REAGIMI/ Policia rrëzon akuzat e ish-punonjësit për përdhunimin nga djali i deputetit socialist dhe kërcënimin në zyrë me pistoletë: Ai s’ka qenë në detyrë atë ditë, me deputetin socialist ishte mik

26 Shtator 2018, 19:26Politika TEMA
REAGIMI/ Policia rrëzon akuzat e ish-punonjësit për

Policia e Shtetit ka reaguar pas publikimit të një denoncimi nga ana e ish-punonjësit Emiljano Nuhu, se ishte kërcënuar me pistoletë në kokë nga deputeti socialist Rrahman Rahja, pasi sipas tij, djali i tij kishte përdhunuar një jetime.

Policia thotë se ky pretendim nuk është i vërtetë, pasi ai në atë kohë nuk ka qenë fare në detyrë.

Për më tepër, sipas policisë, nga mesazhet e hetuara, rezulton se ai ka shkëmbyer disa biseda miqësore me deputetin socialist.

Sipas policisë, është e vërtetë se Nuhu ka bërë një kallëzim për këtë ngjarje, por ai nuk e kishte përmendur në asnjë moment Taulant Ballën dhe kryebashkiakun socialist të Krujës.

Çuditërisht ai është “kujtuar” vetëm sot, se kur e kanë kërcënuar, prezent ka qenë edhe Taulant Balla.

Kjo ngre dyshime për vërtetësinë e deklaratave të tij dhe për përdorim politik nga PD, e cila çdo ngjarje ia faturon Taulant Ballës.

Reagimi i plotë   

Policia e Shtetit sqaron akuzat mediatike të oficerit Emiljano Nuhu.

Lidhur me deklarimet në media të një oficeri, Policia e Shtetit sqaron se:

Shtetasi Emiljano Nuhu është rekrutuar në Policinë e Shtetit në vitin 2009. Ai ka qenë së pari, efektiv i rolit bazë në Policinë e Tiranës.

Në maj 2017, pasi fitoi gradën “Nënkomisar” u emërua në Drejtorinë e Policisë së Vlorës.

Në këtë detyrë ka qëndruar vetëm 4 muaj, deri në shtator 2017, pasi iu drejtua me kërkesë Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë për transferim, me pretendimin se “ndihej i rrezikuar për shkak të detyrës”.

Në shtator 2017 është transferuar në Komisariatin e Krujës, ku ka qëndruar deri në Gusht 2018. Nga muaji Janar deri në Korrik 2018, ai ishte i shkëputur nga marrëdhëniet e punës, pasi ishte në Akademinë e Sigurisë, në vitin e dytë.

Me kërkesë të tij, në datë 15.08.2018, me pretendimin se “ndihej i kërcënuar për shkak të detyrës” është transferuar në Drejtorinë Vendore të Policisë në Berat.

Në këtë detyrë ka qëndruar deri në datë 13.09.2018 dhe më pas nuk është paraqitur, por ka braktisur detyrën duke mos dorëzuar sipas procedurës standarde armatimin dhe materialet operative.

Nga verifikimet policore dhe në bashkëpunim me agjencitë homologe, ky shtetas ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme drejt Kosovës, pa u regjistruar në sistem dhe duke braktisur detyrën.

Në datë 15 shtator 2018 ka udhëtuar me avionin e linjës Prishtinë–Verona, Itali.

Ndryshe nga sa thotë oficeri Emiljano Nuhu në intervistën mediatike, se në datën 21 korrik 2018 është kërcënuar në zyrën e tij, në këtë datë oficer i gatshëm në Komisariatin e Krujës dhe që ka kryer veprimet ka qenë një punonjës tjetër policie, me iniciale G.Ç.

Në datë 21 korrik, oficeri Nuhu nuk ka qenë fare në Komisariatin e Krujës.

Nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se asnjë nga shtetasit e pretenduar në deklarimet mediatike të oficerit Nuhu, se e kanë kërcënuar, nuk kanë hyrë në ambientet e Komisariatit të Krujës siç pretendohet prej tij.

Takimi mes oficerit Emiljano Nuhu dhe shtetasit e pretenduar R.Rr. dhe R.Rr. në një lokal në Tiranë ka ndodhur.

Por nga verifikimet e kryera pas kallëzimit të bërë nga Emiljano Nuhu në Komisariatin nr. 6 në Tiranë dhe më pas referuar në Prokurorinë e Tiranës, rezulton se ata njiheshim shumë më herët, që në kohën kur Nuhu ishte me detyrë në Policinë e Tiranës.

Komunikimet e kryera midis tyre përmes aplikacionit ‘Ëhatsapp’ kanë qenë miqësore dhe pa kërcënime. Këto komunikime gjenden të administruara në dosjen hetimore.

Gjithashtu në kallëzimin e tij, ku pretendon se është kërcënuar, Emiljano Nuhu i referohet vetëm 2 shtetasve të lartpërmendur, të cilët sipas tij, i janë prezantuar si të afërm të autorit të dyshuar që ka kryer përndjekjen, por nuk përmend asnjë prej emrave që deklaron sot në intervistën në media. Emra, të cilët në asnjë rast nuk i ka përmendur në komunikimet me eprorët e tij.

Pavarësisht të gjitha deklarimeve, bëjmë me dije se Komisariati i Policisë Krujë pas marrjes së kallëzimit nga e dëmtuara Xh.M. materialet i ka referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, e cila ka regjistruar procedimin penal nr. 372/2018 dhe po drejton hetimet.

Ndërkohë, SHÇBA po kryen verifikim dhe hetim të thelluar për gjithë pretendimet e ngritura nga oficeri Emiljano Nuhu në letrën e bërë publike si dhe në intervistën e dhënë prej tij. Në përfundim të këtyre hetimeve do të ketë një njoftim publik.(TemA)

14 komente në “REAGIMI/ Policia rrëzon akuzat e ish-punonjësit për përdhunimin nga djali i deputetit socialist dhe kërcënimin në zyrë me pistoletë: Ai s’ka qenë në detyrë atë ditë, me deputetin socialist ishte mik”

  1. Konica USA says:

    Ne Report TV ndigjova nje pjese nga kjo intervist midis oficerit Nuhu dhe gazetarit berishist,nuk me kujtohet emri,po e kam parasysh se kush eshte se ka dale disa here ne studiot e tv-ve si nje berishist i thekur,prandaj mendoj se eshte nje inskenim i ngjashem me Babalen.PD-eja duke mos patur asnje kauz,mendon se mund te vije ne pushtete duke inskenuar variantet e babalizmit.

  2. blerta says:

    VAZHDOJNE BABALET E LULIT….

  3. shqip says:

    Keshtu si e ka sojdisur , jo keq per te rregulluar ca pune . Eshte ne stilin e atij policit nga Tropoja . Qe pasi dekonspironte aksionet e policise , u ” arratis ” per te kerkuar azil jashte . Ç’te bente i ziu !? Polic me rroge , ço ketu , trasfero atje . Keshtu qe thane te punesohen ne sh.p.k ( shqupi parti kusaresh ) BABALE .

  4. Zigur Qarri says:

    Mashtrimi rradhes i”rilindjes”.Para disa ditesh,M.Brendeshem Fatmir Xhafa,deklaron ,
    “Policia në kohën e Tahirit njësh me drogën” ”!!!Ne fakt,eshte qeveria njësh me drogen.
    Perse nuk ben testin e droges Rama?

    1. Komentuesi says:

      More injorant ZIGUR QARRI! Po ç’pune ka Edi Rama ketu.Ne kete shkrim behet fjale me shpifjen qe i behet asaj vajzes ,dhe denoncimi i Emiljano Nuhut qe ka shpifur te Berisha dhe Basha.Pse nuk prononcohesh per kete? Hajde Babale hajde.Pd parti horash.

  5. Bureto says:

    Nga foto më ngjan me Basir Çollakun, i ashtuajturi gazetar investigativ i PD. Ai është marrë edhe herë të tjera me këto punë. Rasti që më kujtohet është ai i ish oficerit tjetër të policisë Zagani, sot i fshehur në Zvicër. Mesa duket duhet të jetë “specialist”për kësi punësh. Por edhe në rastin “babale”, sot i fshehur në Kosovë, ka qenë shumë aktiv, sidomos në studiot TV, ku e thërrisnin për ta mbrojtur versionin e kasetës sipas skenarit dhe regjisë të PD. Ndoshta edhe në rastin e fundit ky i ashtuquajtur gazetar investigstiv ka dorë, dhe fakti që edhe ky polic arratiset (ndoshta do bashkohet me Zaganin), të tre inskenimet ngjajnë si dy pika ujë, kanë të njëjtin skenarist, regjizor dhe të njëjtët aktorë, ku skena ku luhet shfaqja është në SHQUP.

  6. Alidemsi dixhital says:

    Gazetari Berishist ..BASIR plehre COLLAKU..Cehre dem beli…Seria e dyte..Babalja2.

  7. Olldashi-Basir Collaku! Nuhu-Zagani! Babale lul-sali! Cna ka gjetur! Me ne fund komenton edhe Zigurr Qarri gjysemanalfbeti dhe cikli salinian mbyllet! Berishiane! Malesore qe shkojne me fjalen e dhene baces brrish!

  8. Lexuesi says:

    Vazhdoni babalet se qenin e ngordhur do gjeni .

  9. psikopatja e dibers says:

    seria tjeter e babaleve

  10. ILYRIA says:

    Qe ne Policine e Shtetit ka akoma figura qe bashkepunojne me krimin per kete duhet te jemi te sinqerte e ta pranojme…….sa per dijeni ….ne te gjithe Europen Perendimore ka punonjes policie qe jane te inkriminuar…….para dy apo me shume vitesh zbuluan ne RFGJ dy polic motociklist qe kishin me shume se 6-vjet qe GJobat qe u vendosnin Motorristave ne Rruge , gjate kontrolleve , i ndanin me njeri – tjetrin . Nuk jane fenomene te shpeshta por mendoj se ne Itali apo Spanje apo Portugali ose Belgjike e Angli ndodhin te tilla gjera edhe me shume se RFGJ…….
    Me nje fjale , cfare dua te them eshte se , edhe mbas shume vitesh e vitesh ne Shqiperi do te kete punonjes Policie, qe do te veprojne kundra Ligjit , per kete as e kam fare piken e dyshimit , por qe te behet Politika kaq injorante, kaq analfabete , me kaq shume Gazetare militante eshte per te te ardhur KEQ e TURP.
    Mendoj se mbas kompletimit te Institucioneve te Infrastruktures se Drejtesise gjerat pak nga pak do te ndryshojne . Mendoj se ” shqipetaret shpirtzinj ” ( pavaresisht Profesionit ) , pra ata qe shpifin , shantazhojne, genjejne pa ju dridhur qerpiku , informojne qellimshem Publikun me dizinfomacione etj etj duhet ta ndiejne dhimbjen tek PARATE ( nga Kapitali i tyre ) . Mendoj se Organet Ligjzbatuese duhet ti denojne vetem me Gjoba disa Miljoneshe ( ne asnje menyre Burg ) . Po nuk i paten ato Para atehere ti merret Pasuria e qendrueshme ( Shtepi , Dyqan , Apartament ose Orendi te kushtueshme )……..jua siguroj se mbas denimit me kete lloj Gjobe te vetem disa nga “shqipetareve shpirtzinj “do te pastrohet ngadale por ne menyre te qendrueshme Opinioni maskarad Mediatik.
    Plehra si Fejfziu , Zheji , Rakipi apo edhe te tjere ka ardhur koha te shkojne ne Pension………jane paraprijesit dhe guzhinjeret e Tallavase shqipetare tash e shume vite…….eshte e tepert te flasesh per ta…….

    Ekononomia – Industrite minerare / Naftes / Gazit / Hidroenergjitika / Telekomunikationi / Informatika / ndertues Makinerish etc. ( diskutime dhe shkembim Experiencash , Idesh , Debate te Specialisteve qe jetojne ne Shqiperi e Bashkatdhetareve qe jetojne e punojne ne Perendim , specialiste te huaj te ftuar ), Sektori Bujqesor e Blegtoral , Turizmi ( Analogji si me Ekonomine ) , dhe mbi te gjitha – DETYRIMI i Njerezve ,pa asnje Profesion te mesuar me pare, te ulen ne Bankat e Shkollave Profesionale nga moshat 18-vjecare e deri tek 55-vjecari , per te mesuar nje Profesion e me pas , per te pasur shanse ne Tregun e Punes………keto jane disa nga Temat me te cilat asnje nga “Protogonistet” e sotem te Mediave nuk “harxhon ” Kohe e as qe i vete ne mendje……..
    Nuk eshte asnjehere vone qe SHQIPETARET , te pakten 2-3 ore ne Dite , te kete mundesine ( nga Televizionet Qendrore ) te Informohet mbi Temat e siperpermendura…….
    OREKSI VJEN DUKE NGRENE – thote Populli.
    TUNG

  11. artan says:

    pak rendesi ka kush eshte ky gazetar e cfare ane merr ky gazetar! Rendesi ka te sigurohet jeta e kallzueses njekohesisht VIKTIMES SE RRADHES qe eshte kjo vajza TRIME qe ka bere nje gje TRIMASH jo pak kjo per vendin ku jeton e cfare paragjykimesh ka!!! KJO vajze TRIME e lenduar e shokuar e poshtruar disi, duhet konsideruar si simbol i nje gjeje qe mund te kete rastin te hape syte popullit qorr e frikacak qe nuk guxojne te shprehen publikisht per te drejtat e tyre por kerkojne rrugen e kollajte te fshehjes e te ryshfetit!
    personi i krimit ky trapi dmth Rexhepi vl per djale qe eshte nese eshte dhe sadopak e vertete, por nuk ka faj ky , absolutisht jo!!! Fajin e ka realiteti skandaloz qe e ka mbytur dhe po e mbyten ate vend!! Fajin e ka populli frikacak qe pranon me mire te paguaj policin 500 leke te mos i ve gjobe te paguaj spitalin per urgjencat te behet legen e zagar vl per nje cope leter qe ka te drejte psh etj etj etj
    Dmth mos hapni flamure te medha neper stadiume se eshte fallco e skane vlere por kerkoni nje rrugezgjidhje te kesaj qe ju ka mbytur me kohe!!
    nese gazetari e ka bere per pune partie kte gje – eshte me i keq se ky Rexhepi e te tjeret se kta jane v lesht rob koti pa shkolle pa norma dmth nuk ia vle me fol per ta
    politika e kafeve ne shqiperi eshte tamam sic jane njerzit se ashtu e duan vete mbase, prandaj mos kerkoni tju rregulloje punet e shise nje i huaj por beni vete!!
    Hallall 100 here vajza TRIME!!!!!
    Te rujt Zoti!!

  12. USA says:

    KY GAZETARI ME EMRIN BASTI ÇOJENI PER NDJEKJE PENALE MOTER QIRIN KUR VET VAJZA THOTE TE KUNDERTEN E KETYRE ÇA PIDHIN E MOTRES TYRE KAN KETA PO PSE OPOZITE ESHTE KJO QE MERRET ME QELBESIR LLEQEE ME SAJESA PER TE RREZUAR QEVERINE PA LE KETA ANALISTET QE JU QIFSHA GRATE KU TI KEN QE JAPIN MENDJE DHE BEJN TE DITURIN PO ORGANE DHE ISTITUCIONE QE MEREN ME KETO PUNE O JU SHKERDHEFSHA ÇA JU MBAN PRAGU I SHTEPISE MOR PLERA QE NUK LINI NJERI PA PERGOJUAR O QELBANIKED

  13. ZIGUR GESHTENJA says:

    I ka ardhur uji ne mulli Zigur Qarrit. Prodhojne te tilla ngjarje qe te marin diten e punes. Turp, shume turp per nje parti qe kerkon te udheheqe vendin. Mbrapa gjithe kesaj katraure, eshte hija e zeze e S Berishes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje