Safet Bajri
Fiks dy muaj përpara se policia shqiptare të prangoste Safet Bajrin, gazeta e Antverpës publikonte një portret të njeriut më të rrezikshëm jo vetëm në Shkodër. Pieter Huyberechts i quan ata ‘Daltonët e Dobraçit’. Lexoni më poshtë tekstin e shkrimit.
Nga Pieter Huyberechts
Daltonët e Dobraçit, kështu quhen ata, katër vëllezërit kriminelë Rustemi. Në vendin e tyre janë të lidhur me 40 vrasje, të dënuar në vendin tonë për tentativë vrasje, shfrytëzim prostitucioni, zhvatje dhe trafik kokaine. Dy nga vëllezërit tanë janë këtu në qeli. Por më i kërkuari, Safet Rustemi, arriti të largohet nga vendi ynë pasi pagoi një garanci. Kjo frustroi ndjeshëm gjykatën në Bruksel. “Ai mendon se është i paprekshëm”, thonë dy burime ligjore këtu. “Kjo është e vërtetë”.
“Nëse nuk paguan, do të përdhunoj vajzën 12-vjeçare”. Ky ishte kërcënimi i Safet Rustemit, 33 vjeç, kur pronari i një kafeneje në Bruksel fillimisht nuk pranoi të përkulej para mafies shqiptare. Më në fund, ai pagoi, si thuajse të gjithë në qendër të kryeqytetit. E njëjtat histori në dhjetëra kafene në Schaerbeek, Koekelberg, Molenbeek, Anderlecht dheGanshoren.
Në vjeshtën e vitit 2014, klani Rustemi mori nën kontroll botën e nëndheshme në Bruksel. Ata janë katër: Iliri, Bardhyli, Seadi dhe bosi, Safeti. Së bashku me një tjetër kushëri ata njihen edhe si Daltonët e Dobraçit, një lagje famëkeqe në qytetin verior të Shkodrës në Shqipëri. Një burim gjyqësor konfirmoi se emri i tyre lidhet me më së paku 40 vrasje.
Pa humbur shumë kohë, Daltonët u bënë të plotfuqishëm në Bruksel. Dy shqiptarë u zhdukën pa gjurmë pas një mosmarrëveshje. Pasuan edhe përplasje me armë. Klani furnizonte gjysmën e Brukselit me kokainë dhe prostituta, pronarët e kafeneve druheshin nga kërcënimet e tyre. Megjithatë drejtësia arriti t’i mposhtë pas një infiltrimi.
Këpucë me lëkurë krokodili
Prokurori Stephane Lempereur e mban mend mirë Rustemin. “Doja ta joshja jashtë dhomës duke qeshur me këpucët e tij me lëkurë krokodili. Këpucë të shëmtuara që kushtojnë mijëra euro. As nuk u tundua”.
Në janar të vitit 2017, atij i thanë se duhej të shkonte në qeli për nëntë vite pasi kishte shkelur thuajse gjysmën e kodit penal. Lempereur kërkoi arrestimin e menjëhershëm, gjykata nuk e pranoi. Arsyetimi: Rustemi ishte gjithmonë i sjellshëm. “Për shkak të frustrimit se ai nuk do të arrestohej menjëherë, nisëm një tjetër procedim penal ndaj tij”, thotë një burim gjyqësor. Nuk ishte e vështirë, pasi ai kishte importuar kile me kokainë në Holandë për vite. Në qeli ose jo, klani punonte fuqishëm.
Garancia dhe ‘fluturimi special’
Pavarësisht procedurave të kompletuara, Safet Rustemi u lejua të largohej nga burgu i Saint-Giless më 12 korrik 2017 nën disa kushte të caktuara. Sërish duke befasuar magjistratët e Brukselit. A do e paguante Rustemi garancinë prej 25 mijë eurosh? Një shaka për dikë që noton në paratë e krimit. Ishte hera e dytë që drejtësia belge e pranonte garancinë me kënaqësi. Edhe në vitin 2015 kishte ndodhur diçka e tillë.
Dy ditë më vonë, ‘krimineli ilegal’ u nis me një fluturim të posaçëm drejt Shqipërisë nga Zyra e Emigracionit. Se kishte dy padi serioze për trafik kokaine në vendin tonë, për këtë nuk u shqetësua askush. “Ndërsa Ministria e Drejtësisë vonoi nënshkrimin, Sekretari i shtetit për Emigracionin e kishte dorëzuar në Tiranë me kohë”, thotë një burim.
Kur gjykata e dënoi sërish me 8 dhe 5 vite burg si lider i një grupi kokaine, Rustemi ishte i patrazuar në plazhin e Velipojës.
I plotfuqishëm në Shkodër
22 vite burgim apo jo, kjo duket se nuk e dëmtoi gangsterin shqiptar. Për habinë e shërbimeve gjyqësore belge, më 21 dhjetor të vitit 2017 ai qëlloi një bashkëpatriot në një diskotekë në Shkodër. Dhjetëra dëshmitarë dhe pamjet e kamerave të sigurisë nuk e ndaluan dot. Kur policia u thirr dhe nisi të hetonte në diskotekë, një telefonatë e një zyrtari lokal bllokoi gjithçka.
Safet Rustemi ose i njohur si Safet Bajri, nuk duket i shqetësuar. Ai zakonisht mbretëron në Shkodër, ku vazhdon të kërcënojë tregtarët dhe të menaxhojë një pjesë të një plazhi hyjnor. A do të përfundojë ai në qeli? “Gjithçka varet nga vullneti i mirë i shqiptarëve. Ai mendon se është i paprekshëm”, thonë dy persona të përfshirë. “Dhe ai është”.
Mos i thurni kot legjenda ketyre krimineleve te peshtire.Bejne trimin kur gjejne frikacakun por ,ju siguroj se, po tu dale perpara ndonje hund lesh ja mbathin si lepuri ose lepihen
.
undefined
Son of the bitch!! Jail for you motherfu…rs!
Mire drejtesia shqiptare qe eshte e korruptuar ,po keta belget…Si gjithmone ..vete policia dhe drejtesia belge nuk perplaset as me krimin as me terrorizmin..Vetem.pas terrorit ne Paris policia belge u.. zgjua..nga gjumi .Keshtu bene edhe me kete kriminelin shqiptar ..e rieksportuan…Po kilet e kokaines kush i konsumon..si funksionon rrjeti deri tek bleresi konsumator qe mund te jete edhe nje njeri i zakoneshem.por edhe nje Vip..arti, politike , biznesi.
Ja pra qe nuk eshte i paprekshem. U prek tanime. E dini qe ky sua njerezish nuk jane trima, por bejne si te forte, pa qene te tille.
Ne kohen e Enverit keta Bajrat do ishin punetor e kooperativiste te dalluar e pse jo edhe komuniste.
Nje kriminel ne nje shtet ligjor nje kriminel me shpejt shuhet sesa lind por cfare mund te presesh ne nje vend ku ligji i sherben me te fortit dhe ne parlament ka me shum Bajra se sa ne Shkoder.
Por nuk qeka vetem Shqiperia. Belgjika qenka nje tjeter shtet i falimentuar e pse jo edhe i korruptuar.
Para se te futen kto ne qeli duhet te arrestohen politikanet e mutit e majta dhe e djathta qe i mbrojne
Nese shteti ka vullnetin e mire per te luftuar krimin,edhe nese vetem gra do kishte ne rradhet e policise,do e bente zap krimin,por,kur e verteta eshte qe shefat e krimineleve apo bossat jane te veshur me pushtet politik qe te pakten 40 vite,do kemi arrestime te tilla sa per show ku ne krahasim me peshkaqenet te veshur me smooking politikani,keta qe kapen jane vetem ushtare apo duke u nisur nga pasurite qe posedojne keta ushtare te rradhes te spektrit magiozo-politik,jane te pakten qindra here me te vogla sesa e bossave te tyre qe shfaqen si politikane edhe pse rrogat e tyre jane shume here me te vogla se fitimi i ktyre ushtareve.Si ka ardhur puna,Shqiperia ka nevoje per nje forme qeverisjeje te llojit Rrepublike Presidencjale me kompetenca absolute te titullarit i cili duhej te zgjidhej direkt nga populli dhe qe nuk do te kishte asnje lidhje me spektrin mafiizo-politik te 40 viteve te fundit si politike por as shoqerore-familjare,i cili duhet te vendoste direkt denimin kapital dhe te krijonte direkt shtetin e rrepte ligjor,ne te kundert,Shqiperia po shkon drejt shperberjes.
Edhe keto Bajrat rane viktime e ketij pushteti ,me kete rast ky sistem po mbulon te palarat e tjera. Po keta mund te jene kriminela ose vrases por mund te them vetem se jane shume persona me kriminela se keta Bajrat por levizin lirshem. Por gjithsesi keta persona kane me teper shurme sesa pune tungt London
PA MERAK, DO SHUHEN DHE KETA SI SHUM TE TJERE, ,,,QE DIKUR THONIM QE JAN TE PAPREKSHEM,,,,SOT JANE KETU E 15 VJET ME BURGIM TE PERJETSHEM,,,KETA DHOJ KRIMINELESH I PERDOR POLITIKA,,,DHE KUR NUK U DUHEN ME JA U HEDH CELESAT NE DET,,,DO KUJTOHEN SI ISH BAJROT,,,OSE ISH ZANI CAUSHI,APO ISH E ISH SHUM TE TJERE,,,
Ka ardhur koha qe Brukseli , Londra , Amsterami , etj , ti bejne bust E.H . Gjithashtu Shba-te dhe Europa duhet te pranojne falimentimin me eksperimentin Shqiperi . Ne 91 R.A tha nje shprehje . Ne do vijojme reformat per demokracine . Por ne kemi specifika te ndryshme nga vendet e tjera . Dhe ne fakt rezultoi fiks ashtu . Demokracia alla Tropoja , Azemi , Elezi , Saliu , Lazarati , i dhane frytet e tyre deri ne Shba , Bruksel , apo Rome . Nuk eshte e tepruar perseritja . Gezuar Ramazonin , sipas gazetarit turkofogos .
Hyn polici ne qeline e burgut ku ishte izoluar Aranit Cela, Ish prokurori i pergjithshem i republikes socialiste te Shqiperise dhe i thote me kapadaillek!
Perse nuk ngrihesh ne kembe kur hyj une ne qeli?
Kush je ti ? Ithote Araniti.
Polici i pashkolluar, si Osman Gazepi ne kohe, qe u vetegradua. Pinjoll i nje Ish te persekutuari, me dertin dhe ndjenjen e forte te hakmarrjes, i krekosur kerkon ta sfidoje !
Pse nuk e di ti qe une jam shteti ?
Araniti edhe pse ne prag te vdekjes, por i paperkulur, i revoltuar nga harbutlleku i nje horri qe e quante veten gardian, perfaqesues te shtetit, i pergjigjet, flake per flake!
Te dhjefsha ty dhe shtetin tend!
PA denimin kapital, Shqiperia ka marre fund. PA represion te krimit, e tè korrupsionit, duke filluar nga parlamenti, qeveria, organet e drejtesise, e te rendit, nuk vin ne isllah vendi yne. Po’ pse vetem kater familjet e shkodres jane mafioze, po’ berishet, po’ like defter floriri, po basha, po’ edvini rilindjes qe ben sehir, qe thote se ne Shqiperi gjerat do regullohen me veterjedhje, se eshte sistemi qe i korrupton njerzit, dhe jo dallkauket politikes qe korruptohen, edvini bunkartit, i shpise se gjetheve, edvini qe dekoroi dhe ngriti vishon e saleut ne detyre, qe vuri kryemafiozin like defter floririn president,.
PA denimin kapital, Shqiperia ka marre fund. PA represion te krimit, e tè korrupsionit, duke filluar nga parlamenti, qeveria, organet e drejtesise, e te rendit, nuk vin ne isllah vendi yne. Po’ pse vetem kater familjet e shkodres jane mafioze, po’ berishet, po’ like defter floriri, po basha, po’ edvini rilindjes qe ben sehir, qe thote se ne Shqiperi gjerat do regullohen me veterjedhje, se eshte sistemi qe i korrupton njerzit, dhe jo dallkauket politikes qe korruptohen, edvini bunkartit, i shpise se gjetheve, edvini qe dekoroi dhe ngriti vishon e saleut ne detyre, qe vuri kryemafiozin like defter floririn president,. Shqiperia ka nevoje per president si Duterte i Filipineve, qe dha urdher policise te qelloje mbi trafikantet, mafiozet, pa paralajmerim, nje dite terror, dhjete vjete qetesi, thoshte Hitleri. Shqiperia qe te behet thoshte i Madhi Faik Konica do tridhjete Burra te Ndershem. Me keta legenat e sotem e tè tridhjete vjeteve shkuara ska te ardhme, do shuhemi,.
‘shqip’ ne te vertet je antishqip ne dhjerokraci nuk bejne pjese vetem ata qe permend ti me tendenc, jane pjese edhe te tjere si zhelja zhozefin, aleksander meksi gjin gjoni, pjeter fuksi,paloqja, pjerdhini etj dhe gezuar diten e lgbt te pedofilave.
Sma merr menja se je ma kreshnik malesh se tallozt, a e din perfunimin me kta te fushs shko mor zgjebs mos fol brockulla.