Marrëveshje me Ramën? Aleati i Bashës shfaq frikën ndaj kreut të qeverisë: S’ka burrë nëne që...

21 Shtator 2018, 08:33Politika TEMA

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka theksuar edhe njëherë se nuk do të ketë asnjë lloj marrëveshjeje mes kryetarit të PD, Lulzim Basha dhe kryeministrit Rama.

I pyetur në emisionin ‘360 gradë’, Duka tha se Rama është vetëm një mjeshtër i PR dhe se e vetmja marrëveshje e Bashës është ajo me forcat opozitare.

Ka një rrezikshmëri të madhe, sepse Rama është mjeshtri i PR dhe i underground-it.

Ai ka përdorur dy teza që nëse depërtojnë në masë, mund t’ja zgjasin jetën.

E para sipas tij është se nuk ka alternativë tjetër më të mirë se ai dhe e dyta ne do bëjmë qeveri me një vend me Bashën.

Unë i kam thënë Bashës që ta denoncojë se vazhdimisht s’ka marrëveshje me Ramën, por me forcat opozitare dhe shoqërinë civile.

Jam i bindur që është kështu, e ka thënë edhe vetë Basha.

Nuk ka burrë nënë që të bëjë underground me të”, tha Duka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje