Deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, i cilësuar ndryshe si “i forti” i PD-së, garantoi për shqiptarët se opozita do shkojë në zgjedhje.
“Krahu i djathtë” i Bashës ka qenë i ftuar në në Ora News ku bëri me dije se aktualisht nuk diskutohet opsioni për bojkotin e zgjedhjeve nga partia më e madhe opozitare.
“Sa për zgjedhjet, në 28 vjet ka treguar se kush ka qenë në pushtet dhe i është mbushur mendja se ka qenë i pathyeshëm, është rrëzuar aq keq.
Detyra jonë është që t’u themi shqiptarëve; do të kthehet Shqipëria në 45-n.
Opsioni për të mos marrë pjesë në zgjedhje, nuk është opsion që po diskutohet sot brenda Partisë Demokratike.
Jemi 9 muaj para zgjedhjeve”, u shpreh Murrizi. (TemA)