Zv. ndihmës sekretarja e Shtetit, Elisabeth Millard zgjedh reformën në drejtësi si rrugën e vetme për të pastruar politikën nga krimi dhe korrupsioni.
Gjatë një interviste për News24, zyrtarja e DASH, thotë se SHBA presin rezultate konkrete, duke përcaktuar SPAK dhe BKH si institucionet kyçe të kësaj reforme.
E pyetur për vetingun në politikë, propozimin më të ri të opozitës, Millard këmbënguli se “Çelësi është SPAK dhe BKH”.
Duke folur për “korrigjimin e kufijve” mes Kosovës dhe Serbisë, Millard u shpreh se SHBA shpreson se rezultatet e bisedimeve mes dy liderëve do të jenë një gjë e mirë për Ballkanin.
Zonja Millard, është kënaqësi t’ju kem në këtë intervistë. Kjo është vizita juaj e parë në Shqipëri. Cilat janë çështjet më problematike që Departamenti i Shtetit i sheh si më shqetësueset për Shqipërinë?
Krye Zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit Millard: Klodiana, shumë faleminderit që po më intervistoni sot. Është shumë kënaqësi… Ashtu siç thoni edhe ju, është vizita ime e parë në Shqipëri dhe jam e nderuar që jam këtu, në këtë vend të bukur. Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara janë partnerë të ngushtë dhe ne punojmë së bashku në shumë gjëra. Si të tillë, unë pata diskutime të mira mbi prioritetet mbi të cilat ne punojmë së bashku. Ne kemi parë Shqipërinë të përparojë në shumë fusha dhe kemi parë fusha tek të cilat vazhdohet të punohet, dhe sigurisht pjesë e kësaj pune është të sigurohemi që reforma demokratike të vazhdojë, dhe sidomos reforma në drejtësi të vazhdojë, dhe unë e di që është bërë shumë punë dhe se ajo punë vazhdon.
Raporte të Departamentit të Shtetit, por edhe të institucioneve të tjera ndërkombëtare, e shohin Shqipërinë si një burim të madh të trafikimit të lëndëve narkotike, ndërkohë që ka edhe një perceptim të lartë të korrupsionit. A i ngritët këto çështje gjatë takimeve tuaja në Tiranë?
Krye Zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit Millard: Ju e dini që trafiku i drogës është një problem në shumë vende dhe diçka shumë shqetësuese. Sigurisht, shpesh ai lidhet me korrupsionin, gjë e cila e bën shumë të vështirë për t’u zgjidhur. Sigurisht, ky është një prioritet si për Shtetet e Bashkuara ashtu edhe për Shqipërinë në punën tonë të përbashkët si partnerë dhe aleatë, dhe sigurisht që ka shumë punë për t’u bërë në këtë drejtim, sidomos në dënimin e trafikantëve kryesorë dhe njerëzve që mundësojnë trafikun. Kjo është një punë vërtet shumë e rëndësishme dhe diçka në të cilën, nëse shihet përparim, do të jetë me përfitim për të gjithë shqiptarët.
Departamenti i Shtetit ka qënë mbështetësi kryesor i reformën në drejtësi në Shqipëri. A mendoni se reforma, e cila po zbatohet, po jep rezultatet që priteshin, duke pasur parasysh që është kundërshtuar nga shumë palë?
Krye Zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit Millard: Kjo është një fushë shumë e rëndësishme. Ndonjëherë ne në Amerikë përdorim shprehjen “nëse do të ishte e lehtë, do të ishte bërë me kohë”, por ja ku jemi. Kjo është një fushë e rëndësishme për të punuar së bashku dhe mendoj se një nga gjërat që po presim janë rezultatet konkrete dhe e di që janë planifkuar disa institutcione në vend. Unë u informova për SPAK-un dhe BKH-në, që mendoj se do të jetë institucione kyçe, të cilat ndërsa do mund të bëjnë punën e tyre të rëndësishme, do të ndihmojnë që të shohim përparim thelbësor në këtë fushë të rëndësishme.
Në mendimin tuaj, a është vetingu në politikë, një nismë e vënë mbi tavolinë nga opozita, e nevojshme në këtë kohë?
Krye Zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit Millard: Është gjithnjë mirë të shihet se çfarë mund të bëhet dhe mund të jetë një rol i rëndësishëm për opozitën dhe qeverinë që të punojnë për të parë se çfarë mund të bëhet tjetër, por mendoj se çelësi është ngritja dhe funksionimi i këtyre institucioneve të rëndësishme, mendoj se ky duhet të jetë fokusi në këtë moment.
Dhe pyetja e fundit. Cili është pozicioni juaj në lidhje me disa diskutime të fundit mbi korrigjimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë? A i mbështesin Shtetet e Bashkuara ndryshimet e kufijve në Ballkan?
Krye Zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit Millard: Ne mendojmë se marrëdhënia midis Kosovës dhe Serbisë është duke u normalizuar; ajo marrëdhënie është thelbësore për të gjithë rajonin. Ju e keni dëgjuar së fundmi, mendoj, Këshilltarin tonë për Sigurinë Kombëtare, Ambasadorin Bolton teksa është shprehur për këtë çështje të rëndësishme dhe ajo është në të vërtetë politika jonë. Mendoj se në këtë moment, udhëheqësit e këtyre dy vendeve po tregojnë se kanë nismë, po tregojnë se kanë imagjinatë, prandaj le të shohim se çfarë do të arrijnë dhe ne do ta shqyrtojmë, por mendoj se ne kemi shpresë se kjo do të jetë diçka e mirë për të gjithë rajonin.
Faleminderit. Ishte kënaqësi.
Krye Zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit Millard: Klodiana, shumë faleminderit. Ishte kënaqësi të isha me ju sot, në këtë vend të bukur.
Per sa koh,qe Kryeminster eshte Edvin Rama,asnje reforme nuk do te kete vlere,sepse nuk funksionon asnje institucion shtetrore.
Shteti shqiptare eshte marre peng nga skizofreni rama.Do te flasim troç,hapur fare,ju drejtua Rama militanteve;pa korrrupsion nuk
ka zhvillim,prandaj mbyllini syte,qepeni gojen,ose ja ku eshte dera,per ata qe nuk jan dakord.E pate vete se çer i bona Majkos kur
nuk votoi ligjin per shembjen e Teatrit!Ne i kemi premtuar ndryshe popullit,tha nje militant i ndershem,nga ata te gardes se vjeter,
nga ata naivet qe besojn akoma ne idealet socialiste.Erion,thirri Rama Veliajn qe e kishte ne krah,shpjegoja pak ti,se nuk kam nerva
te merrem me kto toçat.Ka dy opinione per pushttetaret dhe militantet qe na ndjekin pas,tha Veliaj,budalla nese je i ndershem,
shkerdhate nese je i korruptuar.Doni te humbisni vendin e punes qe e keni jo konform ligjeve,por vetem se jeni zagare militante?
-tha Veliaj.Jo,ishte pergjigja.Atehere,cilin opsion do te zgjidhnit ju,shkerdhata apo budallenj?-shkerdhata,ishte pergjigja nje zeri.
Ju lumte tha Veliaj,qe me kuptuat kaq shpejt.Dhe qe tani e tutje o shkerdhata,ju do te jeni zagaret tane,dhe do te lehni kur t’ju
urdherojm un dhe rama,do te suleni vetem atehere kur t’ju ndersejm ne.Rrofte Partia,un edhe rama..urra,urra,urra.Je modh i tha
Rama Veliajt,ke durim derri,je tamom si Milva(Ekonomi) dhe Endri(Fuga),se mu m’leshojn nervat fare.Po nuk musha hunden ,
nuk e perballoj dot Sal malokun.Jan keshillat e Sorrosit per ne te tre, tha Velia,qe na porisiste,se sensi i nderit eshte armiku i
suksesit.Duroni edhe sikur t’ju poshterojne disa here,sepse, nese e kaloni kete prove,mesohesh.Edhe me mashtrimin eshte
po e njejta gje.Genje sa më me guxim,qe kundershtari te dyshoje tek vetvetja.Un kam genjyer aq shume,sa kundershtaret e
mi jan lodhur dhe me pranojn tani ne heshtje.Edhe diçka tjeter te rendesishme,shtoi Veliaj;mos ju pergjigj kurre pyetjeve qe
te bejn,sidomos kur te vejne para alternatives,per nje pergjigje PO ose JO,mos degjo kurre pyetjen deri ne fund,por vazhdo
pa nderpreje duke promovuar genjeshtrat,sepse kur degjon,sidomos ne mentalitetin shqiptare,ta kan mbyllur gojen,je i
humbur.Do ta provoj i tha Rama,duke e pyetur se si ja del vetem(i mrekulluar nga supershkerdhatizmi i Veliajt),se un pa
ndihmen koneve te mia,Balles dhe Braçes,zverdhem dhe me dridhen duart.Hahaha…qeshi me te madhe Veliaj,kot nuk
paguaj un(nga fondet e Bashkise)25 veta.D.m.th e paske kllonu shkerdhatizmin tend 25 here ne nje koh rekord?Ndryshe
nuk mund ta shesesh genjeshtren per te vertete, tha Veliaj.Kaq shume shkerdhata do na hajn koken i dite,i tha Rama.
Se kur s’ka vende te tjera ne Bote,i tha Veliaj,kot nuk po e mbush thesin plot un.Po mu n’Tirone don me m’lon ti?- i tha
Rama.Ti ishe jasht,ne France ,i tha Veliaj,dhe erdhe me u vendos ne Peze dhe Surrel,fqinje me katundaret!Robt ku ti kesh
i tha Rama, ne natyre kam vendosur te banoj se jam artist.Artist?!-hahaha,ronizoi Veliaj,piktor hahahaha…,qe ne Bienalen
e Venecias ti cilesuan puninimet,si pikturat e nje adoloshenti kolegji nen efektin droges!Kuj i thu kshu ti mor bythqire muti ,
mor te q…grun.Hahaha…..qeshi Veliaj dhe ja dha vrapit,duke treguar edhe aftesite sportive.
Sa gjyhna ky Qorri,Edi Rama eshte e vetmja shprese per shqiperine ne keto momente.Zagaret do vazhdojne te lehin por shqiperia do behet dhe merite ka shume edhe Edi
Ore ti Zigur , mos po shkruan gje , nga pskiatria ? Po çfare shkruan more derdimen , fejtone ? More po ti nuk ke qene kurre kaq poshte , mos ke kaluar ndonje krize depresive , apo ezauriment psiqik ? Se ndryshe nuk ka si spiegohet nje metamorfoze e tille , kaq patologjike ? ! Ej Zot , na ruajsh nga mendte e kokes …., se qenka fare e thjeshte rrojitja e truve , si puna e ketij Qarrit , qe po me habit !….
Hapu bythesh,Luli,shtrengoje Liken. Mona,gajret o Sali se,ju dogjen kartat e Vetingut ne politike.
Beni zamet,votoni ngritjen e SPAK dhe BKH e pastaj shojme bejme me ata qe do mbeten ne politike…
Tani,shtrengoni Doris Pack-un,se ajo do ju vizitoje juve, kur te shkoni ne ” pension” mbrapa hekurave. ..
ZIGUR QORRI! JE QORR NGA MENDJA DHE NDERGJEGJA .
Me pelqeu llogjika e shkrojtur shijshem nga Ziguri,vec;
shkerdhatat e njeres ane shnderohen ne b.q. te anes tjeter, ndesa;
budalenjte ne kriminele.
Prandaj dhe shumica preferon te keqen me te mire.
Z.Ziguri leku,monedha ka dy te shfaqura [qe mos u shfaqsh] eshte mire qe ti kthejme e ti rutullojme,ti shikojme e ti analizojme
dhe me pas te dalim ne perfundime,te cilat do te na japin dhe batuta me te arira.