Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas super aksionit policor ku u vunë në pranga 11 persona në Shkodër, Tiranë dhe Roterdam të Holandës si pjesë e një grupi të rrezikshëm kriminal.
Në një shënim në Tëwtter, kryeministri shkruan se “Policia e Shtetit foli përsëri me forcën e vendosmërisë sonë në luftën kundër krimit”.
“Policia e Shtetit foli përsëri me forcën e vendosmërisë sonë në luftën kundër krimit.
Forca e Ligjit prangosi rrjetin kriminal të Shkodrës pas një pune policore disamujore të shtrirë edhe jashtë vendit.
Respekt dhe për vendosmërinë e Prokurorisë.
Forca e Ligjit po përshkallëzohet”- shkruan Rama në twitter. (TemA)
Të lirohen të gjithë të burgosurit e Shqipërisë.
Po’ Juve kush ju kap o pallosh
Palloshin e kap Arta Llalla ose Adriatik Marku….ose vellai i Xhafajt me audin e Tahirit….dhe avionat charter nga Italia…
Lum per ne per komanarin qe i futi ne burg gjithe kriminelat e mospagimit te dritave, perdorues droge dhe bandat e perkrahura nga Ministrat e Tij…..po ndonje politikan ke kapur apo po pret vetingun sipas idese se mikut te Cadres?