Vettingu në politikë? Andi Bushati: Është thirrje për një marrëveshje të re Rama-Basha

20 Shtator 2018, 18:19Politika TEMA

Analisti Andi Bushati e sheh kërkesën e opozitës për një vetting në politikë, si thirrje për një marrëveshje të re.

Në rubrikën “Opinion” në “News24”, Bushati tha se duke parë reagimet e opozitës sa i takon zbatimit të reformës në drejtësi, apo rezultateve të reformave të tjera, të cilat i ka kritikuar, atëherë “është e vështirë të besohet në një vetting në politikë”.

Sipas tij, synimi është në arritjen e një marrëveshje të re Rama-Basha.

“Mbledhjet e opozitës janë një mënyrë për të mos qenë në Parlament, dhe për të bërë atë që ata e quajnë vetting në politikë. Unë këtë vettingun në politikë, nuk e besoj shumë.

Tani që thonë se reforma në drejtësi nuk ka patur rezultatet e duhura, por kështu edhe reformat e tjera, si mund të funksionojë vettingu në politikë.

Unë mendoj se vettingu për politikën është thirrje për një marrëveshje të re.

Është një marrëveshje që opozita mund ta bëjë, ta thërrasë edhe si një fitore, por kur gjithë fitoret e tjera janë kthyer në dështime, atëherë për çfarë duhet kjo”, u shpreh ai.

Teksa ka komentuar situatën brenda PD, ai tha se partia më e madhe opozitare në vend është “katandisur keq”.

“Unë mendoj se PD është katandisur aq keq, sa vendimi i liderit shkon zinxhir. Ata që mund ta kundërshtonin, sot janë jashtë.

E vetmja dilemë në PD është: çfarë ndodh nëse ne braktisim partinë, dhe kundërshtarët futen në sistem. Por ketë pyetje duhet ta kishin bërë para se të dilnin të tjerët nga partia.

Sot PD ose do bëjë rolin e fasadës, ose do bëjë marrëveshjen e vërtetë”, u shpreh Andi Bushati.

3 komente në “Vettingu në politikë? Andi Bushati: Është thirrje për një marrëveshje të re Rama-Basha”

  1. langaraqet e parlamentit says:

    Per 1 vit rresht parlamenti u mor me kullat e Gener 2 , a do ndertohen apo jo ? Per 1 vit tjeter u mor me kullat e Fushes te teatri , a do ndertohen apo jo ?
    Langaraqet dhe hajdutet e parlamentit merren vetem me bizneset e tyre dhe jo me hallet e popullit per te cilen jane votuar. Ne shqiperi situata eshte shume serioze , pasi asnje qeveri , e majta apo e djathta nuk mendojne per popullin shqiptar
    Shqiperia eshte i vetmi vend ku qeverite ne fuqi nuk lejojne sindikatat te veprojme , ashtu sikurse sabotojne kompanite e huaja te vijne ne shqiperi , pasi i intereson vetem oligarkia qe kane krijuar vet qeveritaret

    1. Kalec Dega says:

      Nuk e di pse edhe une perdora fjalen langaraq ne nje shkrim tjeter, po e lejoi Meroja, kur lexova ketu perseri per langaraqet shqiptare. Koicidence thua?

      Pra sna ka ngelur me fjale te pershkruajme shqiptaret dhe udheheqesit e tyre.

      Mire Basha dihet se nga kush e do Vetingun po Edvin Rama ashtu si puna e detit te Greqise dhe plehrat toksike nuk shprehet prerazi per vetingun si ide e Bashes.

      Prandaj, milet langaraq, ti gezoni keta dylberat ,besoj se nuk takohen me ne cader por ne ndonje hotel te sponzorizuar nga ndonje mik i tyre.

  2. Joni says:

    O Andi,
    Nuk ka PD.
    PD eshte jashte pd.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje