Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani thotë se Prokuroria e Krimeve të Rënda u shkri.
Në një shënim në facebook Manjani shkruan, “ sot ky Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ekziston më! As Arta dhe mikja e saj Donikë, nuk e bëjnë dot këtë detyrë”.
“Nuk është shqetësimi kryesor se çështja “Tahiri” apo “Shullazi” mbetën pa prokurorë.
Gjenden gjithnjë prokurorë sa për të mbyllur proceset e nisura…
Problemi madhor është se U SHKRI Prokuroria e Krimeve të Rënda, që përbëhej nga prokurorë specialë në luftë kundër krimeve të rënda!!!
Sot ky shërbim nuk ekziston më! As Arta dhe mikja e saj Donikë, nuk e bëjnë dot këtë detyrë.
Përveç se nuk duan, as nuk dinë ta bëjnë! Nuk i kanë aftësitë e nevojshme.
Mesazhi që shteti-pushtet i jep publikut është që : Nuk ka ndërmend të godasë krimet e rënda!
Aq më pak të godasë krimin e organizuar në pushtet!
Kjo është më e rënda që ka ndodhur!
Në fakt kishte kohë që kishte ndodhur, por këto ditë u bë e njohur publikisht.
Fal me shnet reformës!”- shkruan Manjani. (TemA)
Po ziguri cmendim ka( perputhenise ne te kundert eshte skandl i madh)