A do të kandidojë për bashkinë Durrës? Flet Agron Duka: Unë nuk mund ta përballoj

22 Shtator 2018, 13:45Politika TEMA

Edmond Spaho, Klajda Gjosha dhe Agron Duka ishin të ftuar përballë Preç Zogajt dhe Lorenc Vangjelit në studion e ‘JAVA’ në RTSH.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD ‘zbërtheu’ deklaratën e ish-kryeministrit Berisha, i cili pak ditë më parë tha se opozita nuk mund të fitojë zgjedhjet me Edi Ramën në pushtet.

“Sot ne nuk dimë se ku fillojnë grupet kriminale dhe ku mbaron qeverisja. Sikurse është dëshmuar 5 vitet e qeverisjes Rama, pasja e grupeve kriminale në nivele të ndryshme të pushtetit është një mekanizëm i këtij kryeministri për të mbajtur pushtetin” – tha Spaho.

Ai u ndal edhe në aksionin opozitar teksa tha se forca politike ku ai bën pjesë është në periudhë reflektimi për të gjetur formën sesi mund të shkëputen lidhjet e krimit me mazhorancën.

Ndërkohë, Klajda Gjosha u shpreh se është tepër e nevojshme që qytetarët të njihen me platformat e partive opozitare.

“Nga zgjedhjet e vitit 2017 mësuam se janë blerë 20% e votave. Si është e mundur që ne të pretendojmë për zgjedhje të lira, nëse vota blihet me paranë e krimit? Kjo është një situatë absurde. Ne sot kemi një kryeministër të gjithëpushtetshëm” – tha deputetja e LSI në studion e ‘Java’-s.

Nga ana tjetër, kreu i PAA zbuloi detaje sa i përket qëndrimit të tij dhe iu përgjigj zërave nëse ka ambicie për të kandiduar në Durrës.

Përballë Zogajt dhe Vangjelit, Duka tha se opozita ka treguar guxim duke denoncuar me emra konkretë kriminelët e lidhur me mazhorancën.

“Ne jemi afër zgjedhjeve vendore dhe nëse nuk çmontojmë këtë simbiozë, e kemi shumë të vështirë të shkojmë në zgjedhje” – tha Duka.

Në studion e “JAVA”-s ai iu përgjigj edhe zërave nëse do të jetë kandidat i opozitës së bashkuar për Durrësin.

“Personalisht asnjëherë nuk pretendoj që të bëhem anëtar kabineti. Rëndësi ka që qeveria të bjerë së bashku me këtë ngrehinë që ka krijuar.

Shumë njerëz më kanë pyetur në Durrës nëse do kandidoj për bashkinë. Unë nuk e kam marrë në konsideratë as që ta mendoj këtë.

Jo vetëm unë, por shumë njerëz të tjerë, dhe nuk e di se kush do të dali kandidat atje.

Pse? Me kë të konkurrosh? Lekë pa hesap, riciklim parash. Bëhen pallate në Durrës dhe i ndërtojnë këta… Sot nuk mund t’i quash dot as kriminelë se janë biznesmenë.

Kanë marrë tenderat dhe kanë lekë më shumë se ne. Unë nuk mund t’i përballoj ata” – tha Duka në studion e JAVA-s.

(TemA)

5 komente në “A do të kandidojë për bashkinë Durrës? Flet Agron Duka: Unë nuk mund ta përballoj”

  1. komentatori nga cadra e gjyqit per portalin e zenit says:

    po ti,klani i zemunit,ku e fut vehten,ne te ndershem apo kriminele?kandidove ne shijak,vendi ku ke lere dhe je burreruar.te lane te dhjere te tute.e di fare mire qe individualisht dhe kolektivisht ,perfshi edhe perczogistet apo lorencistet,nuk fitoni dot.po vilen sa nje pallat ne plazh,apo ate mes pallateve ne durres,ne ctruall e ndertove.dhe kerkon te ndysh te tjeret se ndertojne pallate.pse nuk i thua me emra?apo ke hallin e ortakeve,mos del ndonje emer pa dashje.klajda,e e pare si po mbyllen zyrat e lsi ne durres?po zyrat e pd qe nuk hy e del njeri vecte komanduarve dhe ndonje rrogetari?nuk eshte faji as i gjushit,qe a gjynahe,as i edit dhe ps.me ju njerezit nuk shohin asgje.

  2. guri says:

    Kalo me Edin dhe konkuro ne vend te Dakos,nje germ mbiemri ndryshon.Edhe ju jeni te forte si fis jo si parti e Saliut,jo pak keni fitu dhe ju .Sa i dhe Xhuvelit per partine?

  3. Bureto says:

    Kukulla e LSI, Gjoshaj na qenka e shqetësuar sepse kryeministri qenka i gjithpushtetshëm. Po si duhet të jetë sipas saj i papushtetshëm. Po Kushtetuta ç’thotë? Në një demokraci parlamentare, kush duhet të jetë i tillë? Presidenti, ishkryeministri, kryetarja e partisë së saj…?! Po të ishte për mua të kishte dhe ca më tepër, sepse pamvarësisht se ç’thonë të tremburit dhe të pashpresët, ky i sotmi i ka duart institucionalisht të lidhura, po ta krahasosh me pararendësin, i cili tradicionalisht ka patur në dorë të gjitha pushtetet: presidentin, kryprokurorin, kryetarët e gjykatave, kryetarin e ShISh, kryetarin e KLSh etj. dhe që shumë prej tyre i kontrollon ende edhe sot, edhe pse një e nga një po i bien. Dhe kjo është ajo që i tremb zogjtë e “korbit”. Hë moj kukull, cili është i gjithëpushtetshmi tani?

  4. BRSS says:

    NJERI ME TETRASH DHE DEBIL SI AGRON DUKA NUK KA NE BOTE NJE INJORANT NJE HAJDUT QE PERFITOJ NGA SISTEMI DHE F ATOS NANO ÇA TE PRESESH NGA KY IDJOT NJERIPA KURRFAR INTELEKTI NJE TRAP DHE TE DREJTOJ BASHKIN EDURRESIT KY DEBIL SI PUNA E KETI KA PLOT NE POLITIKE PRANDAJ VEN PUNET PER MUTE KETU SEDREJTOJN KETA LAROT QE JAN BERE TE PASUR DUKE VJEDHUR KETA PISAT QE SKAN DIN E IMAN JU SHKERDHEFSHA ROBET KU TI JENI

  5. Franci says:

    Ti nuk mund te konkurosh se je pa personalitet dhe ti e di mire kete.
    Sot ti je aleat me ata qe kur konkuroje per PS te erdhen me automatik te dera e shtepise e te kercenuan.
    Ti qendron ne nje tavoline me ata qe te cilesuan boterisht ” Duka i krimit “.
    E si mund te votojne durrsaket nje njeri te tille pa personalitet.
    Per mos me thene qe je ne aleance me nje parti qe ka vrare qytetare shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje