"De Telegraaf": Krerët e bandës shqiptare arrestohen në Roterdam

24 Shtator 2018, 14:44Kronika TEMA
"De Telegraaf": Krerët e bandës shqiptare arrestohen në

Prestigjiozja ‘De Telegraaf’ i ka kushtuar një shkrim super aksionit të policisë shqiptare, i cili çoi në arrestimin e 11 personave, pjesë e grupit të rrezikshëm kriminal “Bajri”. 

Shkrimi: Nga Jan-Willem Navis dhe Vincent Triest

Policia shqiptare ka arrestuar një nga grupet më të mëdha mafioze të vendit, të cilët dyshohet se kanë lidhje me botën e krimit në të gjithë Evropën.

Ndërkohë dy prej drejtuesve të këtij grupi janë arrestuar në Roterdam, Holandë.

Dy të ndaluarit, të afërm me njëri- tjetrin, përkatësisht të moshave 45 dhe 34 vjeç, dyshohet të jenë anëtarë të bandës famëkeqe të Bajrit, që rezulton të jetë një rrjet kriminal ndërkombëtar.

Përveç prostitucionit, grupi dyshohet se kryente grabitje me armë, organizonte lotari të paligjshme, etj.

Ambasadori i Holandës përgëzoi Policinë dhe Prokurorinë shqiptare për bashkëpunimin e suksesshëm. Lajmi për arrestimin e grupit u bë i ditur nëpërmjet një konference shtypi, të zhvilluar gjatë fundjavës së kaluar.

Aksioni i policisë nisi pasditen e së premtes dhe u finalizua ditën e shtunë dhe u zhvillua njëkohësisht në kryeqytetin shqiptar, Tiranë dhe në Shkodër, një qytet në veri të vendit nga i cili ka origjinën klani ‘Bajri’.

Një nga të arrestuarit në Holandë, sipas mediave shqiptare, dyshohet se është autor i dy vrasjeve.

Lajmi është konfirmuar për ‘De Telegraaf’ nga burime brenda Qeverisë shqiptare.

Arrestimet në Roterdam tregojnë edhe një herë se keqbërësit nga vendi ballkanik kanë krijuar një rrjet kriminaliteti në Holandë.

Vitin e kaluar, policia holandeze u vu në alarm për zgjerimin e shpejtë të grupeve kriminale shqiptare në Amsterdam dhe Roterdam në veçanti. (TemA)

3 komente në ““De Telegraaf”: Krerët e bandës shqiptare arrestohen në Roterdam”

  1. Mo says:

    Veri me shpine nga muri dhe nga nje plumb ne balle se na flliqen kombin keta plehra

  2. enter"" says:

    Shume mire ua ka bere.
    Futini ne burg shqipot e ndyre

  3. kot says:

    Shikoheni se si u asgjesua droga dhe krimi neper bote me sistemin e kalbur perendimor. Po, kapen Pablo Eskobarin, deh shkaterruan banden e tij dhe sot nuk egziston kokaina neper bote. Boll me keto lajme idiote bombastike qe shruani per te bere emer se vetem zhurme dhe vera ne uje beni. Zhduken 1 Eskobar dhe krijuan 100 te tjere. Gazetaruce qe merreni me gjurmet dhe jo me ujkun. Kur te ndaloni ndervarjen nga kokaina ti, dhe ai prokurori qe sot hiqet si i shenjte atehere nxirni ndonje lajm sepse droga, armet apo ndonje idiotesi tjeter qe i keni deklaruar lufte jane produktet tuaja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje