FOTOT: Mbi 4 milionë turistë vizituan Shqipërinë në 8 muaj, ja 70 pozat më përrallore nga Vermoshi në Konispol

24 Shtator 2018, 17:37Turizëm TEMA
FOTOT: Mbi 4 milionë turistë vizituan Shqipërinë në 8

Turizmi shqiptar po njeh një ngritje të stabilizuar dhe cilësore. Fluksi i lartë i turistëve, veçanërisht atyre të huaj në vendin tonë, shoqëroi edhe muajin gusht të këtij viti.

Instituti i Statistikave publikoi të dhënat zyrtare, ku evidenton se në total për 8-mujorin 2018, në Shqipëri kanë hyrë 4.4 milionë të huaj, me rritje 17% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas INSTAT, numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në territorin shqiptar, në muajin gusht 2018, është 2 120 822, krahasuar me gushtin 2017, ky tregues rezulton me rritje 21.1%.

Në gusht 2018, numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend është 1 449 952. Krahasuar me gushtin 2017, ky numër është rritur me 26.9 %.

Si tremujor, bën të ditur INSTAT, numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në tetëmujorin e 2018 është 4 397 638 duke u rritur me 16.8 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Shifrat e INSTAT konfirmojnë edhe parashikimet e Këshillit Botëror të Turizmit dhe Udhëtimeve (WTTC), i cili njoftoi për një rritje të gjithanshme për turizmin shqiptar gjatë vitit 2018.

Në një analizë të përgjithshme, WTTC-ja përmend ndikimin e turizmit shqiptar në Produktin e Brendshëm Bruto, në punësim, në numrin e vizitorëve si edhe në totalin e investimeve.

WTTC-ja i parashikon në rritje të gjithë këta faktorë.

Sipas saj, kontributet direkte të turizmit në PBB gjatë vitit 2017 ishin 134.1 miliardë lekë (USD 1124.1 mln), ose 8.5% të PBB-së totale, ndërkohë që për vitin 2018 parashikohet një rritje prej 3.9% in 2018 dhe një rritje prej 4.7% në vit përgjatë viteve 2018-2028.

Kjo rritje do të arrijë në 220.4 miliardë lekë (USD 1847.2 mln) ose në 9.3% të PBB-së totale në vitin 2028.

Sipas WTTC kontributi total për vitin 2017 ishte 414.2 miliardë lekë (USD 3471.9 mln), ose 26.2% e PBB dhe parashikimi është një rritje prej 4.4% në vitin 2018 dhe një rritje prej 4.7% në vit, në 684.2 miliarëd lekë (USD 5,735.0 mln), ose 28.9% e PBB në vitin 2028.

Ndërkohë, kontributi direkt për punësimin nga turizmi gjatë vitit 2017 ishte 93,500 vende pune (7.7% e punësimit total). Kjo pritet të rritet 3.3% në vitin 2018 si edhe një rritje prej 1.4% çdo vit në 111,000 vende pune (8.8% e punësimit total) në vitin 2028.

Në 2017, kontributi total i turizmit në punësim, përfshi punët e mbështetura në mënyrë indirekte nga industria ishte 24.1% e punësimit total (291,500 vende pune).

19 komente në “FOTOT: Mbi 4 milionë turistë vizituan Shqipërinë në 8 muaj, ja 70 pozat më përrallore nga Vermoshi në Konispol”

  1. katarakti says:

    Vendi eshte si duhet, po ç’e do… Njerezit!!!!

  2. katarakti says:

    Kam pershtypjen se natyra e Shqiperise eshte edhe me e bukur se ajo e Zvcres. Por zviceranet kane 800 vjet qe e zbukurojne dhe e mirembajne vendin e tyre, ndersa shqiptaret veçse tani kane filluar t’ia ndijne lezetin turizmit. Me keto foto ministria shqiptare qe merret me turizmin duhet te beje nje album me nja 50 mije kopje dhe t’ia shperndaje gjithe agjencive turistike te botes.

    1. Erlo says:

      E vetmja periudhe qe shqiptaret nuk e kane mbajtur vendin eshte keto 30 vite.

      Gjates kohe se Osmaneve ( qe ti cope injoranti e quan pushtim dhe e barazon perandorine multi etnike osmane me turqine republikane qe eshte shtet komb , se aq i trashe je dhe ke kompleksin e viktimes) kur shqiptaret ishin edhe etnia me e fuqishme dhe me e perfaqesuar ne perandori, natura shqiptare ruhej shume fort dhe qytetet shqiptare u zgjeruan dhe u bene edhe me te bukura dhe tradicionale, shembull ke Gjirokastren, Korcen, Beratin, Prizrenin, Gjhakoven, Pejene, Shkodren, Durresin dhe Vloren e vjeter etj etj.

      Nuk mbeten vetem trojet shqiptare mbprapa, por gjithe perandoria, biles Turqia e sotshme ishte edhe me mbrapa ne zhvillim infrastrukture dhe analfabetizem se trojet shqiptare dhe ne Turqine e sotshme, ( qe ishte vetem nje province osmane atehere) kishte diku tek 500,000 shqiptare te vendosur si pjese e administrates osmane, duke qene se edhe 30% e kryeministrave te perabndorise osmane ishin shqiptare.

      Duhet ta akuzoje Turqia e sotshme , Perandorine Osmane per genocid ndaj saj duke qene se aty u vendosen 500,000 shqiptare si pjese e administrates osmane?

      Cfare thote per kete fakt nje injorant si puna jote?

      1. pyetje says:

        @Erlo
        A je i marre, apo t’vrasin corapt??

      2. katarakti says:

        O bajge turke. Epoka me e zeze ne historine e Shqiperise ka qene pushtimi 500 vjeçar turk. Qe na la 500 vjet prapa botes se qyteteruar. Shqiperia ishte me e zhvilluar ne vitin 1412 kur vendi qeverisej nga Balshajt, Arianitasit, Kastriotet, Zakariat, Muzakajt, Topiajt dhe Dukagjinet sesa ne vitin 1912 kur Turqia na la ne preher bejleret dhe çifligaret e saj si Verlaci, Toptanet, Vrionasit etj etj. As edhe nje shkolle nuk na la te hapnim. Ja se ç’shkruhet ne ate kohe per Turqine tende te mallkuar: Ja se çfare shkruan gazeta amerikane “The Seattle Star”, datë 29 prill 1904, fq. 4.
        “Shqiptarët kanë një gjuhë. Alfabeti i tyre konsiston në 30 gërma, një miksturë e rrallë greko-latine. Pushteti turk, gjithsesi, ua ndalon atyre mësimdhënien në shkolla në gjuhën e vet.
        Ta konsiderosh turk një shqiptar, është një ofezë e madhe për të dhe nuk ka gjë që do ta bënte atë të luftonte më shumë sesa ta quaje atë turk”.
        Ja dhe nje shembull tjeter ku drejtori i Shkollës Normale u kap paraditen e 7 gushtit 1910 në Elbasan nga ekspedita ndëshkimore e Shefqet Turgut pashës që kishte vepruar në gjithë Gegninë. Katër ditë më vonë dënohet nga një gjykatë ushtarake dhe internohet në Bursë të Turqisë. Ndërkohë qeveria e re e xhonturqve kishte nisur një fushatë kundër çdo gjëje që shprehte lëvizje për pavarësi, sidomos ndaj atyre që shpreheshin në gjuhën shqipe. Përballë këtyre sulmeve u gjend dhe Normalja e Elbasanit të cilën qeveria osmane e mbylli në tetor të vitit 1910. Përballë kësaj situate Fan Noli nga Bostoni i shkruante Lef Nosit në Elbasan që do të ishte mirë dhe njëkohësisht një goditje për qeverinë osmane që Normalja të transferohesh jashtë tokave shqiptare në ndonjë shtet të Europës.
        “Bisedojeni ketê çeshtje me miqt’ e atjeshme dhe shkruamëni që të di. Jam gatî dhe unë dhe z. Faik bej Konitza të vemi të gjithë në Svicerë dhe të bêhemi të gjithë profesore atje dhe të gatitim një racë te ré për Shqipërine e nesërme.” – shprehej i madhi Nol.
        Vetem nje i çmendur si ty, ose pjelle turke, mund ta mohoje se shqiptaret i sherbyen Turqise njelloj si qehajaji qe i sherben te zotit te tij. ose si kujdestari zezak qe torturonte bashkekombasit e tij per t’i sherbyer padronit te bardhe. Te gjithe keta vezire a pashallare ne sherbim te Turkut nuk bene asgje te mire per vendin. Perkundrazi. Ne ishim masha me te cilen Turqia nxirrte geshtenjat nga zjarri. Nje fare Ibrahim pasha, shqiptar besethyer, udhehoqi madje edhe rrethimin e Vjenes nga turqit. Dhe turku ne fund na shiti te serbet, malazezet dhe greket. Koleren turke e mbeshtesin vetem disa gjakprishur si puna jote, qe i ka sjelle Turqia ne trojet e Gjergj Kastriotit. Turku e shkaterroi Shqiperine me themel qe nga dita e pare e pushtimit deri ne diten e fundit. Mund te te sjell edhe fakte te tjera rreth “bemave” turke ne Shqiperi, por nuk ia vlen te zgjatem me nje te rrjedhur si puna jote.

        1. Illyria-Shqiperia says:

          Mos harxho frymen me kete bajge anadolli. Kaq di, kaq po thote. Dhe keto me te degjuar I ka, andej nga Turqia ie re e Bab Erdogani, ia kane be trurin lemsh. As vete se di cfare identiteti ka.

      3. Illyria-Shqiperia says:

        Andej nga Turqia ti kane treguar keto perralla me etnite e fuqishme? Di ti si Sundonte sulltani? Perca e sundo, quhet. Keta si puna jote, qe u behet qejfi me nje kocke I merrte afer, qe te shtypnin popullin e tyre, o gje e trashe. Lexo ndonje liber se ndoshta te hap syte per pushtimin 500 vjecar osman, “shqipetar” anadolli, qe na ngelet ne dere. Mallkuar qofshi, race e poshter.

      4. petriti says:

        Nderro ilacet se tu boshatis kosherja.

  3. Vizioner says:

    Kurse, vetem per 6 (gjashte) mujorin e pare te vitit, sipas numrit te pronotimeve ne Hotele, Landi Hessen ketu ne Gjermani, pari 9 ( nente) Million Turiste!!!
    Nje Land qe nuk ka as Det!!!

    Kurse Shqiperia krenohet per 4 ( kater) Million ne tete muaj???!!!

    1. Roberto says:

      O Vizionar mos krahaso Shqiperine me Gjermanine por mendo dhe gjyko ku ishte Shqiperia gjithe keto vite qe u shkaterrua nga demokracia Saliniane dhe ku eshte sot. Te meta ka dhe eshte normale se nuk eshte kollaj te ringrihet nje shtet qe eshte rrenuar dherrjepur prej 30 vjetesh . Do krenohemi me 4 milion e gjysem gati sepse jane te ardhura per te gjithe dhe ka nje rritje goxha te madhe.Kete e thone organizmat e specializuara ne bote qe merren me turizmin.

  4. Virusi says:

    Katarakt, Shqiperia eshte vertet me e bukur se zvicra, vec malesh e lumenjve kemi dhe detin. I mungon dora e njeriut. Ne shtator Isha me pushime ne Golem, kishte me shume te huaj se shqiptare.

  5. Alban says:

    Shume mire. Turizmi kerkon nder te tjera: siguri, cilesi te lart sherbimesh e produktesh, pasterti, rregull, ambjente te pastra, natyre te virgjert, pasuri kulturore, vende historike, tradicion ne art, kultur, veshje, ushqime etj. Ne gusht ishim pjese e nje grupi turistesh nga nje vend perendimor. Te huajt, disa prej tyre me femije, ishin entuziaste dhe kurshtare per viziten ne Shqiperi. Nje pjese e grupit u vendosem ne hotelet e Durresit. Te tjeret shkuan ne Sarande dhe Vlore. Ne kthim, pothuajse gjysma e grupit te Durresit kishte pasur shqetesime stomaku. Mendohej se vinte nga ushqimi. Shume interesoheshin per vende arkiologjike. Durresi i lashte eshte groposur nga betoni, tullat e asfalti.

  6. says:

    Jepni gjithmon foto të shemtuara., tërheq psychologie.

  7. €€€ says:

    Te krishteret Europian vdesin te kalojn pushimet me dylberat sunit shqiptar

  8. poli says:

    NUK MUND TE KENAQEMI ME 4 MILION TURISTE,,,,,,NE 2018 DUHET TE KISHIM 24 MILION TURISTE,,,,KEMI PUNUAR JO MIRE,,,,,KEMI MUNGESA NE RESORTE 1000-2000 PERSONA,,DHE HOTELE ME 5 YJE,,,,,,E KEMI MBUSHUR BREGDETIN ME KIOSKA ME TENEQE NE BREG TE RERES,,,E KEMI MBUSHUR BREGDETIN ME PALLATE QE SI HYJNE NE PUNE TURIZMIT ,KJO ESHTE ME E DUKSHME NE DURRES DHE SHENGJIN,,,,,,QE TE RIKTHEHET NORMALITETI NE TURIZEM DUHEN NDALUAR NDERTIMET E PALLATEVE NE AFERSI TE PLAZHEVE ,,,TE PRISHEN SHUME PALLATE NE DURRES E SHENGJIN QE ATY TE NDERTOJME RESORTE DHE HOTELE QE TE KEMI NJE PUNESIM TE RINISE,,,,KY ESHTE DHE QELLIMI I QEVERISE BESOJ,,…..PO TE VAZHDOJME KESHTU SIC JEMI NE KETE GJENDJE JO TE MIRE NUK DO TI KALOJME KURRE 4-5 MILION TURISTE..///VETEM EDI RAMA MUND TE MARRE MASAT E LARTPERMENDURA.////

  9. alpin maloku says:

    dylberet e europes me ne krye ambasaden pink dhe perversat e vatikanit si ti vdesin per kollodok.

  10. Dash says:

    “Katarakti” ….?

  11. vathi says:

    vetem resortet turistike moderne fuqizojne menjehere ekonomine shqiptare ,duke reklamuar bukurit e bregdetit shqiptare sidomos vendeve nordike ku gezohen kur shikojne diellin ..dhe vecanarisht rusve ku turqia me antalian merr 14 million turist ne vit…

  12. orient says:

    shqiperia ka qene dhe eshte e bukur..,por nuk ka krijuar besim..,nuk ka bindje te te huajt..nuk ka vleresimin e duhur..dhe kjo per faj te gjithkujt,pasi ne presim nga te tjeret..ne nuk angazhohemi,nga koka te kembet..ka humbur ndjeshmerie vertete shqiptare dhe qajme per nje epoke para 500-vjeçare,qajme se nuk dime,por edhe bota nuk ka qene me e mire keto 500-vjet..,por ka perzgjedhur zhvillimin.. me ne krye njerezit e ditur,te cilet ne i luftojme…
    GREQIA shiti Pireun kinezeve dhe lau borxhet europes,duke dale nga kriza dhe turizmi pati te ardhura mbi 30% nga viti i kaluar.. te luftosh ne batak duhet te jesh notar,duhet guxim,duhet tru..ne jemi llafazaner,sidomos politikanet,qe bredhim rrugeve te europes dhe kerkojne pushtet me rezultate negative..me nje kourum te nxirosur..shumices se popullit i ka ikur oreksi,per tu perfshire,sepse eshte dyzues..valle a do te hapen portat per nje te ardhme ne kete vend/..a do te kete politikane qe t’u dhimset ç’do qindarke dhe ta perdorin me efiçence..lutemi,qe PO..!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje