FOTOT: Njihuni me njeriun më të guximshëm në botë, ngjitet 900 m në shkëmbin e thepisur pa litar

27 Shtator 2018, 11:39Lifestyle TEMA
FOTOT: Njihuni me njeriun më të guximshëm në botë,

Kur shihni një person të performojë diçka të tillë, me siguri  “e mrekullueshme” nuk është fjala që ju vjen fillimisht të thoni.

Alex Honnold ngjiti shkëmbin e thepisur të Yosemite në Kaliforni pa litar në 900 metra lartësi.

Ajo që ka bërë “El Capitan” Alex nuk e bëjnë dot të gjithë.

U deshën 8 vite ëndërr, 1 vit e gjysmë përgatitje, një përpjekje e dështuar dhe tani në moshën 33 vjeçare, të arrinte në majën e shkëmbit ikonë.

“Free Solo” është dokumentari i ri që do të tregojnë një nga eksperiencat më të bukura që dëshmojnë se çfarë është i aftë njeriu të bëjë.

Një eksperiencë të tillë nuk e ka përjetuar njësoj e dashura e Alex, e cila me lot në sy ka pritur për 3 orë e 56 minuta derisa Alex të ishte i sigurtë në majë. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje