Mjekët e QSUT, të thjeshtë deri në dhimbje, të zotë deri në madhështi

21 Shtator 2018, 14:04Politika TEMA

Nga Agron Gjekmarkaj

Pa e provuar në lëkurën e tij një gjë gjithsecili me lehtësi ja vërtit gjykimit pa ju dridhur qerpiku! Kjo ndodh edhe kur flasim për mjekët tanë. Ata shpesh janë bërë pre e gjykimit më të rëndë publik e në mjaft raste kanë rënë viktima të dhunës nga pacientë të ndryshëm, apo familjare të tyre!

Së fundmi, është rasti i Shkodrës, ku mjekë e infermierë janë vënë në pranga me akuzën për korrupsion. Nëse kjo është e vërtetë, kemi të bëjmë me ngjarje të rëndë. Ky fenomen mbytës, që po i merr shpirtin vendit lyp ndëshkim, por mbështetja e kolegëve të Spitalit të Shkodrës për ta ngjall hije dyshimi mbi ngjarjen. Askush nuk kujtohet të thotë që ata punojnë në kushte tejet të vështira dhe janë të keq paguar deri në fyerje dinjiteti për punën që bëjnë dhe impaktin e saj në shoqëri.

Mbrëmja e djeshme më bëri dëshmitar te faktit sesi funksionon Urgjenca e Spitalit “Nene Tereza” dhe mjekët e saj. I gjendur atje për herë të parë për një arsye shëndetësore, kuptova sa e lehtë është të gjykosh nga jashtë punën dhe kushtet e tjetrit.

Ajo që është urgjenca kryesore e Shqipërisë sigurisht mbahet më mirë se te tjerat në vend, por mungesat aty janë të shumta. Ato hapësinore, materiale e medicinale. Fluksi i njerëzve është i pa imagjinueshëm, tejet i madh. Personazh në vetë të parë të këtij reportazhi të vogël, mund të pohoj që aty ka ende mjekë të mrekullueshëm, të zotë dhe të përkushtuar, si dhe personel ndihmës.

Aty vrapohej për të ndihmuar tjetrin me çdo kusht. Një infermier, për shërbimin natën merr 2400 leke të vjetra shtesë. Një shifër kjo qesharake për punën dhe tensionin. Mjekët, diçka më tepër, por në kufijtë e qesharakes.

Ata njerëz shpëtojnë jetë, bëjnë disa operacione në ditë, kanë familjet dhe hallet e tyre dhe si paguhen? Keq shumë keq. Ndaj ata ikin drejt Gjermanisë dhe Europës. Nuk e dimë edhe për sa kohë aty do të gjejmë mjekë dhe infermierë të zotë, sot ka ende, por nëse vazhdon politika e diskriminimit publik dhe ekonomik nuk habitem që aty të gjejmë veterinerë, berberë, a kasapë.

Mjekësia është emergjencë e emergjencave. Kur vjen puna te shëndeti cdo gjë relativizohet, ambicjet, urrejtjet, rendja frenetike për pasuri e pushtet!

Në atë moment mjeku është perëndi per ty. Dhe perëndia nuk adhurohet dhe duhet vec për një ditë. Një pacient në mes të natës është me fat të jetë i shërbyer nga dy mjekë me eksperiencë të gjatë si kardiologu Lulzim Çela, toksikologu Andrin Tahiri, mjekja e re dhe tejet e përkushtuar alergologe, Erinda Laze, apo nga infermierë me humor dhe zotësi si Gjeloshi dhe Adona, të cilët dinë të bëjnë cdo gjë mirë dhe plot njerëzi.

Mbrëmë ata ishin heronjtë e mi, të thjeshtë deri në dhimbje, të zotë deri në madhështi. Një falënderim nga zemra për të gjithë ata, për drejtorin Joti, me shpresën që ne si shoqëri duhet të rendim për të ndryshuar perceptimin për mjekët e mbi të gjitha t’u japim mundësinë që të jetojnë me dinjitet dhe të na shërbejnë me cilësi.

Duhet ndalur balta ndaj mjekëve dhe infermierëve. Ata duhen mbështetur pa propagandë, por me fakte.

17 komente në “Mjekët e QSUT, të thjeshtë deri në dhimbje, të zotë deri në madhështi”

    1. Cufi says:

      Ça pate vllajo te detyroi Luli per marredhenie nga prapa ?

    2. Peza says:

      Mos u shqeteso o kelysh fashist,se ky sistem qe u instalua dhunshem ne Shqiperi i vuri minat dhe zjarrin te gjithe PASURIVE KOMBETARE nen flamurin e rreckosur fashist te lkuftes kunder fantazmes se komunizmit!
      Nuk u luftua komunizmi,se ai jeton akoma ne mendjet dhe zemrat e njerezve,qe sot jetojne ne mes te mizerjes dhe fukarallikutr!
      Sepse ky sistem i grabiti,shkaterroi dhe tjetersoi te gjitha fabrikat,uzinat,kombinatet,minierat,tokat ne bregdet,armatimin dhe municionin gjigand te ushtrise etj,etj qe u bene preh e politikaneve ne pushtet,hajduteve e krimineleve!
      Po te ishin ne eficente e gjitha pasuria kombetare e Shqiperise,sot shqiptaret vetem nga shitja e armatimit dhe e municionit te ushtrise do te merrnin per cdo person te gjalle ne cdo familje jo me pak se 100 mije euro secili!
      Dhe rrogat e pensionet do te ishin jo me pak se 1 mije euro ne muaj!
      Si mund te rrenoheshin Uzina e Kobaltit,kur ne bote atehere ekzistonin vetem 3 te tilla?
      Si te rrenohej fabrika e bakrit ne Rubik qe pervec bakrit per prodhimin e kabllove te bakrit ne Shkoder,prodhonte jo me pak se 1 ton flori te paster ne vit!
      Si mund te rrenohej uzina e Kabllove elektrike ne Shkoder kur 95 % e prodhimit shkonte per eksport?
      Si mund te rrenohej Uzina e Urese ne Fier,qe mbulonte nevojat e te gjithe vendit me URE?
      Si mund te rrenoheshin 2 Uzinat e Ferro kromit ne Elbasan e Burrel kur ferrokromi eshte lende e pare per industrine ushtarake te armatimeve?
      Per kete na shkruaj o pjelle e gjon marka gjonajve e jo per mbrockullat e tua antishqiptare!
      Askush deri me sot nuk ka bere pyetjen se SA LEKE JANE DERDHUR NE ARKEN E SHTETIT NGA SHITJA E ARMATIMIT DHE MINICIONEVE TE USHTRISE?
      Por ne vend qe te merreni me CAKALLIN qe ben kerdine,ju keni 28 vjet qe mashtroni popullin me GOGOLIN komunizem apo Enver!
      Ku i cuat pasurite e kohes se Enverit o kriminele e hajdute?

  1. Dashamiresi says:

    Enkel Joti drejtori eshte nje nga njerzit me te suksesheme dhe te pergatitur ne shqiperi! Njeriu qe drejtoi TCH dhe iku prej andej! Respekte per kel jotin

  2. xhemal says:

    te gjithe qytetaret duhet te jetojne me dinjitet,pa asnje dallim,nje shoqeri demokratike duhet tu siguroje ,cdo qytetari sigurisht me kontributin e secilit mjekim ,arsim, siguri publike te ardhura financiare per te jetuar ne normalitet

  3. Tajari says:

    Shto ne titullin e artikullit…….. Hajdute deri ne pangopesi…. Trego Agron sa para pagove per mjekimin tend.
    A ka ndonje lexues qe ka qene pacient e nuk ka paguar,le te na thote.
    Tung

  4. Fjalet me te mira per repartin e kirurgjise se qsut nene tereza,kirurge dhe anesteziste te mrekullueshem,njerez humane dhe te ,te gjithe pa perjashtim,por mbi te gjithe profesor edmond celiku,nuk munguan as ilacet e terapise post operatore,te gjitha ne funksion te pacientit,pasterti,qetesi,rregull,per keto njerez ka nevoje populli dhe pacientet,bravo.

  5. Viola says:

    Ja nje shkrim qe i sherben mjekesise dhe organeve ligjzbatuese per ta ndihmuar ate por na ndihmon edhe ne si shoqeri si te sillemi ne kete vend dhe te vleresojme njerzit qe puunojne dhe jo te hedhim vetem balte.

  6. Liqeni says:

    O Agron thua qe si paguajne mire dhe kjo do te thote qe mir bejne qe I rjepin njerzit qe te balancojne rrogen.ore dine proteste keta mo po te dalin njere te gjithe stafet e spitaleve ne greve vetem 1ore dhe te shikoni cbehet.

  7. UK LABI says:

    E ke mare miratimin e Saliut per kete shkrim!?

  8. Luani says:

    Eshte e vertete. mjeket e urgjences te Tiranes punojne me perkushtim. RESPEKTE !

  9. asd says:

    Mjeket paguhen pak ?
    Edhe ata qe vjedhin banesat nuk kane ndonje page kushedi se cfare. Nganjehere jane pa pune.

  10. Ehhh says:

    Doktor pa kurfare njerzilleku,pa kurfare kulture,pa kurfare erë njeriu,vetem e vetem ketu gjen.
    Do tregoj me poshte perse i them keto.
    Leri levdatat e leri politikat kur flet per mjeksine.
    Po, doktoret kane familje.Po ne te semuret s’kemi familje?
    Di njeri ndonje qe vajti ne spital dhe te afermit e tij nuk ikin me tension apo ne gjendje kritike nga spitali?
    Them te afermit,sepse jane ata qe bredhin nga nje zyre ne tjeren,jane ata qe ” mesojne” se kush infermjer merr lek per nje te shpuar 5 sekondesh( e shumta),jane ata qe do flasin per pazerin nqs do futesh ne operacion…dhe si gjithenje,ai doktori qe ben pazarin,nuk merr lek…seç jane ca te tjere te pa-dushem ne salle qe kerkojne lek.
    Raste qe i kam perjetuar vete, ne emigrim,me doktore te ” huaj” kuptohet.
    Aksident automobilistik,shoku jone 19 vjeç theu kemben.Theu kemben i thençin,sepse kemba ishte çvendosur dhe kishte “hipur” mbi barkun e shokut tone e ndalonte tek koka e tij( te me falni per sqarimin intim,por dua te sqaroj situaten sa me mire).
    Shoku u fut ne operacion direkt.Operacioni zgjati rreth 6 ore. Neve,shoket dhe vellai i tij,kishim menduar ti thonim doktorit sa lek do,ose shuma qe kishim menduar ti jepnim ishte 4,000 euro.
    Doktori doli nga operacioni.Ishte bere uje ne djerse.Bluza e tij nga mbrapa ishte sikur i kishin hedhur kova me uje.Pasi i shpegoje te vellait se operscioni kishte dale me sukse dhe se as doktori vete nuk mendonte se do ishte i tille,vellai i te aksidentuarit,i ndikuar dhe nga ne,shoqeria, e pyeti doktorin se sa lek donte. Doktori i hodhi duart te gryke vellait dhe u be akoma ne i verdhe seç ishte dhe i revoltuar i tha( e na tha): Ore çfare thua keshtu? E kupton se shpetova kemben( duke nenkuptuar jeten) e nje djali 19 vjeçar? E kupton ti se si do jete jeta e tij pa nje kembe te sakte? Ore,çfare njerzish ini ju shqiptaret qe nuk kuptoni se jeta e te rinjeve eshte primare?
    Iku.Mbylli deren me inat.
    Lek jo e jo qe nuk kerkoi,por fha dhe porosi qe ” vellait” mos ti hapej dera nqs kerkonte takim tjeter me doktorin.
    Ehhh,edhe nje gje per tu permendur.Gjate gjashte ore,gjithenje dilte nje infermjere( ndimse e salles se operacionit) e na informonte per ecurine…GJITHENJE e qeshur dhe me shume shume njerzillek.
    Doktori,as na njinte e as e njinim,per me teper qe ishim te huaj ne vendin e tij.
    Ti di ndonje doktor ne shqiperi qe nuk kerkon lek per 6 ore operacion?!
    Tjeter rast,tjeter qytet,tjeter spital,te tjere doktor ,ne mergim,kuptohet.Shoku jone thyer doren ne tre vende.Dora duhej ti pritej dhe kerkoni firmen e njerit prej priderve te tij.Pasi u thame se nuk i ka priderit me vete dhe se priderit e tij ishin ne nje fshat te shqiperise dhe mundesia e komunikimit ishte zero,na thane te mendoheshim dhe dikush qe eshte mi i afermi te hidhte firmen qe ti pritej dora sepse rrezikohej seriozisht jeta e tij me ate dore.
    Shoku doli nga operazioni me doren ne vend.
    U habitem!
    Pyetem se çfare kishte ndodhur.Na thane se doktoret kerkuan nje doktor tjeter qe ishte me i miri ne neurokirurgji ne ate spital.Ishte pushim ate dite,por meraku i DOKTORIT (dhe fati i njeriut tone)se mund te kishte ndonje ” njeri” nevojen e tij,e kishte prure ne spital.
    Doktor qe kishte pushim,por i dhimbeshin njerzit!
    A kishte familje ky doktori?
    Lek?!As lane dyshimim me te vogel.
    Doktor ” te huaj” por doktor!
    Doktor ” te huaj” por humane!
    Doktor ” te huaj” por me buzeqeshje!
    Doktor,qe fjalet e pare qe te thone,jane: si e ke emrin? nga je? si po ja kalon?
    Pastaj te pyesin se çfare halli te pruri ketu…e jo si keta tanet,qe po tu thuash ” mirmengjesi” nuk ngrene as koken te shikojne se kush i peshendeti,e jo me te sillen si njerez.

    1. endri says:

      Komenti me brilant.Bravo.Si do ja bejne keta doktorret-biznesmene kur te vejne ne gjermani sepse do paguhen me pak se ne Shqiperi pasiqe atje nuk do kene mundesi mitmarrje dhe uroj qe te pakten dhe njehere te vetme ti kerkojne para ndonje gjermani dhe keni per te pare qe do i beje per spital……

  11. Arjani says:

    Doktori me i mire ne Shqiperi duhet denuar me 20 vjet burg.

  12. like says:

    shqiperia si vend me ekonomi, drejtsi politike etj informale ka marre tjeter rruge sherbimesh ndaj popullit. populli eshte genjyer te mos paguaje taksa ne menyre formale por eshte detyruar ti paguaje ato ne menyre informale ne forme bakshishesh apo mitmarrje. e keqja eshte se kur ti kane marre taksat me zor ke te drejte te hapesh gojen e te çirresh per sherbimet qe nuk te ofrohen e taksat qe ke paguar, kurse kur nuk ke paguar gje i dorovit si shkerdhati ke kurva.
    e shkrova thjesht per te thene se eshte nje vend kurvash e shkerdhatash. te me falin ata qe kujtojne se nuk jane te tille.

  13. Agimi nga dibra says:

    Ai qe nuk e ka provuar ne kurriz ndonje semundje ne spital hedh vetem balte mbi mjeket apo personelin mjeksor. Rasti konkrete une dje dola nga QSUT-ja ku bera nje operim per dy veptime. E filloj nga anestezisti i kiturgjise, me duket mjku Arberi. Me mori per krahu nga dhoma dhe me futi ne sallen e operimit.Me habiti me dashamiredine e tije qe me priti duke me treguar edhe rradhen e punes se tije dhe sa dhimbje do te keshe.Me qetesonte pa mase me fjalet e tij te embela per nje pacient qe une isha edhe pak frikacak.U be gati salla, me beri narkozen nga mesi e podhte duke golur gjithe embelsi me mua.Me hodhi nje carcaf nga syte dhe pas pak vjen e thote qe operacioni ka filluar, por une nuk e besova.Operimin e bene dy profesor te nderuar si Arben Gjata dhe Shefi Nikollaq Kacani.I gjithe personeli ne sallen e operimit ishin ne nje gatishmeri qe po ti shikoje nga syte a thua qe une i kisha paguar te gjithe apo u kisha futur ndonje mik.Mbasi mbarova operimin per rreth nje ore,profesor Gjata me tha qe dole mire ne operim por une te beta edhe nje operim tjeter shtese qe ti te mos bije me per tu operuar per te dyten here.Shefi si me shaka tha qe profesorit nuk i rrine urte duaret pasi ai e kontrollon mire fushen e minur. Gjithe biseden e tyre ne operim e degjoja.Profesor Gjata me tha nje porosi te vecante qe duhet ta mbajshe koken vetem sa me larte duke me shpjeguar edhe arsyet.I gjithe perdoneli qe me sherbente me buzeqeshen mbas operimit dhe pastaj me detguan ne dhomen e pacientit. Aty vjen persesi doktor anestezisti dhe me porositi qe per tre ore do te dale narkoza dhe ne fakt ashtu ndodhi.U largua gjithe buzeqeshje dhe duke me uruar suksese.Mjenjehere me erdhi personeli ndihmes duke me nderruar carcafet si dhe dukebpadtruar efhe dhomen.Infermjeret (gra e burrs) filluan trajtimin sipas shenimeve ne kartele.Te gjithe ishin te qeshur dhe me humor dhe flisnin sikur te ishin vete pacint edhe pse kishin ngarkesa teper te larta, e sidomos naten qe me vendosnin serumin me ilacet.Nga ngarkesat e larta nuk ishin ne kohen e duhur per te mbyllur serumin dhe vinin me vrap. Mbas dy diteve fillian te me trajtojne me ushqim,ku ushqimi ishte me te vertete shume i mire.Edhe carcafet ishin shume te bstdhe e te paster.Cdo dite ne mengjes shei Nikollaq se basku me nje grup mjekesh perfshi edhe anestezistin vinin dhe benin konsulten ku shefi me shikonte plagen vete dhe me pyste se si ja kalove diten dhe naten e kaluar.Per mfendimin tim ne kete pavion kishte nje organizim te persodur duke marre parasyesh edhe kushtet dhe ambjentet qe kishin ne dispozicion.U operova te henen dhe dola te enjten. Ne dalje menjehere prof.Gjata me dha receten per ilacet qe do petdorja mbas daljes. Me uruan suksese shefi i sherbimit profesor i nderuar Nikollaqi. Profesori Gjata si dhe Anestezisti, por edhe infermjerja qe me nderronte plagen cdo dite. Hyra dhe dola nga ky spital pa paguar asnje leke. Megjithate me familjen beja bisede qe edhe mund te jepja ndonje leke por nuk pranuan kurre stafi ndonje gje te tille. Po te isha ne krye te qeverise do te isha i pari qe rrogat e mjeksise do ti vendosja shume te larta duke filluar nga sanitsrja. Infermjeris dhe mheket. Kur opetohesh aty e dhikon sa e nevojshme eshte mjeku i ndershem.por edhe ky ka nevoje pet rroge te larte qe te mos i mbetet mendja per shpenximet familjare.pi keshtu efhe sanitaret dhe infermjeret.Petsonelit te mheksise dita ju befte njemije dhe qeveria tu rrise rrogat me shume nga cdo sektor tjeter.Mos hifhni balte mbi mjeksine se edhe keto njreze jane dhe largohen per te mbajtur familjet e tyre.Rrisni rrogat dhe shikoni se si pacienti do te mbese i kenaqur.Te rriten rrogat e mjekeve me larte nga te gjithe sektoret e tjere dhe te mos u jepet e drejta per te punuar privat. Cfar meritash kane anetaret e bordit te Bankes se Shwiperise qe e kane rrogen 2-3 milion leke ne muaj.Respdkte per mjekesine ne pergjithesi dhe mos hidhni balte mbi to.m

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje