REPLIKAT/ Rama reagim të fortë ndaj Bashës: E ke kthyer PD-në në maskë gjobvënëse, ke marrë fund si alternativë qeverisëse dhe ke harruar arsyen pse ekziston

25 Shtator 2018, 16:42Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur liderit të demokratëve Lulzim Basha pas deklaratave të tij ku thoshte se kryeministri ka ndezur motorët e propagandës me shpifje dhe përbaltje për të mbrojtur pushtetin.

Brenda pak minutave erdhi edhe reagimi i shefit të qeverisë:

“Kur një parti politike shpall si platformë dhunën verbale mbi sipërmarrësit ka ngatërruar sistemin ku vepron;

ka harruar arsyen pse ekziston;

ka marrë fund si alternativë qeverisëse e është kthyer në maskë gjobvënëse!

Kur këtë parti pastaj e drejton LB ferra e ka marrë fare uratën“, shkruan Rama në Twitter. (TemA)

1 komente në “REPLIKAT/ Rama reagim të fortë ndaj Bashës: E ke kthyer PD-në në maskë gjobvënëse, ke marrë fund si alternativë qeverisëse dhe ke harruar arsyen pse ekziston”

  1. KUJTIM PUSHKA says:

    BRAVO RAMA KE THEN NJE TE VERTET
    BASHA BERISHA LIKE FLOLIRI MONA JANE MASHTRUS GENJESHTAR

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje