

      TI VETEM MUT NXJERR NGA GOJA DHE NGA TRURI JOT I DHJERE !

    3. Bilua says:

      Banale! Ka plot kafshe si ty,dhe njerzit nuk mund te meren me kafshet.Ti shko me mire futu ne kopen e gomareve,se per atje je ti. Sa mere vesh gomari nga muzika aq mere vesh ti nga politika.Me mire mos u perzje fare.

  7. Leon Rrapini says:

    Zonja Marku, shpresoj sd do te jeni kembengulese ne znatimin e detyres se larte Pergezime pef vendimin qe keni marrd, ndeshkimin e atyre qe, me ndergjegje, i shmangen pbligimit ne kryerjen e detyres.
    Me konsiderate

  8. tanku says:

    .. pra po kuptojme se krimi ka perkrahje nga shteti , por me siguri dhe “jashte shtetit “.. !.. te hetohen pa frike te gjithe te dyshuarit , pamvaresisht me ke bejne ” parea ” ..! duam shqiperi te pastert si dikur ..!

  9. xhemal says:

    MBESHTETJE per prokurore

  10. Don says:

    Arta mos u tut nga keta halabaket qe nuk duan shtet dhe nuk njohin ligjin e se drejtes. Te jesh e sigurt se kush punon drejt eshte i lire me ndergjegjen e vet shtetin dhe qytetaret e Republikes. Ju i beni nder vendit dhe kushtetutes. Respekte per ju e pune te mbare.

    1. Njaziu says:

      Ndaj të njëjtin mendim me ju.faleminderit!

  11. loni says:

    O Arta , ctu desh..nuk e dije kur pranove detyren se do ishe fasade?

    1. Nemercka says:

      Shume mire zonja prokurore.Ke mbeshtetjen e gjithe pupullit te ndershem.Plehrat gjithmone do hedhin gure.Mos u terhiqni.

  12. Lennard says:

    Zigurr Qurra ka te drejte : Kur nuk Po fut Znj.Marku Sali Kelliren dhe Like Hajdutin me gjithe Sorollop Mrena !!!.

  13. Defrimi says:

    Bravo jemi me ju.

  14. rexha 10 says:

    pse nuke i vendos mesazhet e mia ”””??????????????????????????????????????????????????????

    1. Shefqet Cela says:

      Reagimet e segmenteve kriminalë në opozitë, tregojnë që sokolesha zv prokurore ka vënë gishtin, me kurajo, ne
      Plagët e maisura të tyre.
      Pak u duk, shum na doli.
      VAZHO KËSHTU! POPULLIN E KE ME VETE
      KRAHAS VETINGUT, DHE TI KE DHËNË SHPRESË!

  15. gradishta says:

    gradishta Marku ke mbeshtetjen e popullit njerzor shqiptar.Jashte sistemit prokuroret frikacak dhe ajdute.

  16. Damiani says:

    I paske dashuruar qytetaret me shumice…….bla bla bla…….letra, llafe , propagande…..

  17. Jimi says:

    Vazhdo! Ke mbeshtetjen e pjeses dermuse te njerezve qe kerkojne drejtesi!

  18. Komentuesi says:

    Ne kete kaos qe eshte krijuar ne krimet e renda,eshte DORA E ZEZE E SALI BERISHES,i ndihmuar nga Basha,dhe lakenjet e pd-ke.Kete katrahur e bene pd-ke,e cila kerkon pushtetin ta mare me force.Por ajo nuk e kupton se po punon kundra vehtes dhe ne favore te ps-te.Me veprimet e saj agresive,ps-ke sa vjene e po shton urrejtjen dhe po largon besimin e popullit.

  19. Liri says:

    Mos u dorezoni Arta.

  20. Nemercka says:

    Shume mire zonja prokurore.Ke mbeshtetjen e gjithe pupullit te ndershem.Plehrat gjithmone do hedhin gure.Mos u terhiqni.

  21. alpin maloku says:

    po pate b… merru me tahirin dhe vellain e fatmir xhafes ti silvia k…., lere ma berishen e liken nuk e mendon fare shko ruaj bagetite per ate pune je ti marku perlleshi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje