Vetmia është kthyer në epideminë e kohëve moderne. Rreth gjysma e amerikanëve thonë se ndihen të vetmuar shumicën e kohës ose më shumë. Kjo nuk ndikon negativisht vetëm në jetën sociale dhe në lumturi, por edhe në shëndetin e tyre.
Shumë studime të deritanishme kanë gjetur lidhje mes vetmisë dhe rrezikut të shtuar për disa sëmundje, që nga ato të sistemit kardiovaskular e deri te vdekja. Por një studim i fundit ka shpjeguar çfarë i ndodh konkretisht trupit si pasojë e vetmisë. Dr. Charles Bullock i Universitetit të Harvardit thotë se ilaçi më i mirë janë njerëzit.
Vetmia “fik” disa pjesë të trurit dhe “ndez” ato që kanë të bëjnë me dhimbjen
Përparimi i teknologjisë mjekësore u ka dhënë mundësinë mjekëve të shohin dhe të matin atë që ndodh brenda trurit të njerëzve të vetmuar. Aktiviteti social stimulon disa pjesë të trurit. Njësoj si muskujt, edhe zona të caktuara të trurit duhet të jenë aktive që të performojnë më mirë.
Truri ynë nis të humbasë lëndën gri në zonat që janë përgjegjëse për leximin e shprehjeve të fytyrës, tonet e zërit dhe lëvizjet që na krijojnë ne idenë se çfarë ndodh në mendjen e tjetrit.
Vetmia “çmend” hormonet
Kortizoli, hormoni i stresit, është kyç për shumicën e proceseve biologjike. Por trupat tanë nuk janë të përshtatur për të qenë nën stres konstant dhe kortizoli mund të dëmtojë çdo proces biologjik kur nivelet e tij janë të larta. Antidoti i tij është një tjetër hormon, i quajtur oksitocinë, i njohur si hormoni i lidhjeve sociale ose i dashurisë. Ai është përgjegjës për ndjesinë e ngrohtësisë dhe komfortit që ne përjetojmë kur kalojmë kohë me njerëzit që i duam. Ruajtja e balancës mes këtyre dy hormoneve është thelbësore për t’u ndier mirë.
Zër miq që të të përmirësohet jeta
Dr. Bullock thotë se këto efekte negative mund të zbuten apo të zhduken thjesht duke qëndruar në praninë e dikujt. “Njerëzit janë çlirues të ankthit. Ata janë antidepresivë dhe reduktues të presionit të gjakut. Në përgjithësi, të rrini me njerëz të tjerë ju bën mirë”, thotë ai në studim. Një mik mund të jetë gjëja më e mirë që ti bën për shëndetin tënd. (TemA TV)
Kjo I pret gjithe fituesit e llotarise amerikane
.. vetmija eshte “kurra” me e mire ne nje bote te mbushur me “horra” ..!.. qetesia e shpirtit ..!