Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i ftuar në emisionin “Top Show” në Top Channel ka sfiduar Lulzim Bashën lidhur me akuzat ndaj tij që të shkojë Prokurori dhe të bëjë kallëzim penal.
Gjithashtu Balla theksoi se dallimi i tij me Lulzim Bashën është se ai kurrë nuk ka qenë në hetim nga Prokuroria dhe kurrë nuk i është shmangur drejtësisë me raporte mjeksore.
“E sfidoj Lulzim Bashën të shkojë nesër në Prokurori dhe të bëjë kallëzim penal. Nëse ka dijeni dhe nuk e kallëzon krimin tregon që je duke gënjyer. Unë kam hyrë në politikë i bindur që kurrë lidhje me banda dhe me krimin.
Kam hyrë në politikë në të njënjtën ditë me Lulzim Bashën, sepse të dy kemi hyrë në parlament në të njënjtën ditë.
Dallimi im me Lulzim Bashën është që unë kurrë nuk kam qenë në hetim nga Prokuroria dhe kurrë nuk i jam shmangur drejtësisë me raporte mjeksore dhe me rrugë jashtë shtetit.
Lulzim Basha ka hesape me drejtësinë. Unë kurrë deri më sot nuk kam hesape me drejtësinë dhe jam i pastër dhe i qetë”, deklaroi Balla.
Sa për bandën e Lushnjes, Balla tha se banda e Lushnjes është shkatërruar dhe kur ajo ka ek
zistuar unë kam qenë në shkollë të mesme në Librazhd.
“Nëse një nxënës i shkollës së mesme në Librazhd paska pasur lidhje me bandën e Lushnjes, ky është një muabet kalamajsh që vetëm Lulzim Basha mund ta bëjë”, tha Balla.
Lidhur me bandën e Elbasanit, Balla shtoi: “Unë nuk jam Lulzim Basha, i cili është vërtetuar në kabllogramat e ambasadës së SHBA teksa bënte fushatë në Elbasan ka nxjerrë persona për të votuar në 2009 në Elbasan.
Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj kishin ndikuar për të liruar të burgosur nga burgu. Gjeni një rast të vetëm që të kem bërë unë të njëjtën gjë dhe un ëiki nga politika pa pasur nevojë për vetting”.
.. EDHE “TE VDEKURIT “NGA VARRET KENI NXJERE PER TE RRUAJTUR KATRRIKET SI JU DHE BASH SALA ..!
Keto pune i kena ditur 10 vjet ma pare kurse koke tepsia na tregon kabllot dhe jo Tojotat Jaris…..
.. AMERIKA SI E NJOHUR S ISHTET QE “I FUT HUNDET KUDO “, JU LA TE LIRE TE VIDHNIT , PER TE GJETUR MOMENTIN E DUHUR QE TU DISKREDITOJE , PASI E DI SHUME MIRE PREJARDHJEN TUAJ “PSEUDO KOMUNISTE ” , POR QE NUK KA BESIM TEK JU ..! AJO KA ISH “AGJENTET ” E SAJ QE DO TE MARRIN NE DORE QEVERISJEN ..!
Nnjerez kot
Leje 2009, mos e perdor te humbesh gjurmet e korrupsionit tend zagar.
O Taulant Bytha po pse vete te 2009 -ta ? Keni shume pislleqe te tjera dhe me kryesorja eshte ,cfare keni bere ju ti coni para drejtesise ,asgje se dhe vete ju jeni te perlyer nga koka te kembet