Nëse Gjykata hedh poshtë vendimin për prishjen e Teatrit? Rama: Po të kishte halla…

20 Shtator 2018, 21:56Politika TEMA

Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama, është në një intervistë në “Opinion” me Blendi Fevziun, ku ndër të tjera ka folur për çështjen e Teatrit dhe votimin ditën e sotme për prishjen e tij.

“Ajo që dua të konfirmoj është që ne do të ndërtojmë Teatrin e ri Kombëtar. Për arsye se nuk asnjë lloj parametri për të qenë një Teatër Kombëtar.

Është vetëm 8 metra katrorë, 24 është skena e turbinës, e dyta ka funksionuar nën logon e teatrit kombëtar por ka qenë jashtë standardeve për një teatër normal.

Aty nuk fton dot një trupë të huaj, se nuk të ngjiten aty. Është një godinë që i ka ardhur fundi prej kohësh… nuk ka asnjë lloj virtyti, historie, që të mund të justifikojë atje qëndrimin si një varr i hapur”, ka thënë ai.

I pyetur çfarë do të ndodhë nese Gjyakata kushtetuese e njeh gabim prishjen e teatrit dhe ndërkohë është prishur, Rama u shpreh:

Me këtë “nëse” është si ajo çështja e hallës,  dhe unë mendoj të kalojmë të xhaxhai… Sesi e bëjmë dhe ku e bëjmë kemi, marrë besimin e popullit. Unë nuk jam analist jam vendimmarrës.

Pjesë nga intervista:

Jeni i vendosur për ta shembur? Pse e latë votimin për tani?

Së pari nuk është lënë por është marrë kohë pasi ka pasur edhe një adresim të komisionit Europian, i qartë lidhur me faktin që nisma nuk bie ndesh me asgjë europiane, me asnjë parim, kriter, me sugjerimin që të futet elementi i ofertës për të tjerët. Edhe pse në rastin konkret, fakti që ka pasur një ligj të përcaktuar, dhe një kompani e përcaktuar nuk është diçka e re, Sllovenia ka kaluar rreth 150 ligje të posaçëm për shembull.

Edhe shumica e mëparshme i ka kaluar disa ligje të posaçme. Por në këtë rast kemi të bëjmë me një kompani që zotëron prona. Ajo që dua të konfirmoj është që ne do të ndërtojmë Teatrin e ri Kombëtar.

Pse do e shembni?

Për arsye se nuk asnjë lloj parametri për të qenë një Teatër Kombëtar. Është vetëm 8 metra katrorë, 24 është skena e turbinës, e dyta ka funksionuar nën logon e teatrit kombëtar por ka qenë jashtë standardeve për një teatër normal. Aty nuk fton dot një trupë të huaj, se nuk të ngjiten aty. Është një godinë që i ka ardhur fundi prej kohësh… nuk ka asnjë lloj virtyti, historie, që të mund të justifikojë atje qëndrimin si një varr i hapur.

Edhe kryeministria mund të bëhet më e mirë me xham, me këtë argument shembe dhe atë…

Këtu nuk bëhet fjalë për ta shembur për çështje shije… nëse do t’i referohemi atyre që ne kemi bërë në këto 5 vite për trashëgiminë kulturore, është më shumë se 25 vite të marra së bashku.

Çdo vend mund të zgjerojë qytetin, por i ruan këto godina, i prishe të gjitha…

Për stadiumin “Qemal Stafa” …. ai stadium është futur në listën e zezë të UEFAS. E vetmja pjesë që ishte identifikuese e atij stadiumi, është pjesa e tribunës që do të montohet po njësoj.

E gjithë vepra e Bozios, është marrë dhe është kataloguar sipas standardeve dhe do të ripërfshihet në atë projekt.

Andi Bejtja: Pse i jepni të drejtë vetes dhe mendoni se të tjerët kanë gabim, pse nuk prisni ta vendosë gjykata për çështjen e Teatrit?

Para ca ditësh po shikoja ca fotografi të mijat kur u bëra kyemisitër për herë të parë, unë nuk kam hyrë në politikë për tu marrë me politikë por për të bërë gjëra. Unë nuk kam ardhur për të pritur, ne kemi marrë mandatin nga populli për të bërë punët sipas nesh, dhe të drejta apo jo këtë e vlerësojnë qytetarët.

Edhe për çështjen e shkeljes Kushtetuese apo jo mendoj se mund ta konsiderojmë të ezauruar sepse po të ishte, atëherë Brukseli, tha vetëm për një element, dhe u përfshi, tani kjo punë është e mbyllur. Ju ishit kundër stadiumit, problemi me ju është që kur të vini në stadium, ose do thoni s’kemi folur ne kundër, ose do vini të maskuar. Kur të shkoj në stadium verën e ardhshme.

Sheshi Skënderbej që ngjalli gjithë patosin histerik, por ai u vlerësua dhe mori çmimin Europian të hapësirës më të mirë publike në 2017 në të gjithë Europën, dhe e mori nga ekspertë.

Nëse gjykata e njeh gabim prishjen e teatrit dhe ju e keni prishur ndërkohë, çfarë ndodh?

Me këtë “nëse” është ajo çështja e hallës dhe unë mendoj të kalojmë të xhaxhai. Sesi e bëjmë dhe ku e bëjmë kemi marrë besimin e popullit. Unë nuk jam analist jam vendimmarrës.

Me ç’të drejtë paratë e popullit përdoren vetëm nga një kompani dhe nuk ka garë?

9 komente në “Nëse Gjykata hedh poshtë vendimin për prishjen e Teatrit? Rama: Po të kishte halla…”

  1. Lab says:

    Nuk le kinema ne kembe. Ju qepe kinemave si kinezet ne 1969 foleve te zogjve,i shkaterronin se hanin grurin.
    Stadiumi? Te ngrihesh ne periferi,si ne cdo vend te qyteteruar. Jetoj ne Ameriken e Veriut,skam pare stad ne qender.
    Albanian style.

    1. prizem says:

      Stadiumi, nese nuk e ke pare, nuk eshte ne qender, eshte jashte unazes tradicionale te Tiranes. Stadiume te ngjashme per nga vendosja ne qytet jane ne Rome, Milano, Madrid, Barcelone, Londer, Frankfurt, Mynih, Shtutgart, Zyrih….pertoj te shkruaj me shume. Injoranca nuk mund te shitet si padituri.

    2. Tommy says:

      O lab..duket qe nuk ja ke idene e Tirones. Por meqe jam i lindur ne qender te them qe stadiumi eshte ne lindje te qytetit larg zonave masive..sa per kinemate Tirana ka nja 50 te tilla. Dhe e fundit eshte Rama qe i dha rruge shderrimit te Tiranes nga nje mocal ne nje qytet. Fundja hidhi nje sy Vlores meqe je labdhe hapy syte si e ka bere…apo me mire falu te vij Luli i Berishes ne pushtet te na ndertoj ndonje tramvaj..

  2. Albi says:

    Ky do rrjepurr,po i gjalle, shkateron cdo te shkuar te vendit, e ka kapur keq me historine monstra.

  3. Zigur Qarri says:

    Kush je ti more mashtrues,more halabak,more hajdut skizofren,qe percakton se Teatri nuk paska asnje lloj virtuti dhe historie?
    Jo ne arkitekture,por edhe ne profesionin tend,ti je i pavlere,perderisa ne bienalen e Venecias, ti cilesuan punimet si piktura te
    nje adoloshenti kolegji nen efektin e droges.Ne çdo komb te qytetruar,ty do te kishin varur me koh me koke poshte.

    1. xx says:

      Na sqaroni edhe ne per keto informata qe merrni dhe si i merrni .Ne jemi ne padije te plote.

  4. blerta says:

    Teatri eshte nje plere e arkitektures dhe e mbrojne vetem plerat, nuk ka asnje artist i vertete qe ta mbroje pervec te deshtuarve qe skane care dot dhe duan ti futen politikes.

  5. qaniu says:

    Tamam , cila gjykate?! Ishte e Sales tani eshte e Rames,gjykate , prokurori , Qeverri e shtyp (Meron e mban ne koqe Rama. Merua,bolja e trete e Edit).

  6. @ says:

    Idjotesia dhe injoranca qe karakterizojne zigur qorin .milor qarin kur perpiqet te nevleftesoje ,politikanin , intelektualin, kryetarin e pertise me te madhe , kryetarin e keshillave te ministrave, tregon qarte qe ky zigur @ari eshte trushpelare, truthare, nje krimb halesh kokZi qe zhytet sa me shume ne fekale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje