Balla: Basha është i pashpresë politikisht. Propozimi për vetting në politikë, përpjekje për të vonuar procesin

20 Shtator 2018, 21:48Politika TEMA

Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ishte i ftuat në studion e “Mbrëmje në ABC News”, ku foli mbi ngjarjet politike më të rëndësishmë në vend dhe votimin në Kuvend të ligjit për Teatrin  Kombëtar.

Sipas Ballës, Tirana si kryeqytet i rëndësishëm i Ballkanit do të ketë një ndër teatrot më të bukur kombëtarë. Ai u shpreh se kjo fazë konkurimi për këte projekt është faza e shprehjes së interesit lidhur me kohën e vënë në dispozicion.

“Per ne e rëndësishme është që procedura ka marrë aprovimin e Komisionit Europian dhe ajo ç’ka është më e rëndësishme është se ka një garë. Të njëjtën betejë beri opozita për Sheshin Skënderbej dhe stadiumin Qemal Stafa”, deklaroi Balla.

Gjithashtu Balla u shpreh se Partia Socialiste do i shkojë deri në fund këtij procesi dhe se opozita pa lidership, sipas tij, do të jetë gjithmonë barrierë.

Ndërsa në lidhje me Vettingun e politikanëve Balla theksoi se reforma në drejtësi nga ata u nis për të garantuar pikërisht këtë Vetting.

“Ne kemi qenë iniciatorët e këtij procesi. Kjo është përpjekje e Bashë për të vonuar procesin. Çdo politikan ka frikë nga SPAK dhe BKH, sepse ky do të jetë një porcesi i rihapjes së dojesve korruptive të këtyre viteve. Në fillimin e vitit të ardhshëm këto instuticione të pavaruara do të jenë gati”.

Duke folur për bojkotin e opozitës, Balla tha se arsyeja se përse nuk vijnë në Kuvend është sepse nuk përballen dot.

1 komente në “Balla: Basha është i pashpresë politikisht. Propozimi për vetting në politikë, përpjekje për të vonuar procesin”

  1. Don says:

    Po ju keni pushtetin more. Si do e vonoje procesin opozita? Kam pershtypjen se edhe ju kerkoni justifikim dhe me sa duket jeni edhe ju dakord me opoziten dhe bashke po perpiqeni sa te mundni ta shtyni reformen ne drejtesi. Mos harroni se populli do tu gjykoje dhe juve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje