Nga Ardian Vehbiu
E patëm lënë të shkonim për një kafe diku në qendër,
Le të ecim deri atje, më tha; por biletën e metrosë ia preva unë,
Xhaxhai im, mysafir në New York, gjithnjë ngazëllehet nga veprat e mëdha publike,
Çfarë mrekullie, më tha, kur çanim rrugë mes turmës,
Çfarë organizimi; dhe me të drejtë: këtu kaq shumë trena dhe njerëz dhe fate kryqëzohen
Në disa nivele të kithta, disa mbi dhé, të tjerët nën.
Sa mirë që orientohesh, më tha, kur i shpjegoja drejtimet dora-dorës,
Xhaxhai im nuk mësohet dot me qytetin e madh,
Nuk mësohet dot me shkallët e lëvizshme,
Nuk mësohet dot me kthesat e papritura;
Dhe teksa unë i them vetes se qenkam mësuar ta tërheq me xhaxhanë për dore,
Njëlloj siç më tërhiqte ai mua dikur,
Te një bërryl trafiku me tule të ngjeshura, shfryrje të shtyra dhe flokë të shpupurisur,
U ndamë prej njëri-tjetrit pa dashur: duhej të merrnim një shkallë të lëvizshme për poshtë,
Por ai – nuk di si – përfundoi tek ajo për lart.
Ndodhi sa hap e mbyll sytë,
U pamë në sy jo pa një farë tmerri, unë duke zbritur, ai duke u ngjitur,
Të ngjeshur mes njerëzve të panjohur, në pamundësi për të ndryshuar diçka, për t’u kthyer te plani që kishim,
I fola, por fjalët e mia nuk kaluan, prej zhurmës,
I bëra me shenjë që të kthehej mbrapsht, i tregova me gisht sheshpushimin ku do ta prisja,
A më kuptoi vallë? Ky stacion i madh,
Nuk lë vend për improvizime. Duhet të ecësh me rrjedhën,
Duhet të zhvendosesh me rrymën,
Unë gjithë duke zbritur, ende e shihja xhaxhanë që ngjitej,
Me pardësynë e tij disi të vjetër, në dorë çantën prej lëkure të rreshkur,
Që kish aq frikë mos ia vidhnin, kushedi pse.
Vetëm pak sekonda na u deshën për të na e kthyer ditën përmbys,
Xhaxhai im nuk e gjen dot rrugën në këtë pandemonium,
Nuk i njeh trenat as kodet e ngjyrave, nuk di ç’do të thotë
Uptown dhe downtown, nuk e lexon dot hartën,
Nuk e flet anglishten. Po të kish pasur celular,
Gjithçka do të kish qenë më e lehtë, por s’ia ka ndier kurrë nevojën (thotë)
Nuk di të kthehet në shtëpi tek ne, nuk di as të shkojë te lokali që kishim zgjedhur në qendër,
Njeh veç Statujën e Lirisë, që as është fare pjesë e qytetit.
Qëkur ka ardhur këtu, vetëm ka ndjekur të tjerët,
Besimplotë, si vocërrak.
Rri dhe e pres tani te mexanina, skanoj ethshëm miletin që venë e vijnë si të ishin bagëtia dhe unë bariu,
Asnjë nuk i ngjan xhaxhait tim, të gjithë i ngjajnë njëri-tjetrit,
Të fokusuar, të shpejtë, precizë në hovet dhe ambiciet e tyre metropolitane,
Xhaxhai im nuk e ka një numër ku të telefonojë,
As monedhat që mund t’i duheshin për thirrjen; qëkur ka ardhur këtu,
I ka ruajtur dollarët të paprekur, për blerjet e fundit,
Thotë se i urren monedhat; dhe me të drejtë,
Thotë se i rëndojnë xhepat, thotë se e bëjnë të dyshojë se po prish jashtë mase.
Rri dhe e pres te mexanina dhe të gjitha huqet e tij
Po fillojnë të më duken aq të dashura,
Përfytyroj se ku mund të jetë tani, duke i rënë për së gjati
Një platforme kuturu, me trenat që kryqëzohen me rrapëllimë
Nga dy drejtime të ndryshme; pa çka se ai nuk pret
Gjë trenin, por mua. E përfytyroj të gjerbë pak ujë,
Nga një shishe plastike kërcëllitëse, që e pat marrë me vete,
Koncesion i detyruar ndaj konsumizmit,
Dhe llogarit sa ujë i mbetet akoma, si të ishte lundërthyer
Në një ishull të shkretë, në mes të oqeanit,
Admirimi i tij për inxhinierinë publike të New York-ut
Tashmë i konvertuar në ankth,
Nuk di si të kthehet te vendi ku u ndamë,
As mexaninën ku duhej të takoheshim s’e mban më mend,
Xhaxhai im, i maskuar pas pardësysë së vet është bërë pothuajse
I padukshëm; askush nuk ia ka ngenë,
Askujt s’i bëhet vonë për itinerarët e tij prej të marri,
Madje ai vetë bën të pamundurën për t’u kamufluar,
Të thuash se është faji i tij që nuk orientohet dot,
Në këtë stacion që i ngjason në fakt hartës,
Xhaxhai im, që gjithnjë e ka respektuar autoritetin,
Është tani gati të ndjekë çdo udhëzim në tabelat e varura dhe në muret,
Por veç sillet rrotull, nga një platformë në tjetrën,
I habitur që të gjithë, edhe trenat edhe njerëzit, i largohen,
Herë hipën lart, herë zbret poshtë, gjithnjë mes të panjohurve,
Me buzëqeshjen e kujt që i është nënshtruar fatit.
Rrugët e tij me të miat janë këputur,
Unë jam tani rob i pritjes sime dhe i fajit
Që e lashë xhaxhanë të më ikte nga sytë;
Unë, që ndryshe nga trenat, nuk i largohem dot, sepse më duket
Sikur do ta braktis.
Ndoshta më duhet të mësohem me idenë,
Që ardhja e tij këtu ishte gabim; me idenë
Që tash e tutje nuk do ta shoh më xhaxhanë; pa çka se ky stacion
Na ka burgosur të dyve; ndoshta duhet t’ia pranoj vetes,
Që e humba xhaxhanë përgjithnjë.
Publiée par Ardian Vehbiu sur Jeudi 20 septembre 2018
NY eshte sinonim I makthit te koheve moderve. Asgje e bukur, nje kaos total, nje rremuje e njerez robot, pa shpirt, pa buzeqeshme.
Te njejten gje mendoj Enter. Kam qene dhe nuk me pelqeu. Tani e kuptoj qe do te na hidhen amerikanet ne gryke, por mua keshtu mu duk, sic thua ti. Te merrte frymen. Njerezit qe vetem vrapo, ne syte e tyre kishte vetem boshllek dhe vetem dollare e kishin mendjen.
(Enter) Jetoj ne NY qe nga shkurti 2002
Komentit tat nuk i heq asnje presje por ama mumd ti shtoj shume. Skllaveri moderne
Enter rrushi Nuk eshte pjekur mer topet e xhaxhait ke
quan qender my zoteria bruklin Astoria manhaten. Dhe e humbi xhaxhane ne N.Y. apo N.Y. sity. Me siguri e ke hypur vete ne shkalle gabim se Nuk ta do gruaja dihen keto marifete. I gjori xhaxha per nipçe qe ka
Na erdhi keq për xhaxhin
tani që po lexojmë
dërgona ndonjë foto
të dalëm t’a kërkojmë.
.
Të tërë do dalëm, fshatçe
ndonjëri do t’a gjëjë
mjafton, alla shqiptarçe
Shqiponjën të na bëjë.
..
Hahahahah….e forte kjo.
Zbriten dugagjinasit ne qytet dhe u hapen si vaji ne lakra-thonin dikur shkodranet!
Ja edhe ku maloku fshatar te njejten gje ben:Doni me per Belulin na thote krrici?
Se e morem vesh qe per xhaxhain as i plasi trapi fare!
HUMBSH EDHE TI SI XHAXHAI YT I MJERE O NJERI LEGEN, BIRI I YLVIUT QE KA QENE PO AQ LEGEN DHE SERVIL E QE KA MARE NE QAFE JO PAK KOLEGE QE NUK QENE TE LIDHUR SIKURSE AI SI MISHI ME THOIN ME PARYINE DHE SHOKUN ENVER. GJITHMONE QE SHKRUAN NUK THA ASGJE TE SAKTE DHE TE KUPTUESHME PASI VETE KE NJE PSIKIKE TE ÇORODITUR E TE HAPERDARE. NUK DI PSE TI PUBLIKOJNE KETO MARREZIRA QE TE SHERBEJNE VEÇ TI DHE ASKUJT TJETER.
cfare do te thote ky?……qe gjithe njerezit jane te paditur e mund te humbasin, qofte edhe Amerikanet ne Shqiperi po nuk paten telefon, po nuk folen Shqip apo kur nuk kane as para me vete apo nje cope leter te shkruar me adresen e shtepise apo numrin tend te telefonit…..New York, per me sakte Manhattan eshte super qyteti i botes, nuk eshte ne Amerike jo, eshte ne kozmos, edhe per ne qe kemi vite ketu e jo me per nje te moshuar qe eshte turbulluar e trembur nga nje perbindesh i tille….por ti idiot leri poemat e na thuaj si e gjete xhaxhain …e mos na tremb “xhaxhallaret” tane qe te mos vijne atje……here tjeter kur te shkosh ne bathore jepii nje telefon xhaxhait dhe po te mos kesh mundesi te abonohesh ne AT&T mund ti blesh nje cheap fuck phone me Tello……..
Niku!
Kete shkrimin “kot “ e ka pjese te strategjise!
Shkrimi tjeter do jete mbi rrezikun nga historia dhe gjuha shqipe.
Perse ndot Niku-n tim more qafir! Nuk gjete emer tjeter ose vere dhe mbiemrin.
E paske marre ne qafe xhaxhane
Nuk na cudite me kete! Nje Devolli humbi gruan ne stacionin e autobuzit te Bilishtit ku qarkullonte vetem nje autobuz ne dite.
Xhaxhain nuk e humbe se nuk ishte pjese e trupit tend , o e pasurise tende. Nese qellimin qe ke do te na thuash si humbe veten duke ardhur ne new york, eshte gje qe ta diskutojme.. Xhaxhai , kur te pa se cfare jete beje, dhe cfare jete, le ne vendin tend, iku ,. iku, me vraqe ti mos ta kapje me, ,Fatkeqesia eshte se ti se kupton kete…,.. Prandaj sti donte as monedhat as celularet, se ishte lindur i lire,,nuk donte te behej sklav si ty dhe shoket e tu, ne kampet e punes ne newyork o vend tjeter, Nuk donte te flinte ne kembe ne trena, dhe ne apertamente me minjte..
SHKRIM IDIOT,I PERSHTATET TAMAM TEMES
shkrim i shkelqyer. Urime autorit.
E ku eshte “Qendra” qe do pije kafe ti?
Sa trap qe paske qene: qender ne New York city,hahahaha, very funny!
Lexo tek NY Taims artikullin me të njëjtin titull që shkroi xhaxhai për ty.
Ah kokkkrrra e gazetarit dhe kokkkrrra e REDAKTORIT.Mi dhjefsha ne hartimin e fillores
Ky qenka I rrjedhur dhe jo xhaxhaj i tij…
Sikur xhaxhaj i tij te ishte kaq “injorant”,ky duhej ta mbronte sepse,jo per faj te tij ai mbeti i tille,pra eshte i pafajshem…Po me injorant eshte ky,i “mencuri”,i cili nuk e njihte xhaxhane per injorancen e tij…
Nuk ke cfare ti besh edhe pse eshte ne Amerike,perseri nuk ka pare dhe vleresuar,sjelljen e Amerikaneve me fatkeqet si xhaxhaj i tij jo vetem qe nuk i perbuzin,por edhe te ndeshkojne ne se i pergojon te tillet.,,,
I paharruar kujtimi i xhaxhait tend.
Na shkruaj prape per perkujtimoren e tij.
Sa ka rënë niveli i intelektit në Shqipëri.Njeriu i Zotit botoi një tregim letrar dhe të gjitha komentet janë nga njerëz që nuk kanë lexuar asnjë libër në jetën e tyre. Shumë njerëz kanë mësuar të përdorin tastjerën e kompjuterit dhe ju duket se janë bërë filozof me dy klasë shkollë.
Mjer ky vend se si do katandiset me njerëz analfabet duke mbaruar universitet.
Nje replike me Xhej En Bi nqs mundem. Se edhe kam lexuar ndonje gje , ku e shikon ai tregimin letrar tek ky sepse nuk pata durimin ta lexoja deri ne fund please
Nje replike me Xhej En Bi nqs mundem. Se edhe kam lexuar ndonje gje , ku e shikon ai tregimin letrar tek ky sepse nuk pata durimin ta lexoja deri ne fund please .Nje big like per Nje Durrsak
Me zuri shurra duke pritur se ku do ta nxjerre kete punen e xhaxhait. Do vete ta bej njehere pastaj do dal nga stacioni se mos ta gjej xhaxhane.
Njerez qe nuk kuptojne cfare lexojne dhe nuk kuptojne qellimin e autorit te ketij shkrimi, i shkruar me nje shqipe lertrare te shkelqyer.
More NIku! Fol per shkrimin nese ke ndonje mendim dhe jo per Prof. Ylviun, babane e autorit qwe ishte e kujtohret njeri i nderuar, me medalje ari ne gjimnazin e Gjirokastres, prof ne specialitetin e tij qe ka ndihmuar me shpirt dhe me fjale te mire pacientet e tij. Tema, te lutem kur komentuesit nuk japin mendime per shkrimin, mos i nos i percillni sharrjet dhe biografite …
o gazeta po dhe fletet e ditareve personale do botoni tani, medemek ja ku rroj une dhe mjere ju qe jeni ne Shqiperi…. se nuk humbisni dot si ketu tek une!!!! Psheretima, psheretima… na hapet barkun me llogje kavaje.
po pse o tema nuk e jep komentin tim?!
shkrim i bukur. Por edhe disa komente ketu brilante per te kuptuar sesa e thelle eshte urrejtja primitive e disa bashkekombesave tane. Sa keq me vjen per ta- jeta per ta eshte vec urrejtje!
Shkrimi i A. Vehbiut është fiction letrar (trillim artistik), prandaj edhe domethënia e tij nuk është e drejtpërdrejtë, por e kodifikuar. “Xhaxhai” këtu është simbol që përgjithëson një shtresë të gjerë social-kulturore, një botë të prapambetur, që vendoset në kontrast të thellë me simbolin tjetër, pikërisht me qendrën e një qyteti të madh e automatizuar sipas fjalës më të fundit të shkencës e të teknologjisë. Jo më kot shkallët lëvizëse i ndajnë përgjithmonë dy tipat letrarë që përfaqësojnë kategori shoqërore të kundërta. Njeriu bashkëkohor është tjetërsuar, por kjo është e ardhmja e njeriut në botën e sotme të teknologjizuar. Prandaj xhaxhai humbet “pa nishan” dhe mos shpresoni të merrni një përgjigje nga autori se si e gjeti atë. Ata u ndanë përjetë, një
Nje shkrim idiot nga nje analfabet funksional. Qellimi i shkrimit?
Ju qe vini nga Shqiperia jeni kaq katundare sa ngaterroni dhe shkallet, e meqe jeni kaq katundare une ze nje vend e rri e pres; jeni ju qe duhet te hipni e zbrisni gjithe diten e te me gjeni atje ku une ri e ju pres…. e nese Ju nuk vini dot…. do me duhet te mesohem me mendimin se ju humba pergjithmone! ! ! !
Idiot funksional! Thithlope e peshtire qe urren origjinen, genin e vet nga i cili kerkon te shkeputet me cdo kusht! Shpirtkazem e shpirtshitur!
Idiote edhe ju qe botoni keto idiotesira!
Xhaxhai u gjend!
-Si pas qytetarit dixhital,pak perpara se te ndaheshit vrojtoheshit nga shiku dhe ai, kishte dore ne ndarjen tuaj,
me pas u gjend i shperfyturuar ne nje rugice te nju-jorkut nga bandat kriminale te orieges.
-nderkaq,mona jep varjantin e saj;
xhaxhai i juaj ju gjend vetem koka diku ne nje fshat te nju-jorkut ndersa trupi u largua ne drejtim te pa ditur.
-nje portal i xenit njofton se;eshte shperthyer me eksploziv dhe ju keshillon te nderpriten hetimet ne cdo rast.
-nderkohe te gjithe mediat bejne fjale per nje hetim kolosal ku mbasi te zbatohet vetingu,te shqyrtoht,vrojtohet,analizohet,
kthjellohet,te ngrihet,ringrihet,pastrohet,vertetohet,do te zgjidhet dhe ceshtja e xhaxhait tend te dashur.
Nje grup njerzish vrapojne vitesh te corjentuar per te gjetur te dashurit e tyre,
s’ish ajo shkalla ulje njgjitese qe i ndau, por vete coroditja e tyre, mbase;
koha,vendi,besimi i teperuar,mos dija,rastesia,pangopesia,te gjitha bashke,
megjithate akoma enden per te gjetur dike,dicka,mbase te pa munduren.