Konflikti për pronat, 55 vjeçarja rrihet nga kunati dhe dy djemtë e tij

23 Shtator 2018, 13:47Kronika TEMA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. 

Një grua 55 vjeçe është rrahur nga kunati bashkë me dy djemtë e tij, për çështje pronash. 

55 vjeçarja është paraqitur në Spitalin ne Durrësit, me plagë të rënda, dhe më pas është dërguar për mjekim të specializuar në Tiranë. 

“Më datë 23.09.2018, në urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës ka ardhur e dëmtuar shtetësia Q.K. 55 vjeçe, banuese në Armath, Manëz, Durrës, e cila është dërguar për mjekim të specializuar në QSUT Tiranë. 

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se autorët e dyshuar janë shtetasit M.K. 61 vjeç dhe dy djemtë e tij, shtetasit A.K. 28 vjeç dhe A.K. 32 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri – tjetrin, për motive pronësie janë konfliktuar dhe kanë goditur me sende të forta shtetasen Q.K. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ” Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare“ e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim parashikuar në nenet 79/c, 22, 25 te Kodit Penal”- njofton policia. (TemA)

1 komente në “Konflikti për pronat, 55 vjeçarja rrihet nga kunati dhe dy djemtë e tij”

  1. sunitet nuk bejne ''shtet''...........lloji i kafshes! says:

    Corapekuq,sunitet po rrihen mes tyre per token,mos u nxito te nxjerresh ligjin e pronave pasi keta njethundrake nuk ka sulltan qe i qeteson………..leri te hane kokat,kshq varu kkkk!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje