Prokurorët që refuzuan "Çështjen Shullazi" thyejnë heshtjen: Ja arsyet pse nuk pranuam

21 Shtator 2018, 15:24Politika TEMA

Grupi i prokurorëve  që refuzuan shortin për çështjen “Shullazi”, kanë bërë një letër publike në të cilën tregojnë arsyet se përse refuzuam dosjen.

Në këtë shkresë Prokurorët deklarojnë se hedhja e shortit, dhe ideja vijuese për krijimin e një grupi hetimor prej 4 (katër) prokurorësh në gjykimin e një çështjeje penale, vinte në momentin kur çështja në fjalë ndodhej në fazën e diskutimeve përfundimtare, dhe grupet hetimore krijohen në fazën e hetimit dhe jo në fazën e gjykimit, aq më pak në fazën e diskutimeve përfundimtare.

 

 

Tiranë, më 21 Shtator 2018

Deklaratë

Drejtuar:  Mediave të pavarura të Republikës së Shqipërisë

Zyrës së Delegacionit të Bashkimit Europian në Republikën e Shqipërisë

Misioni PAMECA

Përfaqësisë Diplomatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri

Në vijim të njoftimit të datës 19.9.2018 të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme (referuar më poshtë si “Njoftimi” ) për nisjen e hetimit disiplinor ndaj 10 prokurorëve të Prokurorisë për Krime të Rënda (referuar më poshtë si “PKR”), të cilët përfaqësojnë shumicën e prokurorëve të PKR, për shkak të sensibilitetit të lartë të rastit dhe për hir të bërjes transparente të fakteve, ne, prokurorët e poshtë-shënuar kemi përgatitur këtë deklaratë, me qëllim sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe çështjeve ligjore të lidhura me të, si më poshtë vijon:

Më datën 18 Shtator 2018, jemi njoftuar përmes telefonit për të qënë pjesëmarrës në një mbledhje e cila do të zhvillohej në të njëjtën ditë në orën 15.00, pa u njoftuar per objektin e saj. Njoftimi për mbledhje nuk ishte konform kërkesave ligjore në fuqi dhe vinte në kundërshtim me nenin 56 të ligjit nr.97 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë” , I cili kërkon që mbledhja të njoftohet të paktën 3 (tre) ditë përpara, së bashku me rendin e ditës.

Mbledhja në fjalë u shty për të nesërmen, më datë 19.09.2018 në orën 9.00 nga drejtuesja, për shkak të mungesës së disa prokurorëve. Kërkesa e prokurorëve për t’u njohur me objektin e mbledhjes nuk mori asnjë përgjigje nga ana e drejtueses së komanduar të PKR.

Në mbledhjen e organizuar më 19 Shtator 2018, në orën 09.00, në fillimin e mbledhjes, drejtuesja e komanduar njoftoi se, mbledhja lidhej me hedhjen e shortit për caktimin e një prokurori për çështjen penale nr.26/16 dhe se hedhja e shortit lidhej me pamundësinë e prokurorëve të çështjes për ta përfaqësuar atë. Sqarojmë këtu se, në asnjë moment nuk na është bërë i ditur urdhëri për zëvendësimin e prokurorëve në fjalë së bashku me shkaqet ligjore përkatëse. Për hir të qartësisë, çështja në fjalë, ndodhej në fazën e diskutimeve përfundimtare.

Nga pjesa më e madhe e prokurorëve të pranishëm në mbledhje, u paraqitën pretendime në lidhje me kërkesën për hedhjen e shortit dhe ligjshmërinë e tij, pasi prokurorët e çështjes Elisabeta Ymeraj dhe Ened Nakuçi, vazhdonin të ishin prokurorë të çështjes, përfshirë këtu edhe prokurorin Besim Hajdarmataj, i cili në fakt, jo më herët se data 18 Shtator 2018, përmes një akti me shkrim, i kishte shprehur drejtueses së komanduar të PKR vullnetin e tij, për të vazhduar përfaqësimin e çështjes në fjalë, pranë gjykatës kompetente.

Hedhja e shortit, dhe ideja vijuese për krijimin e një grupi hetimor prej 4 (katër) prokurorësh në gjykimin e një çështjeje penale, vinte në momentin kur çështja në fjalë ndodhej në fazën e diskutimeve përfundimtare, dhe grupet hetimore krijohen në fazën e hetimit dhe jo në fazën e gjykimit, aq më pak në fazën e diskutimeve përfundimtare.

Një kërkesë e tillë, cënonte parimet e nenit 6 të Ligjit no. 97 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë” në lidhje me pavarësinë dhe integritetin e prokurorëve, aq më tepër në në një fazë të tillë të procesit, kur hetimi, akuzat, debati gjyqësor, qëndrimet mbi vlefshmërinë e provave dhe vlera e tyre provuese ishin kryer nga prokurorë të tjerë të çështjes.

Argumentimi ligjor, parimor dhe mbi baza etike nga shumica e Prokurorëve, nuk u mor parasysh nga drejtuesja e komanduar e PKR, e cila kërkoi ndërprerjen e menjëhershme të debatit, duke nisur procedurën e hedhjes së shortit.

Duke u ndjerë në kushtet e paligjshmërisë së procesit, pjesa më e madhe prokurorëve, e përbëre nga 9 prej tyre, pasi paraqitën argumentat e tyre, dhe në mungesë vullneti nga drejtuesja e PKR për të diskutuar profesionalisht ligjshmërinë e procesit dhe argumentat, u larguan nga shorti.

Në të njëjtën ditë, më date 19 Shtator 2018, grupi i 10 (dhjetë) prokurorëve u njoh me Njoftimin e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, për nisjen e një procesi disiplinor kundër tyre vetëm nëpërmjet Mediave.

Njoftimi në fjalë është në kundërshtim me ligjin; Prokurori i Përgjithshëm nuk ka kompetenca për të nisur procedim disiplinor deri në krijimin e organeve të reja (Këshilli i Lartë i Prokurorisë), ndërkohë që vendimi i Gj. Kushtetuese nr. 34, date 10.04.2017, ka shfuqizuar nenet 101 e vijues të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Në vijim, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, në kundërshtim me ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ka urdhëruar transferimin e përkohshëm në Berat, Pogradec dhe Kukës të prokurorëve Olsian Çela, Besim Hajdarmataj dhe Sonila Muhametaj. Për të garantuar pavarësinë e magjistratëve dhe mbrojtjen nga presionet mbi punën e tyre, ligji në fjalë nuk lejon asnjë transferim apo komandim të magjistratëve pa pëlqimin e tyre. Përmes këtij veprimi antiligjor me natyrë ndëshkuese, cënohet tërësisht pavarësia e magjistratëve duke krijuar një precedent të rrezikshëm pasi e kthen organin e prokurorisë në modelin e vjetër hirearkik dhe të centralizuar, në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe ligjet e tjera të reformës në drejtësi.

Sa më sipër vlerësojmë dhe besojmë se kjo deklaratë, është në interesin e transparencës së punës së institucionit të Prokurorisë dhe i shërben zgjidhjes ligjore të rastit në fjalë. Cënimi i parimit të pavarësisë së prokurorëve, dëmton rëndë punën e këtij organi dhe ul besimin e publikut tek institucionet e drejtësisë.

Prokurorët

Olsian Çela

Përparim Kulluri

Arens Çela

Edvin Kondili

Pranvera Pustina

Eugen Beçi

Sonila Muhametaj

Blerim Tominaj

Besim Hajdarmataj

Behar Dibra

23 komente në “Prokurorët që refuzuan “Çështjen Shullazi” thyejnë heshtjen: Ja arsyet pse nuk pranuam”

  1. a.f. says:

    Ky shtet ka marre fund. Edhe nje teater kukllash funksionon me mire. Populli duhet te kerkoje mbrojtje nga krimi dhe korrupsioni i pushtetit. Kjo klase politike nuk garanton asgje per te mbrojtur interesat e qytetareve. E vetmja rruge zgjidhje eshte Protektorati Europian per Shqiperine. Mbase edhe per Kosoven. Shqiptaret kane deshmuar historikisht qe nuk dijne te zgjedhin dhe as te votojne sepse zgjedhin gjithmone per ti qeverisur Hajdutet e tyre.

    1. Komentuesi says:

      Keta prokuror me ne krye Besim Hadarmataj,jane ata te plepave dhe besniket e Sali Berishes.Shullazin ata nuk kane dashur vete ta gjykojne dhe hetojne se Shullazi eshte njeriu besnki i Sali Berishes.Jemi dakord me vendimin e prokurores Arta Marku.Ata te denohen e te futen ne burg.Transferimi eshte pak.

      1. @komentuesi says:

        Te te thuash qe je i trashe, eshte shume pak.

  2. Arber iliri says:

    C’jane keta prokurore koti, kalamanj, gjasme argumentojne.Kjo s’ka te beje me pavaresine ne pune, kjo ka te beje me nje detyre qe ata duhet ta bejne se i ngarkon eprori ne baze te ligjit.Argumentim jo profesional i tyre.Nuk vlejne per prokurore.

    1. Loran shehu says:

      O ti me pseudonimin arben iliri pse nuk shkon ti nje her ta marresh ceshtjen se ndoshta i jep drejtim ?????????????kur nuk ka prova o zoteri nuk e fut dot tjetein ne burg se duan eproret o komunist se te ka ngel mendja ke eprori ?

      1. Mul Noka dhe Paloka says:

        Pse, demek, ti nuk je komunist? Nuk na thua, çfare Je ti? Fashist? Akoma me komuniste ti? Kokerr debili.

  3. Drejtesia e re says:

    Keni vjele mire deri tani. Rasti shullazi nuk mund te perfitoni gje se eshte ne sy te gjitheve veprimtaria e tij kriminiale. Keni frike se ndokush hakmerret . Çfare prokuroresh jeni qe keni frike nga kriminelet? Paguheni nga taksat e popullit per te luftuar kriminelet. Kur keni frike nga kriminelet shkoni beni noj pune tjeter. Jane pallavra ato qe thoni ju. I perkasin drejesise se vjeter jo kesaj te reje qe Po lind. Pse nuk merrni shembull nga prokuroret ne itali qe nuk kane asnje frike para çdo lloj krimineli?

    1. mirel says:

      Drejtesia e vjeter nuk kish frike nga krimi.
      Krimi kish frike nga drejtesia.
      Drejtesia sot me kete leter te prokuroreve tregon cfare fiaskoje qe eshte ky shtet.
      Asnje prokuror nuk deshiron te hetoje nje kriminel te vertete.
      Ti shikosh pastaj kur ju qepen ca viktimave per nje gr mall.
      Rastin gjejne qe ti rrjepin te pafuqishmit.
      Kur u leshohen njerezve si zagare, ashtu te marrin pergjegjesi e te hetojne kriminelin.
      Nuk me vjen keq fare per ta.
      Nuk i zhduk te gjithe Shullazi.
      Nder do na bej

  4. Hajdar..... says:

    Pritet te ofrohet pazari i rradhes nga Shullazi por dhe ky nuk eshte i gatshem te paguaje duke ditur qe keta prokurore marin urdhera nga S.B dhe ky emrin e Shullazit e ka bere flamur per betejen e tij anti Rame dhe anti vejting
    Maloku Hajdarmataj ka shkuar 5 here ne Itali i sponsorizuar edhe nga PD per te gjetur nje prove sado te vogel kunder Tahirit, kurse per kete ceshtje me spec kur edhe provat jane te pamjaftueshme b…..nuk ja mban. Jane po keta prokurore qe zihen njeri me tjetrin kur ceshtja eshte per biznesmene me lek. Futini urgjent ne vejting dhe nxirini ne rruge

  5. Kalec Dega says:

    Kerkoni mbrojtje per jeten nga shteti mafjoz I Ramutit,Metes,Saliut duke u zhdukur prej Albanistonit, o te shkrete ….

  6. xhemal says:

    NJE nga pushtetet me te rendesishme te shtetit nuk funksionon duket sheshit per motive politike,nje grup prokuroresh duan te vene ne rezik sigurine publike duke u justifikuar me rregullat burokratike brenda istitucionit ,thjesht duhen nxjerre jashte sistemit

  7. Kollodoku says:

    Kari ne pidh. Duret ne cica. K’shu ka thon Shote Galica.

  8. DS says:

    Cfaqja vazhdon… i shkreti populli Shqiptar!

  9. Zorro says:

    Prandaj ENVER HOXHES i duhet ngritur nje monument 100 metra i larte ne mes te Tiranes!

    1. ben says:

      Mqs enver hoxhen nuk e gjejme dot
      Ja kemi ermal hoxhen nipin e enverit
      Ai I del zot kesaj pune!!!!!!!

  10. MORRI says:

    Prokuror pazarxhi, frikacak kunder nje majmuni. PO HE RE DERDIMEN SE NE JEMI POPULL QE TE HAJM MUTIN, NEXHMIE HOXHA E SHKERDHEU KETE POPULL PER 50 VJET DHE SI KOKKRA MOLLES ESHTE DUKE PRIT E PERCJELL NJEREZ. Po pse i keni frike shqiptaret, shullazi nje cop hayvan pa shkolle e ju qe keni ligjin e keni frike. PO KUR E KENI FRIKE PSE SE PLASNI ME BURGIM TE PERJETSHEM E FLINI REHAT.

  11. TEREZA says:

    C’FARE SHTETI ESHTE KY,,,,,C’JANE KETA PROKURORE PLEHRA ,,,,,,PA DINJITET,,,,,,PA RESPEKT PER SHTETIN,,,,,PER FIGUREN QE PERFAQSOJNE,,,,MERRNI PROKURORE TE HUAJ ,,,SE KETA DHJESIN NE BREKE NATEN DUKE FJETUR,///////

  12. rexha 10 says:

    PO TE ISHTE PA SHORTE .NE KOHEN E QOFTE LARGUT JU PROKURORET ,DO TU ZINIT ME NJERI -TJETRIN PER TE MARA CESHTJEN E ME TE FORTEVE ,SE KA ME SHUME FITIME .DUKE PARE SE NGA SHULLAZI ,NUKE DELE GJE ,SE JU KA PAGUAR PERPARE ME NDERE DHE BAKSHISHE ,SHTOJME KETU EDHE VETINGUN,PO JU AFROHET LITARI KE FYTI .PRANDAJ MOSE NXIRRENI JUSTIFIKIME TE KOTA.
    ME KUJTOHET NJE KOHE ,KURE AMBASADORI I SH B A THA.:PROKURET ,APO PROKURORET KANE BYZYLYKE E ORA NE DUAR ,QE KUSHTOJNE SA KUSHTON MAKINA IME. TE NESERMEN TE GJITHE JU I HOQET ORAT NGA DORA BASHKE ME BYZYLYKET ,SE E KUPTUAT SHUME MIRE QE NE VENDE TE FLORIRIT QE MBANIT ,DO JU ZEVENDESONIN ME BYZYLYKE METALI ,QE JANE PRANGAT. PROKURORJA DUHET TE ZBATOJE LIGJIN PERPARA ME BANDEN E PROKUROREVE,PASTAJ TI CAKTOJE NE BAZE TE RREGULLORES. KUSHE REFUZON SHKARKOHET .HIQE KETU ARSYET SHENDETSORE.
    ZONJA PROKURORE ,KURE E MORE DETYREN E DIJE SHUME MIRE QE DO PERBALLEJ ME SALIUN,ILIRIN,RAMEN,XHAFAJN,TAHIRIN ,SHLLAZETetj.
    cfare po beni ju qe krimet e bandat ,te mose jene te perhershemNE RASTI TUAJ ,PO BANDAT TE ISHIN TE PERKOHESHME,JU DO TE ISHIT E PERHERSHME.keni ndryshuar pozicionet. NUKE BESOJ SE DO TE ARRISH DICKA ,QE TE MBAHESH MENDE. ME MIRE JETON AI QE MERRE FRYME LIRISHT,SE SA AI QE KA VRA E VJEDHUR.NE KETE MYNYRE ,JU PO MBRONI TE GJITHE KRIMINELAT,DHE HAJDUTET.
    CORBA E GATUAR I NDOTE TE GJITHE ATA QE E HAJNE.

  13. Henri says:

    shqiperia,kosova etj kurre nuk do te behen,MAFIA eshte ne politike dhe drejton shtetin,drejtesine,mediat,biznesin dhe cdo hallke te jetes.Te dale nje dhe tez thote te kunderten?Vetem enveri ia kishte pase gjetur ilacin shqiptarve,me te vetmin gabim moslejimin e besimit fetar.

  14. Jimi says:

    Keta nuk jane prokuror. Keta jane aleate te shullazit, te cilet jo se kane frike, por duan me c’do kusht te krijojne nje situate kaotike, qe ne nje menyare a ne nje tjeter te diskreditojne k/prokuroren dhe se fundi edhe reformen ne drejtesi! Beteja me krimin eshte e veshtire, por jo e pamundur. Keta prokurore duhet te procedohen penalisht per bashkpunim me krimin.

  15. HQ-18 says:

    E vërtetë që sistemi i drejtësisë në Shqipëri është I kapur deri në palcë dhe këta skanë bythë të gjykojnë peshqit e mëdhenj se u fluturon kaptina.
    Prandaj peshqit e mëdhenj duhen asgjesuar nga policia (aksidentalisht?, në udhë e sipër) dhe as duhet të mbërrijnë gjallë te dera e gjykatës.

  16. Korçari says:

    Këta mender prokurorë janë zagarë të Sali KRIMINELIT.

  17. NjeQytetarOptimist says:

    Ul besimin tek publiku tek institucjonet e drejtesise ???? Po ju c’fare jeni ??? Ama keshtu e llogjikoni ju punen tuaj si nje pune anashkaluese (e lagu se lagu) ???? Ju jeni PROKURORIA.. Ju ngrini akuza kundra krimineleve !! PRANDAJ PAGOHENI …. Po nuk ngritet ju akuza dhe fshiheni pas fustaneve te grave dhe shallvaret e burrave kush do ta mbroj publikun ???? U LARGUAT NGA SHORTI ?? Po p’se c’fare pune keni ju private ???? Serjozisht e keni ju mor lepunj ?!?! Keshtu mentaliteti keni ju per punen tuaj duke gjykuar procedurat dhe c’fare ju pelqen e nuk pelqen ?!?! Zhdukuni more te degjeneruar kur s’keni kellqe te beni punen QE JU PAGUHENI… Qerohuni more ne privat po deshet. Arta Marku t’ju kishte degdisur andej nga Mali me Gropa te investigonit qenet e vrare.. S’me besohet !! TURP O FAQEZINJ BENI LETER PUBLIKE DUKE U QURRAVISUR PER PUNE PROCEDURASH.. AHHH T’JU KISHA PARA DO JU BEJA PER 2 LEKE..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje