Policia e Burrelit ka reaguar pas publikimit në disa portale të një fotoje, ku pretendohej se një person i veshur me uniformë të ISIS ka qarkulluar në qytet, madje thuhet se ka tentuar të rrëmbejë edhe dy fëmijë.
Policia e Burrelit ka bërë të ditur se ka reaguar menjëherë lidhur më këto pretendime, duke ngritur një grup të posaçëm, i cili ka monitoruar qytetin ditën dhe natën me dron, ndërsa janë verifikuar edhe kamerat e bizneseve ku pretendohej se kishte lëvizur personi.
Policia thotë në një deklaratë se nuk është verifikuar asnjë person i dyshuar dhe se nuk ka pasur asnjë denoncim për rrëmbim personash.
“Nisur nga këto Drejtoria Vendore e Policisë Dibër dhe Policia lokale e Burrelit, shprehin keqardhje për këto disinfrmacione dashakeqe duke përhapur panik tek qytetarët.
Këto informacione të pavërteta dhe tërësisht dashakeqe me prapavijë të errët kanë për qëllim të nxijnë punën e policisë dhe të sfumojnë sado pak rezultatet që Policia e Shtetit po arrin në luftë ndaj krimit të organizuar dhe krimit në tërësi.
Theksojmë se në qytetin e Burrelit dhe rrethin e Matit prej një viti nuk është shënuar asnjë vrasje apo ngjarje e rëndë kriminale, janë ulur ndjeshëm rastet e vjedhjes kundër pronës, si dhe nuk është konstatuar asnjë rast i kultivimit të bimëve narkotike.
Të gjitha këto tregojnë angazhim dhe seriozitet të strukturave të Policisë si dhe bashkëpunim mjaft të mirë me Komunitetin”, thuhet në reagimin e policisë.
20 shtete në botë janë miq të vërtet të Shqipërisë., të tjerrët., ta fusin sa herë t’ju jepet mundësia.
gezuar ramazonin………….
Bravo matjaneve qe nuk perfshihen ne veprime kriminale dhe turp atyre qe me l’aumento te rreme kerkojne te fusin panik ne popull te krijojne rremuja e trazira si ne vitet ‘97 se kujtojne se ne pushtet vihet me force e dhune