VIDEO e frikshme: Telat e energjisë elektrike marrin flakë, tmerrohen banorët

23 Shtator 2018, 10:34Lifestyle TEMA

Këto pamje të tmerrshme tregojnë linjat e energjisë që ndezin si fishekzjarre gjatë një stuhie të egër. 

Banorët e ishullit Canvey në Essex të Anglisë kanë qenë dëshmitarë të kësaj ngjarje të tmerrshme, të cilët shikonin se si telat e shtyllave elektrike krijuan lidhje të shkurtë, duke bërë kështu që i gjithë ishulli të mbetet pa energji. 

E gjitha ndodhi për shkak të erërave të forta që kanë goditur këtë vend ditëve të fundit. 

Banorët e kësaj zone kanë filmuar të habitur momentin kur nga telat e shtyllave elektrike shpërthenin shkëndija, që ngjanin me skena të frikshme të filmave të Hollywood-it. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje