Qytetarët e Bashkimit Europian duhet t’i nënshtrohen rregullave të njëjta ashtu si migrantët e tjerë në të gjithë botën për të punuar në Britaninë e Madhe pas periudhës postBrexit, sipas një marrëveshjeje të qeverisë britanike, të raportuar sot në media.
”Gjatë takimit të së hënës, kabineti i cili mblodhi ministrat kryesorë britanikë mbështeti njëzëri një sistem bazuar mbi merita sesa mbi shtetësinë e migrantëve”, raporton BBC.
Shtetasit e Bashkimit Europian aktualisht gëzojnë të drejtën për banim dhe punësim në Britaninë e Madhe, një situatë që duhet të marrë fund të përfundim të periudhës së tranzicionit postBrexit, në dhjetor të vitit 2020, në rast marrëveshjeje midis Londrës dhe Brukselit mbi kushtet e shkëputjes britanike nga BE-ja.
Sh mire! edhe britaniket – mijra te tille ne te gjithe hapsiren europiane – le të “grrisin bythen” andej nga kane ardhur!
Vetem shkaterrimi i be e shpeton britanine perndryshe raporti eshte 28-1 per momentin ka gjasa dhe te rritet